Destinacionet e Karaibeve meksikane nuk janë vetëm atraksion turistik. Duke qenë të preferuara për turistët nga e gjithë bota, ato bëhen një treg potencial për drogërat që përdoren nëpër festa të Kankunit, Playa del Carmen, Tulum etj. DEA Amerikane dhe Interpol kanë zbuluar kriminelë të kërkuar nga të paktën 12 vende që banojnë në Quintana Roo, por edhe vende të tjera. Një raport i ROÇISS (Sistemi Rajonal i Organizuar Kundër Krimit ) zbuloi disa organizata kriminale në Riviera Maya, disa prej tyre shqiptare dhe të njohura. Në vitin 2007, Interpoli paralajmëroi për mafian ruse në Kankun, pasi ata planifikonin kontrabandë…
Author: tirana
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një premtim sot. Meta ka publikuar në “Facebook” poemën e poetit amerikan Henry Wadsworth Longfellow për Gjergj Kastriotin Skënderbeun, për të cilën jep fjalën se shumë shpejt do të jetë e detyrueshme për çdo fëmijë në këtë vend. “Ju jap fjalën se shumë shpejt, kjo poemë e njërit prej poetëve më të mëdhenj amerikanë, Henry Wadsworth Longfellow, për Heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, do të jetë e detyrueshme për çdo fëmijë në këtë vend, si njëherë dhe një kohë.Skënderbeu, siç ka thënë Noli i madh, do të mbetet përgjithmonë shqiptari më i…
Deputeti socialist Erion Braçe thekson se FSHF nuk është më një federatë futbolli, por një organizatë e përfshirë në krim. Braçe shprehet se nga pikëpamja morale FSHF, ka degraduar ndërsa nga pikëpamja sportive ka vdekur. “FSHF dyshohet botërisht si një organizatë e përfshirë në krimin, dhe jo një federatë kombëtare e futbollit. Nga pikëpamja morale ka degraduar, nga pikëpamja sportive ka vdekur, nuk ka më garë. Me këto që janë zbuluara se fundmi dhe më faktin se Federata paguan për klubet kur i kanë llogaritë e bllokuara. Si do i marri lekët mbrapsht ky? Duke i shpallur ekipin kampion, ky…
Instituti për Përgatitjen e Qenve të Policisë së Shtetit ka hapur ankandin për shitjen e tyre. Vendimi është nxjerrë në Fletoren Zyrtare dhe sipas tij ankandi zhvillohet gjatë orëve të mesditës së datës 9 shkurt dhe bëhet fjalë për 19 qen të moshjave të ndryshme. Më të vjetrit kanë lindur në vitin 2013, kurse të tjerët në vitin 2020. Ofertat nisin nga 8 mijë lekë për qentë më të vjetër deri në 20 mijë lekë për më të rinjtë. Ankandi nis me qenin me emrin “Lisa” dhe oferta fillon nga 20 mijë lekë, ndërsa qeni me emrin “Lukas” për shembull…
Deputeti Flamur Noka ka reguar pas daljes së bisedave në Whatsapp me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla dhe ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja gjatë seancës së sotme plenare. Noka thotë se ka komunikuar me Nikollën që t’i jepej fjala Berishës në Kuvend! Përmes një postimi në rrjete sociale, Noka shkruan se në lidhje me ministrin e drejtësisë Ulsi Manja ai shprehet se duhet të pyesin atë për bisedën duke hedhur poshtë akuzat për pazare me socialistët. “Unë kam komunikuar me Kryetaren e Kuvendit që t’i jepet fjala ish-Kryeministrit Berisha. Sms-ja e tregon qartë. Ulsin le ta pyesin se pse kam…
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. MSH informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 5662 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1549 qytetarë, në këto bashki: 705 në Tiranë, 92 në Shkodër, 70 në Vlorë, 67 në Durrës, 60 në Sarandë, 54 në Gjirokastër, 52 në Lushnje, 49 në Fier, 30 në Berat, 26 në Elbasan, 25 në Korçë, 23 në Lezhë, 18 në Mallakastër, nga 17 qytetarë në Kuçovë, Krujë, 16 në Kamëz, 15 në Vorë, nga 14 qytetarë…
Koreografi Dritan Brama, njëri nga konkurrentët e ‘BBV’ u bë pjesë e shtëpisë gjatë dy javëve të fundit. Edhe pse nuk ka rënë shumë në sy të publikut, së fundmi Tan Brama ka shkaktuar të qeshura në shtëpi. Ai duhet t’i ndërronte rrobat me modelen, Beniada Nishani, teksa veshi fustanin dhe takat e saj. Kjo ka shkaktuar të qeshura tek konkurrentët e tjerë. Por nuk është ndalur me kaq, Brama ka bërë gjithashtu edhe një vallëzim sensual për banorët. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, pretendohet se shfaq momentin kur pjesëtari i Gardës Nacionale të Ukrainës qëllon me kallashnikovë kolegët e tij në një fabrikë të municionit në Dnepr. Si pasojë e këtij sulmi të përgjakshëm, kanë humbur jetën pesë ushtarë dhe disa tjerë janë plagosur, kurse autori i krimit që ishte arratisur me shpejtësi disa minuta më vonë ishte arrestuar nga policia. Stabilized footage of Ukrainian National Guard member, Artem Ryabchuk, who shot five people at aerospace factory in Dnepr yesterday. #UkraineWarning: Blood and Graphic violence pic.twitter.com/xFzMlalRkZ— Sk Boz, PhD 💙 (@skbozphd) January 27, 2022 ë
Autoritetet e ISHP-së sqarojnë se disa nga sëmundjet që mund të shfaqen ose përkeqësohen si pasojë e të ftohtit në dimër janë: sëmundjeet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes që shfaqen me skuqje apo dhimbje deri në infeksion të bajameve, veshëve, hundës dhe sinuseve (sinuzite), sëmundjet e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, si gripi dhe viroza të ndryshme, acarimi i astmës deri në infeksione të mushkërisë, dhimbje koke si pasojë e spazmave/ngushtimit të enëve të gjakut në kokë, rritja e tensionit arterial dhe përkeqësim të tij tek të sëmurët kronikë. Shumë perosna mund të përballen edhe me shtrëngime gjoksi deri…
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një mesazh plot optimizëm. Kryemadhi ka shpërndarë këtë pamje të Tiranës, të fotografuar nga dritarja dhe shkruan “Ditë më të bukura kemi përpara”. Mesa duket kryetarja e LSI ka një suprizë për të gjithë, pasi vetëm pak ditë më parë ajo postoi një tjetër mesazh të “koduar” duke shkruar në Facebook “Çfarë e ka radhën?”.
Një shtetas maroken është gjetur në gjendje hipotermie në Librazhd. Identiteti i tij nuk është bërë me dije ende. Paraprakisht dyshohet se është gjetur nga banorët e zonës. I riu u gjet i ngrirë, por me shenja jete (gjendje hipotermie). Ai u gjet në oborrin e xhamisë së Dragostunjës.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në “Facebook” pamje nga puna në kantierin e tunelit të Llogarasë. Rama shkruan në “Facebook” se janë hapur të dyja hyrje-daljet dhe po vijon papushim puna.