Këto janë faqët e para të gazetave për ditën e sotme.
Author: tirana
Banorja ka thyer krahun. Einxhel ishte duke marrë pjesë në një nga lojërat që u organizua nga Big Brother, aty ku pësoi incidentin. Moderatorja Einxhel Shkira ka pësuar një incident brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Banorja ka thyer krahun. Einxhel ishte duke marrë pjesë në një nga lojërat që u organizua nga Big Brother. Ajo u ngjit sipër ‘rrotës’ e duke dashur të kalojë në anën tjetër, rrëzohet në tokë dhe thotë: Opa thyeva krahun. @bigbrothervipal Rispondi a @jonagjonbalaj ♬ originalljud – albanianhitss4
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Lushnjë, ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës duke qëlluar veten me çifte. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:45, në fshatin Krutje e Sipërme. Burime policore bëjnë me dije se ka dyshime se në banesë është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi me inicialet N. Sh., 82 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Vendi ynë për ditën e sotme pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti do të nisë me kthjellime dhe gradualisht shtim të vranësirave deri të dendura. Në mesditë e kryesisht pasdite në zonën qendrore dhe atë jugore do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët. Në lindje dhe juglindje në orët e mbrëmjes reshje bore me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje 1-8 m/sek. Deti i forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen me rritje në vlerat minimale: në zona malore -5 deri 9°C në zona e ulëta -3 deri…
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu u pyet në “Log.” në lidhje me qëndrimin e Partisë Republikane ndaj Sali Berishës pas shpalljes së tij non grata. Ai deklaroi se ky vendim është mes SHBA dhe Berishës dhe nuk ka të bëjë me PR. Mediu mohoi të jetë thirrur në ambasadën amerikane në lidhje me këtë çështje. “Unë kam një kundërshtar dhe ky kundërshtar është Edi Rama. Nëse ka një bashkim opozitar jam pro. Çështja është se vendimi i SHBA janë çështje e tyre dhe Berishës. Kjo nuk ka të bëjë me vendimin politik të Partisë Republikane. Nuk kam pasur asnjë…
Pëlqyeshmëria e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës ka rënë krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Rritje të pëlqyeshmërisë ka shënuar kryeministri Edi Rama: 50% e shqiptarëve kanë mendim pozitiv për të.
Teksa komentonte situatën në Partinë Demokratike, kryeministri Edi Rama u duk sikur tha se do të tërhiqej nga politika pas mandatit të tretë. Pasi tha “Nuk do të bëhem mbret”, Rama shtoi se viti 2030 erdhi. Me këtë nënkuptoi se mund të jetë në garë dhe për mandatin e katërt. E vetmja arsye përse do të tërhiqet do të jetë nëse nuk do të ketë pasionin dhe bindjen që ka sot. “Nesër mund të ndodhë që nuk e ndjej këtë forcë e them deri këtu isha. Nuk më intereson kjo, por mosbërja horr e këtij vendi. E bënë horr Shqipërinë po të…
Zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike dhe përplasjet me Berishës e Bashës, ishin në qendër të një debati mes ish-kryeministrit dhe gazetarit Lorenc Vangjelit. Të ftuar në emisionin “Opinion”, gazetari Vangjeli deklaron se Berisha ka krijuar një sistem të kryetarokracisë, dhe tashmë po bie viktimë e saj. Sipas gazetarit, Berisha po tenton të mbajë sërish peng shqiptarët, dhe sulmet ndaj Lulzim Bashës dhe PD-së janë pretekst. Kjo ka sjellë reagimin e ish-kryeministrit, i cili tha se Vangjeli flet në këtë mënyrë pasi është përfaqësues i Edi Ramës dhe i Partisë Socialiste. Debati Fevziu: Kë do votonit në 25 prill, Bashën…
Ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme i ftuar në “Opinion” për situatën politike dhe zhvillimet e fundit në prag të zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit diskutoi edhe për sondazhet dhe popullaritetin e liderëve. Në një moment lideri historik i PD-së u ngrit papritur nga karrigia dhe i “rrëmbeu” shkopin për të komentuar anketën.
Kryeministri Edi Rama ka folur në emisionin “Open” për Këshillimin Kombëtar duke theksuar se nuk e bën për t;u fshehur nga asnjë çështje tjetër, por beson se qytetarët duhet të japin opinionin e tyre. Në fjalën e tij, Rama përmend anketimin e parë që ka bërë në jetën politike për ngjyrat dhe e cilëson si anketimin më ekstravagant. Rama: Nuk kam asgjë për të fshehur dhe jam realisht besimplotë sepse pikërisht pse kemi një bilanc ndryshe nga bilanci që komentohet nëpër studio. Unë besoj se qytetarët nuk kanë asnjë arsye që të mos jenë të interesuar që të marrin pjesë në dhënien…
I ftuar në emisionin “Opinion” Sali berisha pohoi se do të jetë pjesë e zgjedhjeve të pjesshme të 6 Marsit në disa nga bashkitë e vendit. Ai tha se kandidatët do të zgjidhen përmes votimit në primare, për të cilat njoftoi se do të mbahen këtë të dielë. Berisha tha se do të ketë kandidatë që do të habisin, por phoi se ende nuk është përcaktuar formula se si këta kandidatë do të dalin, nëse do të jenë si të pavarur apo në një formë tjetër . Pjesë nga biseda në studio Berisha: Ky është një proces i pandalshëm, në…
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, ndoqi nga afër paraqitjen e 14 kompanive shqiptare te prodhimit te frutave, perimeve, verërave dhe mjaltit në panairin ndërkombëtar “AGRO BELGRADE” në Beograd, Serbi. Krifca, së bashku me homologun serb dhe të Maqedonisë së Veriut, u ndalën me eksportuesit tanë, biseduan në stendën e Shqipërisë për të identifikuar dhe lehtësuar problemet e mundshme të eksportuesve tanë. Në fjalën e saj të hapjes në këtë panair ministrja Krifca u shpreh se:“Kur morëm ftesën për kompanitë tona agrikulturore për të marrë pjesë në këtë panair, 14 kompani që punojnë në fusha të ndryshme të…