Dhjetëra qytetarë në Prishtinë protestuan të mërkurën kundër propozimit për shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike. Duke mbajtur pankartë ku shkruhej “Asnjë cent më shumë”, qytetarët marshuan në sheshet kryesore për t’u ndalur para ndërtesës së Qeverisë, nga ku kundërshtuan propozimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për tarifat e reja të energjisë. “Po ballafaqohemi me shantazhin e Qeverisë për shtrenjtim të energjisë”, tha njëra prej organizatoreve të protestës.Qytetarët, me propozimin e ZRRE-së, u tha se po ia paguajnë rrymën edhe bizneseve dhe veriut. “Në këto kushte, sipas propozimit të ZRRE-së, qytetarët e Kosovës, me një pagë minimale prej…
Author: tirana
Dënohet me 25 vite burg Blendi Teta, i vetmi i arrestuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Pas 12 seancash shtyrjesh, gjykata dënoi me 25 vite burg Blendi Tetan me akuzën e vrasjes së kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Teta u arrestua fillimisht pas dyshimeve për akuzat e moskallëzimit të krimit dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, por më pas akuza ndaj tij ndryshoi në vrasje dhe dosja e tij u nda nga të dyshuarit e tjerë. Prokuroria deklaroi se motivi i vrasjes ishte përplasja e dy grupeve kriminale që ishin në rivalitet…
Ministrja e Arsimit Evis Kushi foli sot pas mbledhjes së qeverisë për ndërprerjen e procesit mësimor për tre ditë si dhe rikthimin e nxënësve e mësuesve nesër në shkolla. Ajo tha se temperaturat ishin jo të zakonshme për një vend si Shqipëria dhe se vendime të tilla kanë marrë dhe Greqia e Turqia për shkak të motit. “Lajmi i mirë është që nesër të gjithë nxënësit dhe mësuesit do të kthehen në shkolla, pasi sipas parashikimeve të motit do të ketë përmirësim të temperaturave. Temperaturat ishin jo të zakonshme për një vend si Shqipëria. Kjo nuk është një gjë që…
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe mallrave, duke e kaluar atë për votim në parlament. Lajmi u njoftua nga ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, në daljen për mediat pas mbledhjes së qeverisë, e cila u shpreh ndër të tjera, se marrëveshja u firmos në mbledhjen e dy qeverive mbajtur në Shqipëri. “Miratuam projekt ligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, sot kjo marrëveshje shkon në parlament për të gjithë procesin e ratifikimit dhe…
Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati ka dhënë dorëheqjen nga posti i Drejtuesit Politik të Qarkut të Shkodrës. Bushati thekson se PD po kalon momente të vështira dhe se ai është bindur se demokratët duhet të bashkohen dhe të ringrihen. “Mendoj se me këtë tërheqje timen, krijohen mundësi për energji dhe impulse që do t’i shërbenin PD me synim përbashkimin. E po ashtu, hapen shanse për promovimin e emrave të rinj. Do të vazhdoj padyshim të jem përfaqësues dhe deputet i Partisë Demokratike dhe do të mbroj deri në fund interesat e qytetarëve të Shkodrës e në veçanti të mbështetësve…
Presidenti Ilir Meta ka ironizuar ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimajt, lidhur me deklaratën e saj se kontrollet në bizneset e Agron Dukës, vëllait të kreut të federatës Armand Duka, janë një rastësi dhe nuk kanë lidhje me debatin në FSHF. Meta teksa publikon fjalën e Ibrahimajt, thotë me nota ironie se domosdoshmëria e çan rrugën përmes rastësisë. Ai shton më tej se pikërisht deklarata e ministres, i shkon për shtat kësaj shprehjeje. “Domosdoshmëria e çan rrugën përmes rastësisë kemi mësuar dikur në shkollë. Qenka e vërtetë. Apo jo? Ja një provë se si rastësia i ka çarë rrugën domosdoshmërisë. Ha…
