Mbi 40 mijë qytetarë kanë plotësuar pyetësorin në kuadër të nismës së qeverisë për Këshillimin Kombëtar. Kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili ka zbuluar edhe shifrën e qytetarëve që kanë plotësuar formularin, fton qytetarët, pa dallim bindjesh partiake, të bëhen pjesë e kësaj nisme: si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz të këtij vendi, duke dalë nga llogoret politike për t’u bashkuar në hapësirën e debatit për shtëpinë tonë, Shqipërinë. “40.000 qytetarë janë përfshirë deri mbrëmë në orën 00:00 në Këshillimin Kombëtar – 40,236 i kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës www.keshillimikombetar.al dhe mbi 2,500 kanë kthyer me postë…
Author: tirana
Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Arlend Hasanajn, i cili akuzohet se vendosi tritolin pak ditë më parë në shtëpinë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka. Trupa gjyqësore e dha këtë vendim pavarësisht pretendimeve të avokatit të Hasanajt, sipas të cilit klienti i tij kishte qenë në një qendër tregtare në Tiranë vetëm 20 minuta para shpërthimit në shtëpinë e Dukës. Ngjarja ndodhi pak pas orës 22:00 të 25 janarit. Gjithçka ndodhi brenda pak sekondash ku i riu ndezi fitilin e lëndës plasëse dhe më pas u largua me vrap. Vetëm…
Policia kolumbiane kundër drogës ka sekuestruar një ngarkesë të madhe prej 20,000 arrash kokosi të mbushura me kokainë të lëngshme, pak çaste përpara se të dërgohej në Evropë. Ajo u kap në qytetin port të Kartagjenës, në bregun e Karaibeve të Kolumbisë, ku arrat e kokosit po përgatiteshin për t’u nisur drejt Genovas në Itali. Një njësi antidrogë brenda zyrës së prokurorit kombëtar të Kolumbisë, duke punuar me një ekip të posaçëm policie, inspektoi arrat e kokosit, të cilat po transportoheshin në 504 thasë dhe zbuluan se qumështi natyral ishte zbrazur dhe një lëng tjetër ishte injektuar brenda. Frutat janë…
Nga Andrew Sheng & Xiao Geng “Project Syndicate” Ndërsa pandemia e Covid-19 hyri në vitin e saj të tretë, Shtetet e Bashkuara po përjetojnë një bum vazhdueshëm të bursave, ndërsa suficiti tregtar global i Kinës shënoi nivele rekord. Ka arsye të besohet se këto tendenca nuk do të zgjasin shumë. Dhe kjo sepse Rezerva Federale e SHBA-së, është e vendosur ta shtrëngojë politikën monetare përballë inflacionit në rritje, ndërsa tregu i aksioneve të SHBA-së ka filluar të bjerë. Por edhe nëse rritja tregtare apo eksportet e fuqishme në ekonomitë më të mëdha të botës do të vazhdonin, shumica e njerëzve…
Partia Demokristiane është regjistruar si subjekt në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit që do të zhvillohet në bashkitë që kanë mbetur pa kryetar. Kryetari i PDK, Nard Ndoka ka paraqitur kërkesën për të marrë pjesë në zgjedhjet për bashkitë: Shkodër, Dibër, Vorë, Durrës, Rogozhinë dhe Lushnje. Partia Demokristiane ende nuk ka zyrtarizuar kandidatët që do të marrin pjesë. Ndërkohë kujtojmë se po përflitet se ish-kryeministri Sali Berisha do të hyjë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit nën logon e partisë së Nard Ndokës.
