Author: tirana

Partitë në pushtet në Itali i kanë kërkuar të shtunën presidentit, Sergio Mattarella që të vazhdojë një mandat të dytë, pasi kanë dështuar që të gjejnë kompromis për një kandidat të ri. Mattarella, 80-vjeçar, i cili ka thënë më parë se nuk dëshiron të vazhdojë një mandat të dytë, ende nuk ka komentuar zhvillimet e fundit. Kryeministri italian, Mario Draghi ka folur me Mattarellan të shtunën, duke i thënë se ai duhet të mbajë pozitën e presidentit “për të mirën dhe stabilitetin e këtij shteti”, ka thënë një burim qeveritar. Ky njoftim ka ardhur pas pesë ditëve të bllokadës në…

Read More

Nuk do të angazhohen totalisht për garën elektorale të 6 Marsit në 6 bashkitë, por socialistët janë të bindur se do i fitojnë ato përfshirë dhe Bashkinë e Shkodrës, një bastion që nuk mbahet mend që kur është drejtuar për herë të fundit nga një socialist. Sekretari politik i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri nuk e fsheh që kriza në PD i favorizon. “Jo nuk mund të mos e pranoj, por ndërkohë ne kemi kohë që punojmë”. Emrat e kandidatëve për 5 bashkitë e Durrësit, Shkodrës, Vorës, Rrogozhinës e Dibrës u zyrtarizuan të premten nga kryesia. E vetmja bashki ku ende…

Read More

Ditën e enjte në një debat televiziv në Opinion, ish Kryeministri Sali Berisha deklaroi se Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim kishte dizinformuar shqiptarët me postimin se asnjë vendim “non grata” nuk është kthyer mbrapsht. Ai përmendi si shembull se kjo ka ndodhur sipas tij në tri katër raste të ministrave turq, të dizenjuar nga Departamenti i Thesarit. Nisur nga këto polemika në distance, dhe nisur edhe nga pretendimet dhe deklaratat e fundit të zotit Berisha, Radio Televizioni Shqiptar iu drejtua Departamenti të Shtetit ditën e premte duke e pyetur fillimisht nëse ka mundësi që shpallja e tij non…

Read More

Në të gjitha akset rrugore të vendit po punohet për të garantuar qarkullimin pa problematika të të gjitha automjeteve, pavarësisht situatës së motit. Në terren janë të angazhuara një numër i madh mjetesh të rënda dhe punonjësish të cilat kanë bërë të mundur vijimin normal të qarkullimit në të gjitha akset nacionale. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi ishin në Qafë Thanë ku ndoqën nga afër punën që po bëhet për mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor, pavarësisht reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta. Drejtori i ARRSH sqaroi se…

Read More

Zhvillimet e ditëve të fundit në prag të zgjedhjeve në FSHF, kanë vënë në lëvizje UEFA-n dhe FIFA-n. Të hënën do të zbarkojë në Tiranë për një vizitë zyrtare e cila ka në protokoll edhe një takim me kryeministrin Rama, për këtë situatë të jashtëzakonshme, presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin. Pak ditë më vonë mësohet se në kryeqytet do të zbarkojë edhe presidenti i FIFA-s, Giannii Infantino. Pas ngjarjeve të fundit, të ndodhura UEFA dhe FIFA janë mobilizuar të vendosin limite për ndërhyrje të mundshme të politikës. Aleksandër Ceferin dhe ai i FIFA-s, Gianni Infantino, do të kenë takim me…

Read More

75 milion banorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në gjendje alarmi si pasojë e stuhisë së dëborës që po godet vendin. Autoritetet amerikane paralajmërojnë se kjo është një nga stuhitë më të forta të regjistruara ndonjëherë në bregun lindor, ku dhe mijëra fluturime janë anuluar. Në Massachusetts me 4.9 milion banorë ësshtë paralajmëruar se mund të bjerë deri në 60 centimetra dëborë dhe era mund të arrijë një shpejtësi deri në 113 kilometra në orë. Guvernatori i vendit u shpreh se do të jetë një nga stuhitë më të mëdha e viteve të fundit, dhe do të jetë…

Read More

“Lufta antikanabis vijon të jetë një prioritet absolut edhe përgjatë vitit 2022”, kështu është shprehur ministri i Brendshëm gjatë këtij takimi. Ai bëri me dije gjithashtu se në ndihmë të Policisë së Shtetit do të vijë edhe teknologjia, më konkretisht shërbimi i satelitit dhe më tej dronët. “Besoj që këtë vit të fillojmë me një risi në pjesën e kontrollit të territorit. Diku nga mesi i vitit do të kemi shërbimin satelitor që do të na prodhojë gati përditë foto të pjesëve të territorit të Shqipërisë, në ato zona që janë edhe më sensitive. Mund të kemi një avantazh tjetër…

Read More

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një shkresë kryetares së Gjykatës Kushtetuese përmes së cilës i kërkon t’i vihet në dispozicion procedura e ndjekur për të përcaktuar cështjen e shkarkimit. “Kërkoj nga ana juaj: – kopje të aktit përmes të cilit rregulloheshin procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 99/2016 , e veçanërisht procedurat e caktimit të relatorit të çështjes me short, apo procedurat e tjera me të cilat ka funksionuar Gjykata Kushtetuese, deri në miratimin e Rregullores së re, hyrë në fuqi më 27 janar 2022. Mbetem me besimin se ky informacion dhe…

Read More

Konflikti Rusi-Ukrainë duket se përshkallëzohet me çdo minutë që kalon. Sot është shënuar një tjetër lëvizje domethënëse të Rusisë duke shtuar frikën e një lufte të mundshme ndaj Ukrainës. Mediat e huaja kanë bërë me dije se në kufi të vendit është hapur një “bankë gjaku”, gjë që është konsideruar si një tregues që Moska është gati për të hapur luftë nga momenti në moment. Zbulimi është bërë nga zyrtarët të vendit, që kanë zgjedhur që të japin lajmin duke folur në kushte anonimiteti, ndërsa kjo lëvizje ka shtuar shqetësimin në rritje të SHBA-së. Ndërkohë që paralelisht më shumë se…

Read More

Dashi Gjatë kësaj të diele të lindurit e kësaj shenje do të jenë të dominuar nga një ndjesi nervozizmi në të gjithë sektorët, qoftë në anën sentimentale edhe në atë profesionale. Do të ndjeni nevojën për të pushuar më shumë. Bëni durim edhe dy ditë dhe më tej yjet do të ndryshojnë. Demi Parashikohet një ditë interesante për të lindurit e kësaj shenje, por bëni kujdes përshkak të disa problemeve që keni pasur në fillim të javës dhe që do të vijojnë të ndjehen. Megjithatë parashikohet një rikuperim fizik dhe emocional, ndërkohë që kreativiteti juaj do të jetë në maksimum.…

Read More

Policia e Krujës ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi përndiqte një vajzë. Uniformat blu bëjnë me dije se është prangosur Q. M., 26 vjeç. Ky i fundit ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme shtetasen A. V. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Krujë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Përndjekja” shtetasin Q. M., 26 vjeç, banues në lagjen Nr.3 Krujë, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme shtetasen A. V”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

Protestuesit dhe Policia e Kosovës janë konfrontuar para godinës së Qeverisë. Protestuesit kanë tentuar të vendosen në shkallët e ndërtesës. Aktivisti Nol Nushi ka kërkuar që të lirohen shkallët e objektit për të mbajtur një fjalim. Por, një gjë e tillë s’është lejuar nga policia dhe kjo solli dhe konfrontimin. Protesta po mbahet kundër propozimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Read More