Author: tirana

Rusia dhe Kina arritën një marrëveshje hapësinore nën hijen e krizës ukrainase të premten. Dy superfuqitë do të bashkojnë njohuritë e tyre dhe do fillojnë menjëherë zbatimin e programit të përbashkët hapësinor, me ndërtimin e një baze në Hënë, deri në vitin 2035. Marrëveshja u konfirmua nga qeveria kineze dhe në veçanti zyrtarë të Administratës Kombëtare të Hapësirës së Kinës. Qëllimi i bazës në Hënë do të jetë kryesisht kërkimi, por do të jetë edhe një kompensim për projektin përkatës amerikan, Artemis dhe Lunar Gateway, NASA. “Rusia dhe Kina synojnë të përfundojnë ndërtimin e infrastrukturës kryesore për ILRS deri në…

Read More

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të shtune me një mesazh sensibilizues për qytetin e Durrësit. Në një video të publikuar nga Rama në rrjetet sociale, aktorë dhe aktivistë apelojnë për ta mbajtur pastër qytetin. “MIRËMËNGJES 😊 dhe me urimin që kushdo që mendon si këta bashkëqytetar të famshëm e të dashur për shumëkënd, do të kujdeset më shumë për ta mbajtur pastër shtëpinë tonë, Shqipërinë, ju uroj një fundjavë të qetë🙏”, shkruan Rama krahas videos.

Read More

Një debat i fortë është trasmetuar natën e sotme në spektaklin e ‘Big Brother Vip, mes dy mikeve të ngushta, Monikës dhe Arjolës. Ky sherr ka nisur në dhomën e rrëfimit. Ishte Monika që i thoshte Arjolës se e ka ndjerë larg, ndërsa Arjola përpiqej t’i sqaronte se nuk është kukull që të shkojë herë pas saj e herë pas Ilirit. Monika: Do e bluaja për së gjalli. Nuk mund të them jashtë se nuk dua të të vë ty në pozitë të vështirë. Arjola: Pozitë më të vështirë se të thuash Arjola më je larguar. Monika: Mos më çaj…

Read More

Policia Rrugore në Tiranë ka nisur me heqjen e targave të pavlefshme, fiktive ose të parregullta të mjeteve rrugore në qarkullim. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja shprehet se do të ketë zero tolerancë ndaj këtij fenomeni, i cili është i rrezikshëm për sigurinë publike. “Falenderojmë e përshëndesim fuqimisht qasjen e re të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, nën drejtimin e Drejtorisë së Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit për goditjen e çdo targe të pavlefshme, fiktive ose të parregullt të mjeteve rrugore në qarkullim, duke bërë jo vetëm drejtësi ndaj shumicës së mjeteve korrekte që…

Read More

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Aldo Bumçi deklaron se e kanë përjashtuar mundësinë që në zgjedhje të futen nën logon e LSI. Ai u shpreh se në zgjedhje do të garojnë ose me sigël koalicioni ose të pavarur. “Ne do marrim pjesë në zgjedhje. Këto janë zgjedhje ndër më të rëndësishmet që ka pasur Shqipëria. Sot Rama ka pushtet më shumë se Ramiz Alia. Sot kemi një opozitë të vërtetë (Komisioni i Rithemelimit) e cila do përfaqësohet me kandidatë në 6 bashki. Unë nuk e di pse është e vështirë të pranohet që 2 mijë demokratët e Lushnjes e të…

Read More

Dajna Sorensen, ish-zv ministrja e Financave në Shqipëri, ka nisur një rrugëtim të ri pas largimit nga qeveria. Ajo është vendosur në Dhaka të Bangladeshit pas një largimi 13 vite më parë. “Kthim në Dhaka pas 13 vitesh”, ka shkruar ajo. Sorensen u lirua nga detyra e zv/ministres në Dhjetor të vitit të kaluar duke u zëvendësuar në këtë post nga Olta Manjani. 

