Author: tirana

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano mori pjesë në analizat vjetore të punës së strukturave të Policisë që operojnë në qarqet Durrës dhe Tiranë. Nano pasi ka vlerësuar angazhimin e strukturave gjatë vitit 2021 dhe rezultatet e arritura nga ana e tyre, është ndalur edhe në problematikën dhe sfidat për vitin 2022. Në analizën e bërë, Nano ka theksuar se parandalimi i krimeve të rënda nuk ka qenë në favorin e tyre dhe për këtë gjë do të kërkojnë angazhim komplet të strukturave.

Read More

Një dashuri që lindi në shtëpinë e “Big Brother Vip”, mes Beatrix Ramosajt dhe aktorit Donald Veshaj bëri që këngëtarja të kryqëzohej nga ndjekësit. Kjo gjë ndodhi për arsye se Donaldi, kishte një histori dashurie të mbetur pezull me moderatoren Bora Zemani, me premtimin që i dhanë njëri-tjetrit, se do të sqarojnë gjërat kur të përfundojë eksperienca e aktorit në shtëpinë më të famshme. Kutia e pandorës, vendosi përballë një zgjedhje Arbrin, tenistin që ishte banorë i “Big Brother”. Ai zgjodhi që të vendoste në televotim, Einxhel, Donaldin e Beatrix. Ishte pikërisht këngëtarja ajo që nuk mundi të shpëtonte e…

Read More

Teksa Berisha vijon me ‘luftën’ e tij për të marrë drejtimin e PD si dhe synon të futet në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, SHBA i ka dhënë sot një tjetër ‘shuplakë’ të fortë. I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se Berisha nuk mund të jetë kurrsesi më fytyra e PD. “Presidenti Biden e ka bërë të qartë. Sekretari Blinken e ka bërë të qartë. Shtetet e Bashkuara do t’ju kërkojnë llogari të gjithë atyre njerëzve për angazhim në vepra të mëdha të korrupsionit ose në përpjekje për minimin e demokracisë anembanë botës dhe në…

Read More

Ne një seance parlamentare mesditën e se enjtes lideri i partisë me te madhe opozitare Syriza, Aleksis Tsipras ka paraqitur një mocion mosbesimi kundër qeverisë konservatore te kryeministrit Kyriakos Mitsotakis. Lëvizja politike e befte e kundërshtarit te tij Tsipras, vjen ne një moment kur Mitsotakis dhe kabineti i tij përballen me zemërimin e qytetareve per menaxhimin e vales se motit te keq si pasoje e te cilës mijëra njerëz mbeten te bllokuar ne unazën kryesore te Athinës me shume se 24 ore mes bores e te ftohtit, kryeqyteti grek thuajse u bllokua tërësish, mijëra familje mbeten pa energji elektrike dhe…

Read More

Arlen Hasanaj, i arrestuar se ka vendosur tritolin në derën e jashtme të shtëpisë së Armand Dukës, ditën e hënë është filmuar në një Qendër Tregtare 30 minuta para shpërthimit. Shqiptarja.com shkruan se Report TV ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë. Arlen Hasanaj, i arrestuar se ka vendosur tritolin në derën e jashtme të shtëpisë së Armand Dukës, ditën e hënë është filmuar në një Qendër Tregtare 30 minuta para shpërthimit. Report TV ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë. Hasanaj ka qenë në ‘Mekateg’, dhe për tu kthyer deri në Durrës duhen 20 minuta. Shpërthimi në shtëpinë  e…

Read More

Bashkimi Evropian ka mbështetur zgjatjen e mandateve të anëtarëve të Vettingut. Nëpërmjet një njoftimi në Twitter, ata thonë se përfundimi i plotë i këtij procesi është i rëndësishëm. Ata theksojnë më tej, se amendamenti për zgjatjen e vettingut duhet votuar nga të gjithë deputetët e Parlamentit shqiptar. Postimi i BE: Bashkimi Evropian mbeshtet fuqimisht zgjatjen e mandatit. Përfundimi i plotë i procesit të vettingut është i vështirë për integrimin evropian të Shqipërisë Hap i tillë sot në Kuvend me pamjen e projektit-amendamentit të kushteve për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut, për t’u votuar nga të gjithë deputetët.

