Nard Ndoka është njëri prej aleatëve të Partisë Demokratike që ka dalë hapur kundër Lulzim Bashës, që në deklarata publike e ka vlerësuar si “të dështuar dhe që duhet të largohet” sa më shpejt nga drejtimi i PD. “Me lën cigaren e Lulin, nuk është kurrë vonë”, shkroi ai. “Cigarja demton shëndetin, Luli pluralizmin dhe vendin!”, thotë Ndoka.
Author: tirana
Një limon i plotë përmban 139% të dozës së rekomanduar të vitaminës C. Kjo e bën limonin, një prej agrumeve më të mira për shëndetin e organizmit. Përveç vitaminës C, limoni është i pasur edhe me vitaminën B6, A, E por edhe mineralet kalçium, hekur, magnez, klium, zink, fosfor dhe bakër. Limoni është një agrume e pasur me antioksidantë që luftojnë sëmundjet si kanceri, diabeti, konstipacioni, tensioni i lartë i gjakut e të tjerë. Në mjekësinë popullore besohet se lëngjet e pasura me vitaminë C mund të shkrijnë gurët në veshka, por këto pretendime nuk janë të mbështetura plotësisht nga…
Lulzim Basha ka mbërritur në Korçë ditën e sotme për të zhvilluar një takim me mbështetësit e tij demokratë, ndërsa nuk kanë munguar as incidentet! Një i shoqëruar në komisariat nga mbështetësit e Berishës të cilët ndodheshin jashtë ambientit ku po zhvillon Basha takimin Militantët e Sali Berishës e kanë pritur me protestë kreun e PD-së, ndërsa dëgjohet të thonë ‘Basha ik’ në hyrje të kinemasë së Korçës, ku po mbahet takimi i Bashës me demokratët. Nuk mungoi tensioni. Mbështetësit e Berishës nuk i kursyen as sharjet, duke bërë që të përplasen me simpatizantët e Bashës. E pranishme ishte edhe…
Socialistët nuk përjashtojnë mundësinë e të vendosurit për herë të një grua në krye të shtetit. Këtë e konfirmon dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla në një intervistë për Klan News. “Nuk përjashtohet të jetë një grua në krye të shtetit. Ajo që është e rëndësishme është të kemi një person me integritet moral dhe professional, dhe të ketë mbështetjen si një figurë politike apo publike nga populli”. Në rast se Gjykata Kushtetuese shkarkon Presidentin para se t’i mbarojë mandati, Lindita Nikolla do të bëhet e para Presidente grua edhe pse përkohësisht. Por a ka marrë një propozim kryetarja e…
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 1562 raste të reja me COVID nga 5779 testime të kryera në total. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar gjashtë humbje jete nga COVID, konkretisht një qytetare nga Kruja 65 vjeçe, dy qytetarë nga Tirana të moshave 67-73 vjeç, një qytetare nga Kavaja 71 vjeçe, një qytetar nga Saranda 74 vjeç, një qytetar nga Elbasani 85 vjeç. Janë 23,419 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 127 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 1642…
Plagosje me thikë brenda një lokali në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 17 te qytetit, ndërsa mësohet se një grup prej tre të rinjsh janë konfliktuar fizikisht dhe me pas kanë qëlluar njërin me thikë. Ai është transportuar në spital në sallën e urgjencës. Të dhënat paraprake dëshmojnë se i plagosuri është në gjendje të rëndë
Floriani ishte 4 vjeç kur humbi të dy prindërit. Asokohe nuk e kuptonte cfarë kishte ndodhur, por me kalimin e viteve, mësoi që babanë ia vranë, e në vendin ku jetonte, ligji që ishte kanuni parashikonte gjakun. Pas 13 vjetësh nga dita kur Floriani humbi të dy prindërit, vendosi të marrë gjak te familja Lekgjonaj për të atin. Lek Lekgjonaj, ishte pa faj, por u vra vetëm se ishte vëllai i personit që i kishte vrarë babanë. ” Nuk jam hakmarrës, thjesht rikthej nderin”, “Mos u dorëzo kurrë, gjërat e mëdha kërkojnë kohë”, “Rrini gati për gjithçka, shkaku se jeta…
Ambasada e SHBA në Tiranë ka ndarë një video ku në aeroplanmbajtësen amerikane USS Harry S. Truman valëvitet flamuri shqiptar. Ajo e cilëson vizitën e ambasadores Yuri Kim dhe drejtuesve të lartë shqiptarë si një piketë në marrëdhëniet mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes. “Në frymën e bashkëpunimit të ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, dhe si aleate të NATO-s, aeroplanmbajtësja USS Harry S. Truman e Marinës së Shteteve të Bashkuara valviti flamurin shqiptar krah atij amerikan këtë muaj, ndërsa ekuipazhi i saj mirëpriti një delegacion me zyrtarë të lartë shqiptarë, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim…
Beniada, një nga banoret e Big Brother VIP Albania është dënuar nga Vëllai i Madh pasi prishi derën e dollapit dhe u përpoq të fshihte provat. Në spektaklin e mbrëmjes së kaluar, “Vëllai i Madh” vendosi ta dënojë Beniadën duke e detyruar t’i dhurojë banorëve ëmbëlsira, pa mundur t’i konsumojë vetë ato. Mëngjesin e sotëm, ajo ka shkuar pranë krevatit të Arjolës duke i zbuluar “sekretin”. “E kam fsheh një ëmbëlsirë për veten”, i tha Beniada. Ajo kishte nxjerrë dy copa ëmbëlsirë dhe i kishte vënë në pjesën e sipërme të banakut në mënyrë që banorët e tjerë të mos…
Deklarta e Monika Lubonjës në BBV se ‘kosovarët shkojnë më shumë në Dubai’, ka sjellë reagimin e ish-velinës, Kejvina Kthella dhe modeles, Arta Nitaj. Kejvina Kthella postoi një foto dhe shkroi: “Nga Dubai pra”, ndërsa u ripostua nga shoqja e saj me mbishkrimin: “Aty pra aty”, për të ironizuar atë çfarë tha aktorja në shtëpinë e famshme. Pas këtij postimi ish-velinës i kanë dërguar mesazhe ofenduese në rrjetin social Instagram dhe ajo vendosi të publikojë një prej tyre. “2 k*rvat më të mëdha të Shqipërisë”, i shkroi ndjekësi, që më pas vazhdoi: “Kështu je kukull, por gjestet që bën s’të…
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë pasdite në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas raportimeve, S.S., ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Gjendja e saj raportohet jashtë rrezikut për jetën. “Më datë 26.01.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasja S. S., duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Qeveria ka marrë sot vendimin për mbulimin e shpenzimeve për kurimin e gjyqtarit të Apelit në Shkodër, Fuat Vjerdhës. Vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton shumën prej 3 mln lekësh që do të shkojnë për kurimin e gjyqtarit. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa pagesa do të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit. Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.