Author: tirana

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjdhjeve kërkesën për tu regjistruar si subjekt politik në zgjedhjet e 6 Marsit. LSI do të marrë pjesë në zgjedhje në bashkitë Shkodër, Durrës, Lushnjë, Dibër, Vorë e Rrogozhinë. Më herët në KQZ janë regjistruar Partia Demokratike dhe Partia Socialiste. Sakaq, pritet që partitë politike të bëjnë publik edhe emrat e kandidatëve. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse LSI do të dalë me kandidatë më vete, apo me një koalicion të përbashkët edhe me Komisionin e Rithemelimit.

Read More

Dy persona kanë marrë plagë të shumta në trup pas një konflikti të dhunshëm në Berat. Mësohet se dy të lënduarit kanë goditur njëri-tjetrin me mjet prerës. Dy të lënduarit janë Artur Gjata dhe Ervis Kanani dhe janë transportuar në Spitalin e Beratit. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Read More

Në 86 vjetorin e lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare po sjellim disa pjesë të pabotuara nga libri “Kohë për rrëfim”, një dialog i shkrimtarit të madh mbi dashurinë, seksin, jetën, frikën dhe vdekjen apo librat e palexuara. Si e ka lënë në mes leximin e Xhojsit dhe pengjet e jetës në 86 vjetor… Cili është për ju romani më i mirë i të gjitha kohërave? “Dimri i vetmisë së madhe” dhe “Koncert në fund të stinës”, pasi japin një tablo të plotë të socializmit në Shqipëri. Sa më shumë të kalojë koha, aq më shumë do të duket e pabesueshme…

Read More

Është zhvilluar këtë të premte në Komisionin e Ligjeve mbledhja për projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës si shtesë e Konventës Evropiane për Ekstradimin të vitit 1957”. Nga ana e tij Enkelejd Alibeaj, tha se e veçanta e kësaj marrëveshje është se në marrëveshje të tilla me Italinë dhe Belgjikën, qeveria shqiptare e asaj kohë ka kërkuar duke negociuar me palën tjetër që të financonte ngritjen e një burgu. Alibeaj gjithashtu shtroi pyetjen nëse në këtë marrëveshje është kërkuar njohja e pavarësisë së Kosovës nga shëtit Spanjoll. Në fjalën e saj Adea Pierdeni…

Read More

Rrallëherë, ka ndodhur që një konflikt të varet kaq shumë nga tekat e një njeriu. A është gati Vladimir Putin të pushtojë Ukrainën? Apo po bën bllof, për të detyruar Perëndimin të heqë dorë nga vendimet e tij?Askush nuk mund të jetë i sigurt për qëllimet e Putin. Edhe vetë ministri i tij i jashtëm ka dyshime për arsyen e vendosjes së trupave ushtarakë në kufi. Por, nëse lufta do të shpërthejë, bota do të jetë gati të vendosë sanksionet. Ndoshta Putin po planifikon një pushtim në shkallë të plotë, me forcat ruse që do të përpiqen të marrin, Kievin,…

Read More

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me deklaratat e presidentit Ilir Meta për paralajmërimin që ky i fundit dha për nivelin e borxhit publik në vend. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Vasili thekson se qeveria Rama duhet denoncuar dhe ndalur sot, ndërsa shton se nesër do të jetë shumë vonë. REAGIMI I VASILITQeveria Rama nje Piramide e kalbur financiare, qe duhet denoncuar dhe ndalur sot,neser eshte shume vone!!Shqiperia po perjeton vetem zhvillime negative te tmerrshme ne ekonomine e saj dhe ne ekonomine familjare te cdo shqiptari.Edhe dje qeveria mori 50 milion euro te tjera gjoja per…

Read More

Kreu i PD-së, Lulzim Basha iu është bashkuar reagimeve pas ndarjes nga jeta të Dom Gjergj Simonit. Përmes një postimi në rrjetet sociale Basha theksoi se Simoni ishte dëshmitar i vuajtjeve në burgjet e diktaturës dhe simbol i qëndresës shpirtërore ndaj të keqes. MESAZHI I BASHESMe trishtim mora lajmin e ndarjes nga jeta të Dom Gjergj Simonit, dëshmitar i vuajtjeve në burgjet e diktaturës dhe simbol i qëndresës shpirtërore ndaj të keqes. Do ta kujtojmë përherë me nderim dhe respekt Dom Gjergj Simonin, për qëndresën në ato kohë të errëta dhe për mposhtjen e frikës me kremtimin e meshës së…

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. K., 36 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Read More

Kryeministri Edi Rama nga Universiteti Bujqësor i Tiranës nuk i ka kursyer batutat, ndërsa pranoi se ka bërë ‘paqe’ me rektorin Fatbardh Sallaku. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë theksoi se ndonëse nuk i pëlqejnë komplimentet, do i pranonte nga një njeri që kurrë nuk e kishte votuar. “S’i kam qejf komplimentet, por nga dikush që s’më ka dhënë votën asnjëherë, i pranoj. Më vjen mirë që me rektorin dhe stafin drejtues të këtij universiteti kemi bashkëpunim të ngushtë. Bashkëpunim intensiv dhe ma ha mendja me dobi të madhe, që duket hap pas hapi, në favor të universitetit. Për…

Read More

Einxhel Shkira është një ndër banoret më të komentuara në shtëpinë e “Big Brother VIP”. E spikatur për karakterin e fortë dhe oratorinë, ajo është kthyer padiskutim në një nga konkurrentet më të forta në garë. Mirëpo së fundmi, Einxhel ka pësuar një incident mbrëmë teksa po luante në një lojë të organizuar nga “Vëllai i madh”. Prezantuesja ka lënduar krahun keq dhe për pasojë është dërguar menjëherë në spital për një trajtim më të specializuar. Pritet që ajo të rikthehet shumë shpejt në shtëpinë e BBV. Ky njoftim është dhënë nga faqja zyrtare e “Big Brother VIP Albania” në…

Read More

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Ky universitetet, në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane ka marrë një program Doktorature në Bujqësi, Mjedis, Bioteknologj, Agrobiznes dhe Mjekësi Veterinare, i cili synon kualifikimin e mëtejshëm të studentëve ekselentë dhe profesionistëve të rinj. Gjatë fjalës së tij, kryeministri vuri në dukje, sipas tij ndryshimin që ka pësuar UBT. Ndër të tjera Rama nuk hezitoi të shkëmbejë batuta me të pranishmit. Kryeministri tha se në sallë ai është i vetmi pa tituj akademikë, ndërsa shqiptarët janë me Master. “Sot për mua është një ditë e shënuar e marrëdhënies me rektorin, në…

Read More

Njësia 101 e forcave të armatosura të SHBA-së në bazën e Fort Campbell është urdhëruar të përgatitet për një dislokim të mundshëm, sipas një njoftimi të Pentagonit. Njësi të tjera të ushtrisë amerikane në vend dhe në Europë janë gjithashtu në gatishmëri të shtuar për t’u vendosur në mbështetje të NATO-s dhe sigurisë së qytetarëve amerikanë jashtë vendit, sipas një njoftimi të krereve uxhtaralë amerikane. “Siç kemi bërë këto 77 vitet e fundit, Divizioni Ajror 101 është gati të vendoset kudo në mënyrë që të mbëshesë kombin tonë dhe aleatët tanë,” tha komandandi i kësaj njësie, gjeneralmajor JP McGee. Një…

Read More