Një operacion i madh anti-drogë është realizuar ditën e sotme nga policia e Matit nën drejtimin e prokurorisë së rrethit. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se janë arrestuar deri më tani 14 persona të fshatit Lami i Madh në rrethin e Matit. “Aksioni është në zhvillim e sipër ndaj nuk mund ti bëjnë të ditur emrat e personave të arrestuar” tha një zyrtar i Policisë së Burrelit. Drejtues të organit të akuzës së këtij rrethi bënë me dije se personat e arrestuar dhe të tjerë që mund të arrestohen janë mbajtur në përgjim nga korriku i vitit 2020. Disa…
Author: tirana
Policia ka arrestuar Arber Shollaj që akuzohet për tentativë vrasje. Sipas policisë, Arber Shollaj ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ai më datë 31.12.2021, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e një lavazhi, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Sh. Gj., 36 vjeç, pa i shkaktuar dëmtime. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme
Policia ka arrestuar 34-vjeçarin Arlen Hasanajn si autor të dyshuar për vendosjen e një sasie lënde plasëse në portën e banesës së presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Por, avokati i 34-vjeçarit, Ilia Ilia është shprehur për mediat se Hasanaj, në momentin që ka ndodhur ngjarja në Durrës ka qenë ne një qendër tregtare duke kryer blerje. Sipas avokatit, prania e Arlenit në qendrën tregtare provohet nga faturat tatimore të prera ditën e ngjarjes si dhe pamjet filmike. “Në datën dhe orën e caktuar, ai është ndodhur në vend tjetër. Ka qenë duke realizuar një sërë blerjesh në funksion të nevojave…
Këto janë gjashtë mënyra për ta kuptuar nëse telefoni juaj po përgjohet. Telefonët janë përgjuar në çdo kohë dhe sërish përgjohen, dhe kjo sigurisht që nuk i konvenon askujt, por si ta dini nëse telefoni juaj po përgjohet. Më poshtë ju sjellim 6 mënyra për ta kuptuar atë: 1.Kontrolloni se sa gjatë mban bateria e telefonit tuaj. Bateria e telefonit celular përdoret në rastet e dërgimit të SMS-ve apo informatave me zë, ose gjatë aktivizimit të mikrofonit. 2.Nëse qëndrueshmëria e baterisë zvogëlohet në mënyrë drastike sesa në rastet e zakonshme, telefoni juaj me gjasë përgjohet. 3.Kontrollojeni temperaturën e telefonit tuaj…
Deputeti Flamur Noka është kapur “mat” ditën e sotme gjatë seancës plenare, duke komunikuar me kundërshtarët politikë, Flamur Noka dhe Ulsi Manja. Në aplikacionin “Whatsapp”, Noka ka komunikuar sot me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. Biseda mban orën 12:17, kohë kur zhvillohej seanca plenare. “Lëre edhe njëherë Berishën për procedurë”, lexohet t’i ketë shkruar Noka, kryeparlamentares. Po ashtu ai ka komunikuar edhe me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.about:blank Ishin kamerat e Kuvendit që fiksuan pamjet, në një kohë që Noka herë pas here hedh akuza të rënda ndaj kundërshtarëve politikë. Kujtojmë se ky i fundit që prej 9 shtatorit, me…
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në seancën e zhvilluar ditën e sotme në Kuvend i bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër koronavirusit. Ai u shpreh se vendi ndodhet në fazën më aktive të valës së re të COVID-19. ‘Në fund të vitit që e lamë pas, më 26 dhjetor, varianti Omicron u identifikua edhe te ne. Në kohën kur e gjithë bota, por edhe rajoni po përballeshin me shifra alarmante të të infektuarve, ishte vetëm çështje kohe kur ky variant i virusit do të përhapej edhe në vendin tonë. Sot ndodhemi në fazën më aktive të kësaj vale. Në dyjavëshin…
Deputeti demokrat, Ervin Salianji, komentoi në rubrikën “Opinion”, rikthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha pas katër muajsh në Kuvend dhe akuzat e tij të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha. Për Salianjin, nuk janë të vërteta akuzat e Berishës se Basha bashkëpunon me Ramën, por sipas tij, sot në Kuvend u kuptua që vetë ish-kryeministri bashkëpunon me mazhorancën, pasi kjo e fundit i dha disa herë fjalën, edhe në shkelje të rregullores. Duke u ndalur te zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, Salianji theksoi se PD do të përfaqësohet me kandidatët më të mirë, të zgjedhura nga strukturat e partisë. “Berisha…
Po t’i hedhim një sy jetëgjatësisë së pres identëve të federatave të futbollit, anëtare të UEFA-s, do të shohim se spikatin shumë pak të tillë, mes tyre edhe ai i Shqipërisë, Armand Duka, që e mban këtë pozicion prej 20 vitesh, gjithsej pesë mandate, duke ia kaluar edhe Dukës së Kembrixhit. Rekordin për jetëgjatësinë në këtë post drejtues e mban presidenti i Federatës së San Marinos, Xhorxho Kreshentini, që është në krye të saj që prej vitit 1985. Ndërkohë, pas tij renditet direkt Armand Duka që është zgjedhur në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit që prej vitit 2002, kur…
Policia e Tiranës publikoi sot masat e marra për organizimin e derbit të kryeqytetit Dinamo-Tirana në stadiumin “Air Albania” në orën 16:45. Në njoftimin e fundit, organi i rendit në kryeqytet komunikon se tifozeritë e të dyja kampeve do të kenë këto rrugë për të kaluar: Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ – ‘Rruga “Bajram Curri’ – Rruga ‘Papa Gjon Pali II’ (Dinamo) dhe ‘Pallati i Operas – bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ – Sheshi ‘Nënë Tereza’- rruga “Lek Dukagjini’- stadium (Partizani). Rrugët që do të bllokohen duke nisur nga ora 14:00 janë: “Lek Dukagjini” përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”,…
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i rikujton kryetarëve të njësive të qeverisjes vendore ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme në 6 Mars, detyrimin që kanë për të lajmëruar me shkrim zgjedhësit e përfshirë në listën e zgjedhësve të shpallur tashmë nga zyrat e gjendjes civile për qendrat e votimit. Lajmërimi me shkrim i zgjedhësve duhet të përmbajë informacion mbi qendrën e votimit, vendndodhjen dhe adresën e saj, si dhe numrin rendor të zgjedhësit në listën e zgjedhësve të qendrës së tij të votimit.Zgjedhjet e pjesshme të datës 6 mars zhvillohen në një kohë të shkurtër, ndaj kryetarët e…
SPAK mbyll hetimin për vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, ndërkohë që i janë njoftuar akuzuat Viktor Ymerit i njohur si ‘Tori Xhihanës’. SPAK ka ngritur akuzë dhe për të dyshuarin Indrit Rusi për vrasjen e Klodian Saliut, ndërsa nesër pritet t’i komunikohen akuzat dhe Emiljano Shullazit
Deputeti i PD-së Edmond Spaho, mes ironisë pohoi se kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, foli në emër të Bashës. Spaho tha se shqiptarët e shohin se si janë të lidhur njëri me tjetrin. “Zoti Balla bëni mirë që flisni në emër të Lulit kur nuk është në sallë. Ai ka nevojë që ta mbështesni, se pa ju s’ja del dot. Pavarësisht ndonjë finde që bën në fund, fjalimin e kishit në emër të tij. Vazhdoni se kështu do e shohin shqiptarët se si jeni të lidhur njëri me tjetrin.”, tha Spaho.