Grupi i Rithemelimit të Partisë Demokratike në degën e Lushnjës ka propozuar katër emra që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale. Klevis Balliu, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD bën të ditur se, katër emrat që do të votohen nga anëtarësia janë Arben Zajmi me profesion Jurist dhe ekonomist, Elton Bano gjithashtu Jurist, Eurion Iliazi mësues dhe Indrit Qerimi me profesion po ashtu mësues. Më 30 janar, emrat e propozuar do të shkojnë në votim nga anëtarësia për të nxjerrë një emër të vetëm në garë. Deri më tani, mbështetësit e Sali Berishës thonë se gara…
Author: tirana
Qyteti i Korçës është “zhytur” në errësirë mbrëmjen e sotme. Shkak i shkëputjes së energjisë elektrike është bërë një defekt në nënstacionin e qytetit të Korçës. Gjatë kohës që Korça ka rënë në errësisë të plotë, kreu i PD, Lulzim Basha me mbështetësit e tij po bënte xhiro në pedonalen e qytetit. Në kushte errësire, ka qenë i detyruar të hyjë në një nga baret e këtij qyteti në pritje të ardhjes së energjisë elektrike.
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Konkursit të Vitit të Ri 2022, i cili u çel përmes pop-up-it në Platformën e Bashkëqeverisjes në muajin dhjetor 2021. Në këtë konkurs morën pjesë 711 pjesëmarrës, në tre kategori të ndryshme: fotografia e vitit, videokërkesa ime dhe urimi im. Kreu i qeverisë shpërndau personalisht çmimet për fituesit dhe falenderoi të gjithë pjesëmarrësit që iu përgjigjën ftesës spontane që ai bëri në faqen e tij zyrtare në Facebook. Rama parashtroi edhe synimin që ky konkurs të bëhet një traditë edhe për vitet e mëpasshme, për të…
Raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit të ri në Itali ka dështuar, pasi asnjë kandidat nuk arriti që të sigurojë shumicën prej dy të tretave të votave në parlament. Ashtu si në dy raundet e mëparshme të hënën dhe të martën, shumica e ligjvënësve dorëzuan fletë votimi të zbrazëta për shkak se kampet politike nuk ranë dakord për një kandidat të përbashkët gjatë negociatave. Pas tërheqjes së ish-kryeministrit Silvio Berlusconi nga gara për postin më të lartë në shtet, negociatat midis drejtuesve të partive për një kandidat të mundshëm u intensifikuan. Të enjten, në ditën e katërt të votimit,…
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për urdhër-mbrojtje të paraqitur nga një 53-vjeçar, i cili ka pretenduar se dhunuesja e tij ishte vajza me të cilën kishte lidhje jashtë martesore. Në rolin e paditësit, 53-vjeçari me inicial të emrit S. ka kërkuar në gjykatë urdhër mbrojtjeje nga e dashura. Ai i ka treguar gjykatës se 35-vjeçarja me të cilën ndante një raport intim po i ushtronte presion psikologjik. Sipas tij, pas një prej zënkave se përse nuk i ishte përgjigjur në telefon, mikja e tij edhe e kishte denoncuar në polici, duke pretenduar dhunë dhe madje kishte marrë urdhër mbrojtje.…
Militantët e Sali Berishës e kanë pritur me protestë kreun e PD-së, Lulzim Bashën pasditen e sotme në Korçë. Me thirrjet ‘Basha ik’ dhe pankarta nëpër duar, ata u mblodhën në hyrje të kinemasë së Korçës, ku do të zhvillohet takimi i Bashës me demokratët. Mbështetësit e Berishës nuk i kursyen as sharjet, duke bërë që të përplasen me simpatizantët e Bashës. Edmond Spaho ka publikuar dhe pamjet duke shkruar: Ja rrugacët e Bashës në Korçë se si sulmojnë demokratët të cilët nuk e dëshirojnë në qytetin e tyre.
Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha për kreun e PD së Mallakastrës Agron Kapllanaj. Duke i konsideruar sulmet të padenja, Bardhi thekson se Agron Kapllanaj është një nga demokratët më të votuar dhe më të respektuar në zonën e Fierit. “Agron Kapllanaj ka zgjedhur PD dhe demokratët, prandaj sulmohet paturpësisht nga Sali Berisha. Asnjë mashtrim i Sali Berishës nuk e ndryshon dot faktin se demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, jo hallin e tij personal. Demokratët po e braktisin dita ditës”, tha Bardhi. Sa u përket akuzave që Berisha bëri…
“Nëse Rusia sulmon Ukrainën, ne jemi të gatshëm të mbrojmë tokën tonë”. Kështu deklaroi Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Ukrainë, Shahin Omarov. Prej gati dy muajsh, situata nuk duket aspak e qetë në Ukrainë, pas dërgimit të trupave ushtarakë nga Rusia në kufi. Duke sjellë në vëmendje historikun e përplasjeve dhe tensioneve që ka pasur Rusia me Ukrainën, Omarov thotë për RTSH24 se situata nuk është më si ajo e 2014. “Kur në 2002 ish-Presidenti i Ukrainës, Leonid Kuchma, duhet të nënshkruante marrëveshjen me Bashkimin Europian, ai refuzoi që ta bënte këtë dhe për këtë populli i Ukrainës u…
Horoskopi kinez bazohet në një cikël 12-vjeçar, ku çdo kafshë përfaqëson një vit të caktuar. Shenjat e horoskopit kinez përcaktohen nga viti i lindjes. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Burbuqe Spahiu, drejtoresh ekzekutive e Shoqatës Kulturore Alb- China ka bërë një përshkrim të shkurtër për secilën shenjë. Ajo ka treguar se si do të jetë viti 2022 për të gjithë personat kuriozë. Tigri: Është mbreti i kafshëve. Personat që kanë lindur në këtë shenjë janë të guximshëm. Kërkojnë disiplinë ndaj vetes dhe të tjerëve. Ky vit do të jetë sfidues, i suksesshëm për personat e lindur në shenjën e…
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka dalë paska nga profili i politikanes sot në rrjetet sociale duke ndarë një video ku një çift i ri shfaqet duke realizuar një sfidë në kërcim Në video, Kryemadhi ka etiketuar të shoqin, presidentin Ilir Meta duke e ftuar kështu në një kërcim. Nga ana tjetër presidenti nuk e ka ripostuar në Story “ftesën” e të shoqes. View this post on Instagram A post shared by Dance Goals – Official Page ❤️ (@dancegoals)
Kreu i Vatikanit u kërkoi prindërve të fëmijëve homoseksualë që të mos i përbuzin apo dënojnë ata, por t’u ofrojnë mbështetje. Komentet e tij erdhën gjatë audiencës së përjavshme në referencë të vështirësive me të cilat përballen disa prindër. “Prindërit që shohin orientim seksual ndryshe tek fëmijët e tyre dhe si të përballen me një fenomen të tillë, duhet t’i shoqërojnë fëmijët dhe jo të fshihen pas një qëndrimi dënues”, deklaroi kreu i Kishës Katolike. Papa Françesku më herët tha se homoseksualët kanë të drejtë të pranohen nga familjet si fëmijë dhe vëllezër e motra. Ati i Shenjtë shtoi se…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano mori pjesë në analizën vjetorë të Drejtorisë Vendore të Policisë dhe Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin në Shkodër. Përpara punonjësve të rendit të Shkodrës, Nano kërkoi më tepër impenjim në luftën kundër krimit të organizuar. Ai premtoi zero tolerancë ndaj punonjësve të policisë që shpërdorojnë detyrën. “Duhet më tepër punë parandaluese dhe forcë reaguese ndaj çdo individi/grupi kriminal. Tolerancë zero ndaj krimit dhe ndaj çdo punonjësi policie që shpërdoron besimin që i është dhënë apo tradhëton parimet dhe kolegët”, tha Nano. Më tej, kreu i Policisë së Shtetit foli dhe për…