Read More

Dashi Një javë e rëndësishme, e mbushur me zhvillime pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Parashikohet një lajm i mirë, një propozim ose një telefonatë e cila do bëjë që të përjetoni emocione të forta. Do të rivendosni kontakte me disa persona, të cilët kanë shumë rëndësi për ju. Edhe dashuria parashikohet mjaft e favorizuar. Demi Kjo e premte nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur për të lindurit e kësaj shenje. Do të ketë demoralizim dhe pamundësi për ti bërë gjërat siç duhet. Dikush do mundohet që ti bëjë gjërat edhe më shumë të pamundura për…

Read More

Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian ka miratuar të enjten përdorimin e pilulës antivirale Pfizer kundër COVID-19, e cila është për trajtimin e të rriturve nga sëmundje të rënda, në kohën kur të gjitha vendet po rrisin arsenalin për të luftuar variantin Omicron. Miratimi nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), lejon shtetet anëtare të BE-së të përdorin ilaçin pasi rregullatori dha udhëzime për përdorimin e tij urgjent në fund të vitit të kaluar. Italia, Gjermania dhe Belgjika janë në mesin e vendeve të BE-së që e kanë blerë vaksinën. EMA po ashtu është duke vlerësuar edhe aplikimin për miratim edhe…

Read More

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka shprehur të gjithë mbështetjen e solidarizimin e tij dhe të komunitetit të futbollit ndërkombëtar për Presidentin e FSHF-së, Armand Du ka, pasi një sasi tritoli shpërtheu në derën e shtëpisë së kreut të qeverisë së futbollit shqiptar të hënën. Përmes një letre Infantino është shfaqur i shokuar për këtë ngjarje të rëndë e të paprecedent, dhe thekson se Presidenti Duka ka të gjithë mbështetjen e futbollit ndërkombëtar në këto momente të vështira për të dhe për familjen e tij. “Mësova me tronditje të madhe dhe trishtim të thellë për sulmin e tmerrshëm në shtëpinë…

Read More

Nga Nikoll Lesi Sot shkoi në parlament, pas 4 muajve mungesë prej “Foltores”, ish-kryeministri Berisha. Foli, trazoi, turbulloi qetësinë e parlamentit dhe iku. Por ajo që ra në sy ishte se vetëm një deputet i PD-së, Tomorr Alizoti, i dha dorën Berishës. Të tjerët deputetë nga radhët demokrate as nuk ngritën kokën për ta parë në sy kur ai doli e foli në podiumin e Kuvendit. Bënin sikur nuk e shikonin! Dakort se Basha ka shkuar deri në armiqësi me të, por të tjerët deputetë që para 9 shtatorit 2021 ngriheshin në këmbë apo turreshin me vrap ti jepnin dorën?!…

Read More

Zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen më 6 mars në 6 bashkitë e vendit do të shoqërohet me mbledhjet e partive për të vendosur për të emrin e kandidatit. Por për Braçen kjo mënyrë ku drejtuesit e partive mblidhen ka marrë fund dhe se emri i kandidatit duhet të vendoset nga baza nga njerëzit dhe jo më nga disa drejtues partie. Vetëm në këtë mënyrë sipas Braçes, parti mund të energjizohet dhe të tërheqë edhe më shumë vota. “Koha kur partia njofton bazën për kandidatin ka marrë fund, është shumë e vjetër, kjo historia që mblidhemi ne të…

Read More

Partia Demokratike deklaron se Sali Berisha dhe Edi Rama janë bashkë, duke iu referuar dhe njëherë mesazhit të Flamur Nokës për kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla. Kushdo me sy në ballë e mend në kokë e kupton tashmë se në Shqipëri ka vetëm një opozitë, dhe ajo është PD, theksohet në deklaratën e PD. “Kur merresh vetëm me gënjeshtra dhe del e vërteta, ajo të dhemb edhe më shumë. Si ka mundësi që Flamur Noka i jep urdhra Linditës dhe Lindita bën siç do Flamuri dhe ia jep fjalën Berishës?! Kjo ndodh vetëm kur ata janë bashkë dhe kanë një…

Read More