Read More

Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden kanë shtuar në familjen e tyre të kafshëve shtëpiake me një mace. Emri i saj është Willow dhe është një mace 2-vjeçare, nga Pensilvania. Emri i maces është vendosur nga zonja e parë për shkak të vendlindjes së saj ”Ëilloë Grove, Pennsylvania”. Së fundmi edhe presidenti shqiptar Ilir Meta ka uruar Biden për pjesëtaren e re në Shtëpinë e Bardhë. Ai ka ripostuar tëitterin e tij duke ndarë edhe foton e maces së tij Sasha. “Përshëndetje nga Shqipëria”, shkruan Meta. 

Read More

Rusia tha të premten se nuk ka në plan të nisë një luftë në Ukrainë, por shtoi se Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë injoruar kërkesat e saj dhe kanë lënë pak hapësirë për kompromis për zgjidhjen e krizës lidhur me Ukrainën. Kremlini bëri të ditur se Presidenti Vladimir Putin i tha Presidentit francez Emmanuel Macron se Perëndimi ka dështuar të marrë në konsideratë kushtet kryesore të Rusisë që lidhen me ndalimin e zgjerimit të mëtejshëm të NATO-s, ndalimin e dislokimit të armëve të aleancës pranë kufijve rusë dhe tërheqjen e forcave të saj nga Evropa Lindore. SHBA-ja dhe NATO…

Read More

Einxhel Shkira ka përfunduar me sukses operacionin në krah, pas lëndimit që pësoi mbrëmjen e kaluar teksa po argëtohej me banorët e tjerë të “Big brother Vip”. Einxhel ka folur mbrëmjen e sotme për lëndimin që pësoi gjatë lojës në shtëpi dhe se banorët e morën si shaka. Ajo tha se ndihet mirë tashmë, por nuk munguan as përshkrimet për emocionet e banorëve të tjerë të shtëpisë. Theksojmë se nuk dihet ende nëse Einxhel do ta vazhdojë lojën apo do ta përfundoj me kaq aventurën e saj në Big Brother VIP.

Read More

Breshka më e vjetër në botë feston gjatë këtij viti ditëlindjen e 190-të. Breshka e quajtur Jonathan besohet të ketë lindur në vitin 1832 por ka dyshime se breshka është më e vjetër se kaq. “Jonathan mund të jetë 200 vjeç, sepse informacioni në lidhje me mbërritjen e tij në ishull nuk është i saktë dhe nuk ka të dhëna të vërteta për lindjen e tij“, thotë për “CNN”, Matt Joshua, kreu i turizmit. Dëshmi për moshën e breshkës është bërë një fotografi e shkrepur midis vitit 1882 dhe 1886. Në të shihet Jonathan duke kullotur në koptshin e “Plantation…

Read More

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka fituar medalje të artë në garën “Grand Prix” që po zhvillohet në Portugali, njofton Federata e Xhudos e Kosovës. Krasniqi mposhti në finale garuesen kroate, Ana Viktorija Puljiz. Vitin e kaluar Krasniqi kishte fituar medalje të artë në Lojërat Olimpike, që u zhvilluan në Tokio të Japonisë. Më 18 dhjetor, 2021, Krasniqi u shpall xhudistja më e mirë në botë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos. Përzgjedhja e saj u bë përmes një votimi të organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Read More

Dashi: Fundjava mund të ketë diskutime dhe situatë të tensionuar në lidhje me partnerin. Nga ana tjetër, është një periudhë mjaft interesante për të bërë investime në punë. Demi: Ka shumë planetë të favorshëm, ndaj lini veten të lirë për të dashuruar. Lajme të mira do të ketë për këdo që është i vetëpunësuar. Më në fund,biznesi po ecën mirë. Binjakët: Mëngjesi do të jetë pak i zhurmshëm, por më pas do të arrini të rikuperoni gjithçka. Në punë do keni ide të mira për të zgjidhur ndonjë problem të së shkuarës. Gaforrja: Ditët e fundit të javës do të jenë…

Read More