Author: tirana

Mbrëmë vonë, ndërsa po luante një lojë me Ilirin në shtëpinë e Big Brother Vip, banorja Einxhel Shkira ka dëmtuar rëndë krahun. Sot, ajo doli nga shtëpia Vip dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Në krah i janë vënë dy vida, konkretisht në pjesën pranë bërrylit, për ta mbajtur atë mirë. Vëllai i Madh njoftoi sot përmes një postimi në Instagram se Einxhel është larguar përkohësisht. Por, nuk dihet nëse do të kthehet pasi gjendja e saj duket serioze. “Gjatë mbrëmjes së djeshme banorja Einxhel Shkira ka lënduar krahun. Ajo ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka thënë në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve, se reagimi i efektivëve ndaj qytetarëve në ditën e prishjes së banesave, ishte në proporcion me reagimin e tyre. Ai bëri të ditur se në atë ditë, Policia ka shoqëruar 5 persona, mes tyre edhe një person që ka kërcënuar kryebashkiakun Erion Veliaj gjatë një interviste televizive. “Nga Inspektoriati i Bashkisë Tiranë është kërkuar mbështetje nga komisariati numër 4 me qëllim shmangien e incidenteve gjatë prishjes së banesave të prekura nga projekti te “5 maji”. Shërbimet policore janë instruktuar nga drejtuesit…

Read More

Zbardhen detaje nga sherri me thika në Berat, ku dy persona përfunduan me plagë të shumta në spital dhe njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sherri mes dy shokëve ka nisur për një vajzë, e cila ishte e lidhur me njërin prej tyre. Sherrin e ka nisur 45-vjeçari Artur Gjata, pasi është xhelozuar kur ka parë shokun e tij Evis Kananin me të dashurën e vet. Pas debateve me fjalë mes dy shokëve, sherri ka degjeneruar në përleshjen me thika, ku të dy kanë përfunduar në spital dhe 36-vjeçari Kanani ndodhet në gjendje të rëndë.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit pas një statusi të tij në “Facebook” duke e cilësuar paraardhësin e tij Sali Berishën ‘kufomë ambulante’. Komentuesi e ka pyetur Ramën nëse është në garë me Saliun kush del më shumë në media, ndërsa kryeministri i është kthyer se është në garë me kohën. Komentuesi: Po bën garë me Saliun kush del më shumë në portale, vetëm politikën e jashtme pëlqej se ajo më intereson, përshëndetje. Edi Rama: Jo nuk kam garë me kufoma ambulante unë, po vetëm me kohën që ikën shpejt, ndërkohë që kam kaq shumë punë për të bërë akoma.

Read More

Stresi është një nga faktorët kryesorë që dëmtojnë organizmin tonë. Pasojat e tij ndonëse nuk mund të jenë të menjëhershme, janë afatgjata. Nëse vuani nga ndonjë sëmundje, me siguri stresi do ta përkeqësojë gjendjen tuaj. E jo vetëm kaq, stresi mund të jetë shkaktari kryesor se përse po vuani. Këtë lidhje komplekse mes stresit dhe lëkurës, e sidomos me atë të fytyrës, e shpjegojnë edhe ekspertët. Si e ndikon lëkurën?Ekziston një lidhje e fortë mes mirëqenies mendore dhe shëndetit të lëkurës tuaj. Kjo përkthehet përgjithësisht në akne, skuqje, kruarje apo simptoma të tjera të ngjashme. Stresi mund të shkaktojë akne…

Read More

Gjyqi partizan i Brigadës së Pestë ka vendosur në marsin e vitit 1944 pushkatimin e Ramize Gjebres, e akuzuar për lidhje intime me Zaho Kokën. Në zbatim të tij, një skuadër partizane ekzekutoi me pushkatim Ramize Gjbrenë. Kanë kaluar vite e dekada qysh atëherë dhe ngjarja e mistershme vazhdon të mbetet enigmë. Më në fund historiani Vasfi Baruti sjell një retrospektivë të zgjeruar me dëshmi, fakte dokumente, hipoteza e kujtime në librin “Nega Totum” (Asgjë e vërtetë) ku zbardh mjaft nga të panjohurat e historisë së Gjebresë. Gazeta Panorama.publikoi një ditë më parë mesazhet denoncuese të partizanëve të tjerë ndaj…

