Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me 66-vjeçaren Liliana Shema e cila vdiq nga i ftohti në shtëpinë e saj, pasi OSHEE i kishte ndërprerë dritat prej 10 ditësh sepse zonja nuk i kishte paguar për shkak të pamundësisë. Rama ka reaguar pasi një qytetar i ka përdorur rastin dhe i ka kërkuar të shohë hallet e popullit dhe mos të merret me gjëra pa vlerë. Rama tha se lajmi se ajo humbi jetën nga i ftohti nuk është i vërtetë.

Read More

Nëna e 25-vjeçarit të vrarë Xhuljano Bullari, ka reaguar pas rrefimit të autorit të dyshuar Bledar Selmanaj, se nuk është ai që e ka ekzekutuar djalin e saj. Ajo kërkon drejtësi dhe të mos merren për bazë rrëfimet e Selmanajt, ku thotë se Xhuljano Bullarin e vrau një tjetër person me precedentë penal me të cilin viktima kishte ndarë të njëjtën qeli në burg. “Të mos mbahen me bukë këto skizofrenë. Vriteni plehrën, se më vrau tim bir pa asnjë shkak të vogël. A ka shtet këtu apo jo. Më zien gjaku kur e dëgjoj atë plehrë që trillon për interesat…

Read More

Të shtrihesh menjëherë pasi konsumon vaktin e darkës bën dëm për organizimin dhe kjo gjë është e ditur tashmë. Por së fundmi është zbuluar një ndër aspektet që bën dëm mbi njeriun. Kjo gjë në fakt ndikon tek niveli i glicemisë dhe në disa persona është shumë i lartë risku për t’u prekur nga diabeti i tipit 2. Konkluzioni mbërrin nga një studim i kryer nga një grup kërkuesish të Massachusetts General Hospital në bashkëpunim më dy spitale universitare të tjera dhe është publikuar në revistën shkencore Diabetes Care. Studiuesit kanë analizuar kodin gjenetik të personave që i janë nënshtruar…

Read More

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.MSH informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 5621 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1615 qytetarë, në këto bashki:719 në Tiranë, nga 65 qytetarë në Shkodër, Vlorë, 62 në Berat, 57 në Lushnje, nga 53 qytetarë në Fier, Durrës, 51 në Sarandë, 47 në Gjirokastër, 32 në Elbasan, 31 në Kurbin, 26 në Pogradec, nga 20 qytetarë në Kuçovë, Vorë, 18 në Dimal, 17 në Korçë, 16 në Kamëz, 15 në Lezhë, nga 14…

Read More

Rusia vazhdon të grumbullojë trupa ushtarake në kufirin me Ukrainën, por askush nuk e di ende me siguri se çfarë ka në mendje presidenti Putin. Teksa shumëkush pyet se sa i afërt është kërcënimi i luftës, analistët thonë se Rusia ka disa opsione për të sulmuar në çdo moment, nga sulmet ajrore deri të një pushtim tokësor. Megjithatë, teksa vendosur sasi të mëdha pajisjesh ushtarake në zonat në kufi me Ukrainën, jo i gjithë personeli i nevojshëm për një operacion tokësor është gati. Trupat mund të dislokohen në më pak se 72 orë, pasi ato duhet të dërgohen nga bazat…

Read More

Forcat Speciale RENEA, në bashkëpunim me aeroportin e Rinasit dhe Drejtorinë e Antiterrorit, kanë zhvilluar stërvitje në pistën e aeroportit, për zgjidhjen e një situate rrëmbimi avioni dhe pengmarrjeje. Synimi i stërvitjes ishte kontrolli dhe rritja e kapaciteteve të forcave speciale, për zgjidhjen e situatave reale të ngjashme, nisur nga ngjarjet e ndodhura në aeroportin e Rinasit, siç janë dy rastet e grabitjes së vlerave monetare në këtë aeroport, ku është cënuar siguria e aeroportit dhe situata nga grabitje, mund të kishte kaluar në pengmarrje. Për videon e plotë kliko: https://fb.watch/aPPbOaihth/

Read More

Në Komisionin e Ligjeve kanë qenë ditën e sotme një grup banorësh të “5 Majit” së bashku më nënë Lizën, teksa janë aty për të folur mbi problematikat që i shqetësojnë lidhur më banesat e tyre. Nënë Liza ka debatuar edhe me anëtarët e komisionit. Më poshtë po ju sjellim diskutimet tek Komisioni i Ligjeve: Pjesë nga debati Zonja Liza: E kam ditur se do vdes, por se do vij këtu jo. Edhe po të isha në gjak do më kishin vrarë një njeri dhe jo 13 vetë të familjes. Veliajt i kemi thënë të vijë dhe të na caktojë…

Read More

Dejan Kulusevski tani ka përfunduar në shënjestrën e Tottenhamit të cilët janë në punë duke u përpjekur ta marrin atë nga Juventusi. Lajmi është raportuar nga prestigjozja The Athletic që raporton se operacioni mund të kalojë në formë huazimi me të drejtë ose detyrim blerje. Drejtori sportiv i Spurs, italiani Paratici është një admirues i madh i anësorit suedez. Në fakt, Juventusi do të donte ta hiqte dhe arrinte të fitonte mbrapsht paratë e shpenzuara për të, duke e blerë te Atalanta 40 mln euro bashkë me bonuse pas një super sezoni në huazim te Parma. Fakti është që Kulusevski…

Read More

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë Yuri Kim është takuar me kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Kim dhe Sadushi diskutuan për numrin e çështjeve të pashqyrtuara si dhe për gjyqtarët e rinj që duhet të integrohen në sistemin e drejtësisë. “Takim produktiv me Sokol Sadushin. Numri i dosjeve të prapambetura po reduktohet, por ramë dakord se duhet përshpejtuar. Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë ndihmë teknologjike. Gjithashtu diskutuam për hapat e ardhshëm për integrimin në sistem të gjyqtarëve të kualifikuar, teksa vettingu po vazhdon”, ka shkruar në rrjetet sociale ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Read More

Pasi mori autorizimin për blerjen e Albtelecom, kompania hungareze 4iG ka paraqitur pranë Autoritetit të Konkurrencës dhe njoftimin për blerjen e operatorit tjetër të komunikimeve në vend, One Telecommunications. Blerja do të bëhet nëpërmjet marrjes së kontrollit të shoqërisë holding Albania Telecom Invest (ATI), që zotëron 99.9% të aksioneve të ONE. Aktualisht, ATI kontrollohet nga tre shoqëri të tjera, përkatësisht Adarna Eood, Guri Enterprises dhe River Styxx Capital. Përfitues dhe pronarë fundorë të kompanisë janë biznesmenët bullgarë Elvin Guri dhe Atanas Dobrev. Marrja e autorizimit për blerjen e ONE, do të jetë një hap kyç për hyrjen e 4iG në…

Read More

Socialistët e Shkodrës i kërkojnë kryebashkiakes Voltana Ademi që të shpallë listën e zgjedhësve që pritet të votojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Zëdhënësi i PS në Shkodër, Erion Metushi,deklaron se kryebashkiakja Ademi është në shkelje të afateve të vendosura nga KQZ. “Në njoftimin zyrtar shkruhet se Zyrat e Gjendjes Civile duhet të hartojnë listat e zgjedhësve jo më vonë se data 25 Janar 2022. Ndërkohë që brenda 48-orëve nga përfundimi i përditësimit, kryetarët e Njësive vendore i miratojnë dhe i shpallin sipas nenit 48 të Kodit Zgjedhor. Bashkia Shkodër që në nisje të këtij procesi është…

Read More