Pas shortit të dyfishtë në Nyon, UEFA ka shpallur të gjitha datat e fazës së 16-të të Ligës së Kampionëve, e cila do të luhet nga data 15 shkurt deri më 16 mars. Në javën e parë Interi i Simone Inzaghit do të dalë në fushë ndaj Liverpool-it, ndërsa në të dytën do të jetë radha e Juventusit, ku të gjitha ndeshjet nisin nga ora 21. Kjo është tabloja e plotë: 15 SHKURT 2022 Sporting CP-Manchester CityParis Saint Germain-Real Madrid 16 SHKURT 2022 Salzburg-Bayern MunihInter-Liverpool 22 SHKURT 2022 Chelsea-LilleVillarreal-Juventus 23 SHKURT 2022 Benfica-AjaxAtletico Madrid-Manchester United Ndeshjet e kthimit 8 MARS…
Blerja e Dusan Vlahovic nga ana e Juventusit për një shifër prej 75 milionë eurosh, është padyshim më e bujshmja në këtë merkato janari, megjithatë ka vënë jo pak vështirësi klubin bardhezi, pasi ka “lëvizur shumë ujëra” brenda tij. Kështu më i rëndësishëm është fakti që tani Juventus duhet të shesë për të kompensuar të paktën një pjesë të parave të shpenzuara për kartonin e sulmuesit serb dhe futbollistët që kanë treg në këtë periudhë, nuk janë të shumtë. Më pas vjen edhe aspekti teknik, pasi me ardhjen e Vlahovic, pritet që Allegri të aplikojë një rreshtim me tre në…
Një aksident ka ndodhur në tunelin te ish-sheshi “Shqiponja”. Një makinë e cila kishte pësuar defekt, kishte bllokuar rrugën kryesore. Mjeti tjetër që ndodhej mbrapa saj, për të anashkaluar përplasjen devijon me shpejtësi në korsinë tjetër të rrugës, por gjatë kësaj manovre përplaset me makinën e policisë.
Shqipëria ka qenë në radarin e udhëtarëve të guximshëm me çanta shpine për disa kohë, por këtë vit operatorët turistikë parashikojnë se ajo do të bëhet një destinacion kryesor pushimesh për britanikët, pas një rritjeje të rezervimeve këtë janar, shkruan Rachel Hall për gazetën e njohur britanike ”The Guardian”. Interesi në vend është rritur gradualisht gjatë dekadës së fundit, pasi ai është hapur ngadalë pas një diktature që përfundoi në 1990. Operatorët turistikë kanë parë një rritje të dukshme të rezervimeve për vitin 2022, ndërsa Shqipëria zgjeron apelin e saj për njerëzit që kërkojnë plazhe të bukura dhe peizazhe si…
Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një tjetër kontigjent municionesh të ndryshëm në Ukrainë. Kështu ka bërë të ditur ministri ukrainas i Mbrojtjes, Alexey Reznikov, i cili e ka falënderuar shtetin amerikan. “Avioni i katërt ka sjellë tani 81 tonë municion të kalibrave të ndryshëm në Ukrainë. Javën e ardhshme ne presim aeroplanë të rinj amerikanë me ndihma ushtarako-teknike për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të Ukrainës”, shkroi Reznikov në Twitter. Sipas raportimeve të mediave, Shtetet e Bashkuara planifikojnë të dërgojnë 200 milionë dollarë ndihma ushtarake në Ukrainë, e cila përfshin municion, armë antitank dhe pushkë. This time the 4th bird delivered…
Aktorja Monika Lubonja, një ndër banoret e ‘Big Brother VIP’ u shpreh shumë e revoltuar mbrëmjen e djeshme, pasi u gjykua për zgjedhjen e saj në zinxhirin e nominimeve.Aktorja zgjodhi të shpëtonte Ilirin, zgjedhje e cila i habiti të gjithë pasi të dy kanë pasur shumë debate me njëri-tjetrin. E pyetur për këtë vendim, Monika u shpreh: ‘Zgjodha Ilirin sepse ka shprehur dëshirën të jetë në nominim me mua. Dhe do jemi shumë shpejt. E di çfarë më ka lodhur më tepër? Më kanë lodhur njerëzit që kuptojnë shumë mirë, por thonë që ‘jemi për lojë, kemi ardhur për lojë,…
Po zhvillohet me dyer të mbyllura masa e sigurisë ndaj Arlen Hasanaj, 34 vjeçarit të dyshuar për shpërthimin me tritol në portën e jashtme të shtëpisë së Armand Dukës. Hasanaj u arrestua brenda 24 orëve përmes verifikimit të lëvizjeve të tij nga kamerat e sigurisë. 34-vjeçari, i cili figuron administratori i një biznesi në Durrës, nuk bëri rezistencë në momentin e shoqërimit, por deri tani nuk i ka pranuar akuzat. Vetë Duka, pak minuta pas ngjarjes, deklaroi se e ka parë autorin nga kamerat e sigurisë, i cili ishte shfaqur i maskuar me kapuç dhe më pas është larguar me…