Një 40-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia në Greqi pasi ka joshur një vajzë të mitur 14-vjeçare. Sipas shtypit grek, ngjarja ka ndodhur në Athinë. 40-vjeçari ishte mik i familjes së vajzës 14-vjeçare, gjithashtu me origjinë shqiptare. Nga verifikimet ka rezultuar se ai kishte arritur të joshte 14-vjeçaren dhe i kishte fituar besimin, duke bërë që e mitura të largohej shpesh nga shtëpia dhe të shkonte në banesën e 40-vjeçarit. Kështu ndodhi dhe herën e fundit, disa ditë më parë, kur vajza e mitur u largua sërish nga banesa. Prindërit e saj lajmëruan policinë. Ata panë një foto…
Author: tirana
Incidenti i moderatores Einxhel Shkira bëri që të linte përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP për të marrë trajtim mjekësor. Menjëherë pasi u rrëzua dhe theu krahën, Arjola dhe Monika shiheni gjatë gjithë kohës duke qeshur dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak Beniadës. Për këtë ka folur me Egzonën duke i thënë: “Arjola dhe Monika po qeshnin, Donaldi s’po e besonte, thashë me vete, po këto pse po qeshin, më jepte bezdi kjo gjë. Ah Monika, Monika, ke arritur që të na kuptosh ëë. Këto gjëra më mërzisin shumë, kur dikush vritet dhe dikush të qeshë. E kuptova që…
Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën pasditen e sotme. Me anë të një postimi në Twitter, Kim e falenderon demokratin për angazhimin e tij në luftën kundër korrupsionit, fuqizimin e institucioneve demokratike si dhe në mbështetjen e investimeve të SHBA-së në Shqipëri. Diplomatja amerikane thekson se një opozitë e fortë, është esenciale për demokracinë e një vendi. “Falenderoj kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën për angazhimin e shkëlqyer në disa çështje kyçe që lidhen me marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, duke përfshirë format e fuqizimit të institucioneve demokratike, luftën ndaj korrupsionit dhe investimeve amerikane në vend,…
Flamur Noka ka hedhur akuza të rënda ndaj Lulzim Bashës mbrëmjen e së premtes në ‘Kontrast’. Deputeti demokrat tha se Lulzim Basha gjatë protestave të dhunshme të vitit 2019 e ka future në kurth atë vetë dhe Edi Palokën. Sipas Nokës, Basha ua ngarkonte atyre drejtimin e protestave duke mos i ekspozuar njerëzit e tij besnikë. Noka vijoi më tej duke thënë se Basha më pas ankohej në ambasadat perëndimore sikur trazirat i organizonin njerëzit e Sali Berishës. “Na kërkonte që protestat t’i drejtoja unë dhe Edi Paloka. Sa mbaronte protesta shkonte nëpër ambasada dhe thoshte shikoni, janë njerëzit e…
Moderatorja e “Për’puthen” Bora Zemani ka munguar në program. Siç bëri të ditur konkurrentja Ana Lleshi, e cila po e moderon emisionin e dashurisë, Bora ka munguar për shkak të një problemi shëndetësor. Sonte, ajo e ka ndjekur nga shtëpia dhe përmes një postimi në Instastory shkruan: “Edhe sëmurë nuk rri dot pa e ndjekur Përputhen”. “Silluni mirë” shkruan më tej ajo për konkurrentët.
Prej vitit 2015 në Shqipëri është funksional ligji i marrjes së lejes së lindjes për baballarët. Megjithatë, edhe pse hapësira ligjore tashmë e lejon diçka të tillë, shumë baballarë nuk preferojnë të jenë pjesë e skemës duke përbërë një numër të pakët të atyre që zgjedhin. Ardit Dakshi, është baba i dy binjakeve vajza. Ai shpjegon se si veproi për t’u pajisur me lejen e lindjes si dhe arsyet që e çuan në këtë drejtim. Rudina Magjistari: Je ndër ata persona që e kanë marrë lejen e lindjes dhe pranojnë ta thonë publikisht. Shumë e vështirë ishte për të gjetur…
Një prej të propozuarve për të kandiduar si kryetar bashkie në Shkodër, Ardit Qylybyli është tërhequr nga gara. Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruan se ka zgjedhur që mos të marrë pjesë në garën primare të djelën. Në postim, ai gjithashtu shkruan se do të mbështesë kandidaturat e tjera në primare, duke theksuar se demokratët dhe qytetarët e Shkodrës do të bëjnë zgjedhjen më të mirë për kryebashkiak.
