Me mbështetjen e dy grupeve të FNSH Tiranë, SHÇBA zhvilloi operacionin e koduar “Basti i fundit”, në kuadër të të cilit janë ushtruar kontrolle në disa ambiente bar-kafe.Pas kontrolleve të kryera në disa ambiente ku janë gjetur sasi vlerash monetare, njësi kompjuterike, televizorë dhe pajisje të tjera për ushtrimin e veprimtarisë të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, SHÇBA referoi materiale shtesë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal në gjendje të lirë për 3 punonjës policie: S.H., 63 vjeç, Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Devoll;P.A., 62 vjeç,…
Author: tirana
Dështon Asambleja e shoqatës Rajonale të Futbollit në Gjirokastër. Shkak për një situatë të tillë është bërë mos hapja e ambienteve të stadiumit “Gjirokastra” nga ana e Bashkisë Gjirokastër që zoterën këto ambiente. Sipas anetarit të Komitetit Ekzekutiv te FSHF Arben Dervishaj, ky është një rast i paprecedentë, pasi paraprakisht Bashkia Gjirokastër ka rënë dakord për zhvillimin e kësaj asambleje në ambientet e stadiumit. Dervishaj ka theksuar se në bazë të statutit mbledhja do të zhvillohet brenda 24 orësh tashmë në një ambient tjetër.
Një 48-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi qëllonte me armë zjari në ajër. Kanë qenë qytetarët ata të cilët kanë njoftuar policinë. Uniformat blu bëjnë me dije se pas marrjes së njoftimit nga banorët se në Kodrën e Priftit, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë. Pas mbërritjes në vendngjarje efektivët kanë arrestuar në flagrancë, A. G., 48 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Priftit”. Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 pistoleta sportive të llojeve dhe markave të ndryshme që…
Beniada komentohet si një ndër banoret më të dashura të kësaj shtëpie. Mirëpo për Beniadën nuk kanë munguar as videot epike gjatë këtij reality-show. Një ndër to është edhe ajo e mbrëmjes së djeshme, ku ajo shfaqet duke imituar Einxhel, e cila dje iu nënshtrua edhe një operacioni në dorë si pasojë e një incidenti që pësoi brenda shtëpisë. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Një aksident fatal i ka marrë jetë një të riu 25-vjeçar shqiptar në Itali. Sipas shtypit vendas, 25-vjeçari i cili punonte si punëtor ndërtimi, po udhëtonte së bashku me 3 kolegë të tjerë me kamion. Por papritur mjeti devijoi nga rruga në Cingoli dhe doli jashtë karrexhatës e përfundoi i përmbysur. Si pasojë e këtij aksidenit humbi jetën 25-vjeçari shqiptar, ndërsa 3 punëtorët e tjerë mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital. Aksidenti rrugor ndodhi mbrëmjen e së premtes.
Policia e Elbasanit bllokoi pasditen e djeshme një makinë luksoze pasi dyshohet se është blerë me të ardhura që kanë burim aktivitete të jashtëligjshme. Abcnews.al mëson se bëhet fjalë për një makinë tip “Lamborghini” me vlerë rreth 200 mijë euro, në pronësi të një 36-vjeçari nga një fshat pranë Elbasanit. Bllokimi i makinës është bërë sipas parashikimeve të ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”. Burime bëjnë me dije se makina ndodhet në komisariat, ndërsa policia nuk ka bërë ende asnjë njoftim zyrtar për rastin në fjalë, në pritje të mbylljes…
Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta janë bërë të tre bashkë. E sipas tij, qëllimi i tyre është shkatërrimi i Partisë Demokratike. Në një takim me anëtarë të Degës 2 të PD në Tiranë, Basha tha se njëri koordinon sulmin ndaj Partisë Demokratike, tjetri financon Foltoren dhe i treti zbaton planin për të shkatërruar PD-në. PJESË NGA FJALA E LULZIM BASHËS: Por kemi padiskutim edhe gabimet tona, një pjesë të përgjegjësive për ato premtime të pambajtura si fjala bie në raport me dy shtresa shumë të rëndësishme që nuk kanë ku të përplasen tjetër,…
Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, ka kritikuar deputetë të Partisë Demokratike si edhe vetë kryedemokratin Basha, duke theksuar se ‘lider’ nuk të bëjnë ambasadorët. Shehu shprehet se një lider arrin të jetë i tillë nga mbështetja që merr nga njerëzit. Në një reagim në ‘Facebook’, Shehu thekson se tashmë po ndjehet era e ndryshimit të vërtetë opozitar, që sipas tij është e vetmja mundësi për të përmbysur këtë regjim.
Astrologët kanë zbuluar se deri në fund të dimrit do t’ju presin lajme të mira. Nga dashuria te karriera, kjo periudhë do të jetë plot mundësi ndryshimi për këto shenja të Horoskopit. A jeni ju njëra prej tyre? Peshqit Jupiteri është në shenjën tuaj pas 12 vitesh ndaj është koha që ëndrrat të realizohen. Kjo është një periudhë konkretizimi planesh ndaj shkurti do t’ju befasojë me mundësi të favorshme në biznes. Është koha të ndërmerrni rreziqe sepse planetët punojnë për ju. Disa persona të kësaj shenje do të vendosin shpejt të martohen. Bricjapi Turma planetare në shenjën tuaj sjell dashuri…
Moderatorja Xhemi Shehu do të rikthehet në ekranin e “Top Channel”, në krah të ish-partnerit Salsano Rrapi, duke larguar partneren e tij aktuale në “Portokalli”, Fjoralba Ponarin. Pas rreth 1 viti e gjysmë pas largimit të shumëpërfolur, Xhemi dhe ish-regjisori i Portokallisë, Altin Basha, do të rikthehen sërish nën logon e këtij televizioni. Lajmi është konfirmuar nga prezantuesi Salsano Rrapi, i cili zbuloi se vijnë me një program të ri që do moderohet nga ai dhe Xhemi Shehu, ndërsa Altin Basha do të jetë regjisor. “Po, Xhemi Shehu do të rikthehet përkrah meje, ose unë përkrah saj në një program…
E ardhmja e Armando Brojës vijon të mbetet mister. Sulmuesi shqiptar ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave në pjesën e parë të sezonit, ku ka arritur të shënojë 7 gola në 21 ndeshje. ‘Lufta’ për të siguruar shërbimet e tij bëhet tepër e madhe, teksa pas Sauthempton, që ka dërguar ofertë zyrtare në drejtim të Chelsea, garës i është bashkuar dhe Evertoni.Sipas “Teamtalk’, skuadra nga Liverpuli po mendon seriozisht të firmosë me 20-vjeçarin, ku duket tepër i impresionuar me lojën e qendërsulmuesit. I vlerësuar me 40 milionë Euro nga CIES, Broja është sigurisht një blerje e kushtueshme për këdo skuadër,…
Pas operacionit që kreu ditën e djeshme, Einxhel Shkira do të rikthehet në ‘Big Brother VIP’. Produksioni ka konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar duke thënë se moderatorja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe së shpejti do të rikthehet në garë. Stafi bën me dije se vendimi është marrë pas konsultimin me ekipin mjekësor. Gjatë spektaklit u transmetuan pamjet nga momenti që Einxhel la shtëpinë për të shkuar drejt spitalit. Ajo ndoqi live spektaklin nga spitali, nga ku falenderoi banorët për ndihmën që i dhanë pas incidentit që pësoi. “Banorët më kanë dhënë një suport dhe shërbim maksimal në shtëpi.…