Author: tirana

Ndahet nga jeta në moshën 85-vjecare, ish kryetari i të përndjekurve politikë, Kurt Kola. Lajmi është njoftuar nga i biri përmes një postimi në rrjetet sociale. Kola humbi jetën si pasojë e një komplikacioni të rëndë në mushkëri, shkaktuar nga Covid-19. Kush ishte Kurt KolaKurt Kola ka lindur më 6 maj 1937 në Marcull, një fshat në afërsi të qytetit të Burrelit. Në vitin 1945, ai dhe familja e tij arrestohen dhe internohen nga Sigurimi për shkak se i ati, Bilal Kurti ishte pëfaqësues i lartë i partisë Lëvizja e Legalitetit dhe kishte strehuar e bashkëpunuar me misonarët ushtarakë Britanik.…

Read More

Aloe Vera është një bimë me vlera shumë të mëdha për mirëqenien e organizmit të njeriut. Aloe Vera njihet si një bimë shëruese dhe për këtë arsye është shumë e kërkuar, gati 3 deri 4 herë më shumë se çdo bimë tjetër. Kjo bimë ka më shumë se 200 përbërës të verifikuar shkencërisht, të cilët aktivizojnë dhe stimulojnë aftësinë e organizmit për vetëshërim, dhe për këtë arsye kjo bimë shkretëtire konsiderohet si një ndër më të mirat në llojin e vet. Çfarë përfitimesh ka organizmi ynë nga vetitë e Aloe Verës? Kërkimet shkencore kanë provuar se aktivizimi dhe forcimi i…

Read More

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka sulmuar sërish përmes një statusi në rrjetet sociale, ambasadoren Yuri Kim për mbështetjen që po i jep kryedemokratit Lulzim Basha. Postimi i plotë: Hall të madh duhet të ketë edhe Yuri që thotë se do luftojë korrupsionin me opozitën e korruptuar gjer në palcë. Akoma më të madh duhet ta ketë hallin kur thotë se investimet Amerikane do ja garantojë opozita. A thua se qeveria ka bërë sherr me kunetërit… Kurse atë muhabetin e demokracisë e ka shaka diplomatike. Opozita e atij,që ajo takon me kokë ulur te ambazhuri, është veç dallaver që ska…

Read More

Numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë gjithmonë në rritje dhe hyrja e tregjeve të reja, po detyron sipërmarrjet e sektorit, të shohin seriozisht cilësinë e shërbimit dhe standardin që ofrojnë. Bëhet fjalë për ato struktura të mëdha me 4/5 yje apo zinxhirë hotelesh, që bazë të operimit të tyre kanë turizmin e organizuar, të vendosura kryesisht në Golem, Vlorë dhe Sarandë. Korrigjimi ka nisur së pari nga brenda strukturave akomoduese, të cilat janë bërthama e ku përgjegjësitë janë ndarë qartësisht. Tashmë menaxheri nuk angazhohet në gjithçka që më herët, për shkak të volumit të punës, shërbimi në disa hallka të…

Read More

Meridian Ramçaj i tërhoqi “veshin” produksionit lidhur me informacionet që hyjnë brenda shtëpisë së famshme. Meridiani tha se duhet treguar kujdes me personat që hyjnë brenda shtëpisë ndërsa përmendi 20 mijë lekshin e Romeos. Gjithashtu edhe Elgit Dodën duke nënkuptuar se mund t’i kenë dhënë informacione Donaldit. Ky koment ka sjellë reagimin e Elgitit, i cili ka shkruar me ironi: “Kush ma përmendi emrin. Aha thashë kush ishte. Po vazhdoj pushimet pra”. Kundërpërgjigja e Meridianit ka qenë e shpejtë. “Aq i parëndësishëm jam sa dhe kur përmend dikë pa dashje tërheq vëmendjen nga pushimet “luksoze”. Ore rroftë Big Brother për…