Gjeneral brigade Ilir Xhebexhia mori sot zyrtarisht detyrën e komandantit të Komandës Mbështetëse në Forcat e Armatosura. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast ishin të pranishëm ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor Bajram Begaj dhe komandantë të forcave të FA.Në fjalën e tij, ministri Niko Peleshi vlerësoi përkushtimin, seriozitetin dhe profesionalizmin, me të cilin, gjeneral brigade Ilir Xhebexhia ka kryer deri tani detyrën e Komandantit të Forcës Detare. “Kjo komandë është e pazëvendësueshme, bën një punë të jashtëzakonshme në atë që publiku e njeh më së shumti rolin përgjatë gjithë…
Në fjalën për mediat, ku njoftoi vendimet e qeverisë, Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj iu përgigj interesit të gazetarëve lidhur me kontrollin Tatimor në bizneset e Agron Dukës, në kohën kur i vëllai, Armand Duka ëshë përfshirë në debatin për kreun e FSHF. “Në fakt administrata funksionon në bazë të ligjeve dhe procedurave tatimore. Rasti në fjalë ka qenë rastësi në këtë moment, vjen pas një sërë denoncimesh. Administrata ka detyrimin t’i mbyllë brenda një afati 7 ditor. Janë subjekt i kontrolleve të shpeshta, për uljen e informalitetit.” u shpreh Ibrahimaj.
Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaron se zgjedhjet e lira duhet të jetë qëllim i gjithë shqiptarëve që ardhmja e tyre të jetë më e mirë. Duke iu referuar raportit të Transparency International për indeksin e perceptimit të korrupsionit, ku këtë vit Shqipëria kishte rënë me një pikë, Basha shkruan në “Twitter” se sot e është e qartë për të gjithë: pa zgjedhje të lira Shqipëria do të mbetet nga vendet më të korruptuara. “Ajo që kemi thënë gjatë gjithë kohës, madje edhe më të bindur që nga 25 prilli, tashmë është e qartë për të gjithë. Pa zgjedhje të…
Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie për 6 njësi të qeverisjes vendore që do të mbahen në datën 6 mars 2022. Njësitë vendore ku do të mbahen këto zgjedhje janë: 1. Bashkia Shkodër, qarku Shkodër;2. Bashkia Dibër, qarku Dibër;3. Bashkia Durrës, qarku Durrës;4. Bashkia Vorë, qarku Tiranë;5. Bashkia Rrogozhinë, qarku Tiranë;6. Bashkia Lushnjë, qarku Fier. Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 654,538 shtetas shqiptarë me të drejtë vote.10,134 zgjedhës votojnë për herë të parë. 135 shtetas nuk…
Papa Francesku u bën thirrje prindërve që të mos i dënojnë fëmijët homoseksualë. Në audiencën e përgjithshme, Bergoglio iu drejtohet me një mendim të veçantë çifteve që duhet të përballen me problemet e fëmijëve të tyre. “Si ta menaxhojmë këtë: duhet t’i shoqërojmë dhe të mos fshihemi në një qëndrim dënues”, rithekson ai. Më pas Ati i Shenjtë shpjegon se nuk mund të përshëndesë besimtarët për shkak të një problemi shëndetësor. “Kam një problem në këmbën e djathtë, një ligament në gju është me inflamacion, një problem që u ndodh të moshuarve”. Mund të ketë shumë arsye për fërkime me…
Në lojën e sekreteve janë zbuluar detaje që nuk i dinim rreth personazheve në Big Brother Albania VIP. Aktorja Arjola Demiri ka treguar se në një periudhë të vështirë të jetës, një grua i ishte ofruar për ndihmë. Por me kalimin e kohës, gruaja në fjalë e kishte kaluar simpatinë e saj në dashuri. Kështu kishte krijuar një pëlqim për aktoren dhe ia kishte shprehur. “Në një periudhë të vështirë të jetës, një grua më ofroi ndihmë, por me kalimin e kohës, ajo u dashurua në mua”, ka deklaruar Arjola në dhomën e rrëfimit. Ndërsa Demiri është tërhequr nga raporti…