Read More

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit të ditës së shtunë në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, loklaisht në jug me intensitet deri mesatar. Në zonat malore reshje bore. Kjo situatë do të jetë prezente deri në orët e para të mëngjesit, më tej moti pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare. Dita e diel pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të qendrueshme por më të ftohta. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare, këto kryesisht përgjatë relieveve malore. Era nga kuadrati i…

Read More

Qeveria italiane ka kërkuar ndryshime në marrëveshjen për njohjen e patentave, të miratuar vitin e kaluar. Përmes një note verbale, shteti italian kërkon zbatimin e rregullores së transferimit të të dhënave personale ndërmjet autoriteteve kompetente në Shqipëri dhe Itali për çështjen e njohjes reciproke të lejeve të drejtimit për qëllime konvertimi. Ndërkohë që, qeveria shqiptare ka miratuar ndryshimet, që janë publikuar edhe në Fletoren Zyrtare. Marrëveshja ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj italiane “Mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi” u nënshkruar në mars të vitit të kaluar, teksa nënshkrimi i saj pasohet nga përfundimi i proceduarve…

Read More

Kompania japoneze Toyota ruajti vendin e saj si prodhuesi numër një i makinave në botë në vitin 2021, duke shitur 10.5 milionë automjete gjatë të gjithë vitit (+ 0.1%), sipas të dhënave të publikuara nga grupi. Kjo performancë pasqyron rezistencën e të gjithë prodhimit të gjigantit japonez (i cili përfshin gjithashtu markat Hino dhe Daihatsu) pavarësisht problemeve të zinxhirëve të furnizimit global të industrisë së automobilave, veçanërisht për gjysmëpërçuesit. Toyota kryeson për të dytin vit radhazi përpara grupit gjerman Volkswagen (markat Vw, Audi, Skoda, Seat), shitjet globale të të cilit ranë 4.5% vitin e kaluar, në 8.88 milionë njësi, sipas…

Read More

Pak ditë para skadimit të afatit për regjistrimin e koalicioneve, aleatët e vegjël të partisë demokratike ende këmbëngulin për një kandidat të përbashkët mes Bashes dhe Berishes. Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi, deklaroi se në rast se kjo nuk ndodh, atëherë ai do u bëjë thirrje qytetarëve të votojnë kandidatin më të mirë. Këtë deklaratë Shehi e bëri gjatë prezantimit të një ligji për referendumet, të cilin do ta depozitojë së shpejti në kuvend. Kreu i LZHK theksoi se Shqipëria ka nevojë për një ligj të ri, pasi prej vitit 1998 asnjë referendum nuk është zhvilluar në vend. Shehi nuk…

Read More

RENEA ka zbarkuar në qytetin e Korçës në një aksion blic nga drejtoria vendore e policisë së juglindjes, në bashkëpunim  me atë të Tiranës. Kontrollet kanë nisur ditën e sotme, ndërkohë që një shtetas është shoqëruar me furgon në polici. Nuk dihen ende rrethanat. Kontrollet prej pak kohësh po vijojnë në të gjithë vendin për armëmbajtje pa leje, persona në kërkim e po ashtu për ata që merren me trafik droge. Priten të dhëna zyrtare nga policia lidhur me aksionin e sotëm.

Read More

Specialisët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të operacionit policor të koduar “KRIPTOFARM”, i zhilluar disa ditë më parë, kanë bërë kapjen dhe ndalimin për veprat penale “Mashtrim kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të dy shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni: E. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i subjektit të ngritur për krijimin e kriptomonedhave, në fshatin Pjezë, Shijak; E. H., 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i…

Read More