Mikela ka debatuar me tone të ashpra me Erionin, me të cilin dukej se po shkonin në drejtimin e duhur. Gjithçka mori kthesën e kundërt pasi Mikela pa pamjet në prapaskena kur Ana dhe Erioni gati shkëmbenin puthje në buzë. Madje në Prime patën një kërcim me njëri-tjetrin ku ishin tepër të afërt dhe Mikela u përlot. Për këtë është diskutuar në puntatën e mbrëmjes së sotme, kur Mikela dhe Erjoni janë ngritur në këmbë. Mikela: Kur një djalë më vendos shkelmin… Ti më ofendove me gjeste dhe faljen e dua me gjeste. Erion: A do me kërcy? Mikela: Të…
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka zbuluar dy kandidaturat për zgjedhjet e pjesshme lokale, konkretisht për Vorën dhe Rrogozhinën. Dy kandidaturat do të jenë Blerim Shere për Vorën dhe Edison Memolla për Rrogozhinën. Sipas Veliajt, këto janë dy qytete që presin të transformohen nga Partia Socialiste.veliaj “Kemi pasur një diskutim, që zgjati rreth një orë për të finalizuar dy kandidaturat në qarkun e Tiranës. Janë dy bashki jo të vogla. Duam që Vora të thellojë rezultatin në favor të Partisë Socialiste. Kemi disa kantiere në Vorë siç është edhe ajo e rindërtimit. Kemi pafundësi projektesh që do të transformojnë qytetin…
Emirjana Sako, do të jetë kandidate për kryetare bashkie në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit. Lajmi është konfirmuar nga sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri në përfundim të mbledhjes së kryesisë. “U vendos për pjesën më të madhe. PS konkludoi me kandidaturat. Për bashkinë Durrës rikonfirmojmë Emirjana Sakon e cila ka justifikuar punën e saj dhe do jetë kandidate”, u shpreh Gjiknuri. Partia Socialiste në zgjedhjet e 6 marsit në Shkodër do të kandidojë për kryetare bashkie prefekten Majlinda Angoni. Ndërkohë që në Dibër, kryesia e PS-së vendosi që t’i besonte biznesmenit Rahim Spahiu, duke mos vazhduar me…
Shërbimet sekrete meksikane e kanë spiunuar Gabriel García Markez për dekada të tëra, pasi e konsideronin agjent propagande të Kubës dhe Bashkimit Sovjetik. Ky fakt zbulohet të një shkrim të “El Pais”, e cila së fundi ka pasur akses në arkivat e agjentëve sekretë në Mexico City. Sipas gazetës spanjolle, shkrimtari fitues i çmimit Nobel u ndoq nga inteligjenca meksikane nga fundi i viteve 1960, në kohën e militantizmit politik më aktiv. Dhe CIA ishte “e interesuar” për aktivitetin e tij, sipas raporteve të agjentëve meksikanë. “El País” konsultoi rreth njëqind raporte të shërbimeve meksikane mbi shkrimtarin dhe lidhjet e…
Përmes Tik Tok-ut shumë persona po fitojnë të ardhura duke qenë live stream. Por specialisti i IT, Tomi Kallanxhi, ngre dyshime se mund të jetë një mënyrë për pastrimin e parave, sidomos kur shumat e fituara janë të mëdha. “Në social media gjithmonë është bërë lek, dhe vazhdon të bëhet. Ti nuk paguhesh nga Tik Tok, por nga një followers i yt që ka blerë disa coins, ka futur euro dhe ka marrë 200 coinsa. Tik tok 30-50% vlerës që fut në sistem. Mund të jetë një nga skemat e ardhshme të pastrimit të parave, sepse në momentin që shifrat…