Ka rezultuar fals alarmi për bombë, që alarmoi qytetin e Elbasanit. Mësohet se ekspertët e fushës së eksplozivëve kanë bërë të mundur hapjen e kontrolluar të pakos së dyshimtë, prej ku ka rezultuar se brenda pakos nuk kishte lëndë plasëse. Më herët, gazetari Fatmir Popja raportoi për “BalkanWeb” se pakoja ishte vendosur në një nga rrugët kryesore të qytetit, përkatësisht në segmentin që lidh bulevardin kryesor me Drejtorinë e Policisë. Siç raportoi gazetari Popja, pakoja ishte pikasur rastësisht nga kalimtarët. Ata kishin dëgjuar një zhurmë dhe më pas kishin parë pakon e dyshimtë të vendosur në rrugë. Menjëherë ka mbërritur…
Author: tirana
Armando Broja nuk kërkohet vetëm nga West Ham dhe Southampton që aktualisht e ka në ekip. Janë edhe tre klube të tjera që janë vënë pas tij. Në Angli raportojnë se për sulmuesin e Shqipërisë janë futur në garë edhe Everton, Wolves dhe Leeds United. Chelsea kërkon më shumë se 20 milion sterlina dhe deri më tani është raportuar se Southampton është gati të ofrojë 25 milion. Londinezët normalisht presin ofertat zyrtare, në mënyrë që të marrin edhe një vendim për sulmuesin, i cili ka shënuar 5 gola në Premier League deri tani.
Liljana Sema kishte tre ditë që kishte ndërruar jetë kur u gjet e pajetë nga vëllai i saj Baçi Gjoleka. Ai bashkë me nipin e tij treguan për mediat se 66-vjeçares kishte dhjetë ditë që i kishin hequr energjinë elektrike pasi nuk kishte pasur mundësi që ta paguante. Liljana jetonte në kushte të vështira, në një banesë thuajse të shkatërruar dhe çfarëdo që të binte jashtë hynte dhe brenda. Ajo ka tre fëmijë, dy prej të cilëve jetojnë në Itali dhe një djalë i cili jeton larg. I biri tregoi se vetëm disa kohë më parë i kishte blerë një…
Nga Jeremy Shapiro “European Council on Foreign Relations” Sikurse është ankuar zëshëm Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, Evropa është e përjashtuar nga tryeza ku po zhvillohen negociatat mbi zgjidhjen e krizës Rusi-Ukrainë. Por, duke pasur parasysh nevojën e Evropës për ta parandaluar më të keqen, si është e mundur që evropianët të kenë kaq peshë në këtë çështje? Në mendje më sillen disa shpjegime të mundshme. Nuk ka asnjëherë një kohë të mirë për luftën, por kriza Rusi-Ukrainë vjen në një moment veçanërisht të papërshtatshëm për qeveritë kryesore në Evropë. Kryeministri britanik është zhytur në një skandal politik…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë mbrëmjen e djeshmë një intervistë të gjatë në emisionin Opinion përballë Fevziut. Faqja zyrtare e këtij emisioni ka publikuar pamjet kur Berisha mbërrin në Tv Klan i rrethuar nga dy truproja. Sapo zbret nga makina heq xhaketën dhe ia jep njërit nga truprojave dhe i shoqëruar nga gazetari Drini Zeqo futet në ambientet e Opinion.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje Qeverisë bjelloruse për lirimin e “menjëhershëm” dhe “pa kushte” të të burgosurve politikë, që kishin marrë pjesë në protestat masive kundër udhëheqësit autoritar, Alyaksandr Lukashenko. Përmes një deklarate, Blinken tha se mbi 1,000 të burgosur politikë po mbahen në Bjellorusi, teksa dhjetëra-mijëra “bjellorusë të pafajshëm” kanë qenë të burgosur po ashtu që prej “zgjedhjeve të manipuluara presidenciale të gushtit të vitit 2020”. “Që prej gushtit të vitit 2020, Shtetet e Bashkuara, në koordinim me aleatët dhe partnerët, kemi vendosur pesë runde të sanksioneve ndaj zyrtarëve dhe mbështetësve të regjimit brutal…