Read More

Policia ka vënë në pranga tre persona në dy operacione policore antidrogë të zhvilluara nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Lezhë, Komisariati i Policisë Mirditë, në bashkëpunim me FNSH Shkodër. Blutë bëjnë me dije se “mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative organizuan brenda 12 ,orëve, në kushte të vështira të motit , 2 operacioni policore, në kuadër të të cilëve, janë vënë në pranga 3 shtetas dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike”. Në operacionin policor të koduar “Munella”, në fshatin Domgjon, Fanë, Mirditë, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruara në banesat e shtetasve V.Ll.…

Read More

Nga Dashnor Kaloçi Publikohet historia e panjohur e misionit të parë parashutist në Shqipëri që u dërgua nga CIA në bashkëpunim me “Bllokun Indipendent Kombëtar” në në marsin e vitit 1949, ku në bordin e avionit të vogël që u ngrit nga baza sekrete e stërvitjes që ndodhej në periferi të Romës, ndodheshin: Alush Lleshanaku, Ndue Pjetër Gjonmarkaj, Haziz Blloshmi dhe Ndue Mëlyshi, të cilët ishin përzgjedhur nga eprorët e tyre, si më të përgatiturit nga ato kurse trajnimi. Dëshmitë e rralla të kapiten Nikoll Mëlyshit, një prej krerëve kryesorë të rezistencës antikomuniste të rrethit të Mirditës në vitet 1944-1949,…

Read More

Solucionet zbardhuese janë ndër më të preferuarat e amvisave shqiptare të cilat duan ta mbajnë shtëpinë sa më të pastër. Por këto solucione janë shumë të dëmshme për shëndetin, thonë ekspertët. Shkencëtarët kanë zbuluar se tymrat e lëshuar nga këto solucione bien në kontakt me toksinat e ndryshme në ajër, dhe irritojnë sytë, hundën, fytin. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj tyre mund të shkaktojë dhimbje koke, të përziera por edhe dëmtim të mushkërive. Efektet negative Sipas ekspertëve, dëmtimi në mushkëri mund të bëhet shumë i rrezikshëm si pasojë e përdorimit afatgjatë të solucioneve pastruese. Amvisat janë më të rrezikuara kështu si…

Read More

Në Juglindje të vendit janë rikthyer reshjet e dendura të borës. Mbrojtja Civile bën me dije se të gjitha akset në këtë qark janë të kalueshme. “Po punohet për Mirëmbajtje dimërore. Në rrugën e Voskopojës 2 borëpastruese Në rrugën e Dardhës 2 borëpastruese. Në segmentin Korçë -Dvoran 1 borëpastruese. Në rrugen Korçë -Qafa e Qarrit -Ersekë 3 borëpastruese. Në rrugën Erseke -Leskovik 2 borëpastruese’, thuhet në njoftim. Autoritetet kërkojnë kujdes në përdorimin e rrugëve në vijim. “Kushtëzuar nga sasia e reshjeve, era, qarkullimi ne akset rrugore Korçë -Qafa Qarrit -Ersekë -Leskovik. Korçe-Voskopojë. Korçe-Dardhe duhet të bëhet me pajisje dimërore në…

Read More

Shkalla e infektimeve po rritet, edhe pse simptomat duken se janë më të buta. Por Entoni Fauçi, këshilltari kryesor i presidentit amerikan për menaxhimin e pandemisë, paralajmëron se nuk duhen nënvlerësohen rreziqet që na vijnë nga Omicron. Gjithashtu ai shpreson se tashmë jemi më pranë fundit të pandemisë. Në një Amerikë tejet të përçarë, Fauçi sot 81-vjeç, urrehet nga disa, por konsiderohet si një shpëtimtar nga shumë të tjerë. Mjeku dhe imunologu i njohur është drejtues i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, dhe një ekspert me shumë kontribute në kërkimin mbi sëmundjet e SIDA-s, tuberkulozit, malaries dhe sëmundjeve…

Read More

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit të ditës së shtunë në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, lokalisht në jug me intensitet deri mesatar. Në zonat malore reshje bore, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Kjo situatë do të jetë prezente deri në orët e para të mëngjesit më tej moti pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare. Dita e diel pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme por më të ftohta. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare këto kryesisht përgjatë relieveve malore.…

Read More