Tre persona kanë rënë në pranga në Durrës për vepra të ndryshme penale. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasin D. I., 33 vjeç, banues në Shijak, pasi në ambientet e spitalit Shijak ka goditur shtetasen J. Ç., me detyrë mjeke në këtë spital. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Gjithashtu është arrestuar A. B., 45 vjeç, banues në lagjen nr.12 Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte në dyqanin e shtetases…
Pena më e shquar dhe e guximshme artistikisht shqiptare, Ismail Kadare, feston sot 86-vjetorin. I lindur më 28 janar të vitit 1936 në qytetin e gurtë, Gjirokastrën shkrimtari më i famshëm shqiptar Ismail Kadare, vazhdon të krijojë plot energji dhe të ndiqet nga miliona lexues e admirues në Shqipëri, Ballkan dhe anembanë botës, i përkthyer në 45 gjuhë të botës. Ditëlindja e Kadares nuk është një datë e shënuar vetëm për lexuesit shqiptarë që krenohen me të, por edhe për lexuesit e gjuhëve të tjera në botë, pasi letërsia e tij është përkthyer në më shumë se 45-së gjuhë. Kadare…
Ministri i Jashtëm rus Lavrov ka deklaruar se Rusia nuk dëshiron luftë. Ky reagim i tij vjen pas paralajmërimit të presidentit të SHBA, Joe Biden se Moska mund të pushtojë Ukrainë muajin e ardhshëm. Sergej Lavrov, në një komunikim për mediat ruse tha se Kremlini nuk po kërkon konflikt me Kievin, por ritheksoi se Moska nuk do të lejojë që interesat e saj të sigurisë të injorohen.Ndërkohë të enjten, SHBA dhe NATO iu përgjigjen me shkrim kërkesave të sigurisë të Rusisë që u ngritën në dhjetor pasi Moska ndërtoi trupa pranë kufirit me Ukrainën.Kryesisht, Rusia dëshiron që NATO të angazhohet për…
Presidenti Ilir Meta, sulmoi gjatë konferencës së gazetarëe kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha duke i etiketuar me togfjalëshin “Bravo-Brava”. Meta tha i paralajmëroi që të kishin kujdes sepse do të ballafaqoheshin me të. Ndërsa shtoi se ballafaqimi i parë do të ishte jo më larg se një vit më vonë në zgjedhjet e rregullta vendore. ‘Shoh një dëshirë të madhe për të më përfshirë në një garë. Unë nuk kam mundësi as të otoj në këto zgjedhje si qytetar sepse i takoj bashkisë së Tiranës. Por siç do marrë fund koha e gallatave me financat dhe borxhin për…
Presidenti Ilir Meta ka shmangur përgjigjen e drejtpërdrejtë për deklaratën e kryeministrit Edi Rama se do të futet bashkë me ish-kryeministrin Sali Berisha në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. I pyetur nga gazetarët nëse do të kemi një bashkim të tillë nën siglën e LSI në zgjedhjet lokale, Meta nuk dha përgjigje, por iu bëri thirrje të gjithë politikanëve në qeveri e opozitë që të përqendrojnë vëmendjen te rritja e borxhit publik, që sipas tij, është një kambanë alarmi për vendin. “Duhet të gjithë të marrin seriozisht çështjen e situatës me borxhin, mos të bëjnë sikur nuk shikojnë,…
Një alarm për bombë është dhënë pak minuta më parë në qendër të Elbasanit. Raportohet se është konstatuar një pako e dyshimtë, gjë që ka vënë menjëherë në lëvizje policinë, e cila ka evakuuar dhe rrethuar zonën.