Author: tirana

Vazhdon ngërçi në Gjykatën e Lartë. Teksa pritet zgjedhja e tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Gjykata e Lartë nuk ka kourimin e duhur për të dërguar propozimet e saj pasi ajo ka vetëm 9 gjyqtarë nga numri i përgjithshëm prej 19 gjyqtarësh, ndërkohë që sipas ligjit nevojiten të paktën 10 gjyqtarë për të konsideruar të vlefshme mbledhjen e posaçme për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë situatë, është vendosur qe Këshilli i Larte Gjyqësor te plotësoje numrin e nevojshëm te anëtarëve të Gjykatës se Larte për zgjedhjen e anëtarëve të  Kushtetueses. Sipas nenit 125 të Kushtetutës së Republikës…

Read More

Sikundër ndodh me shumë shërbime të tjera të skemës së sigurimeve shoqërore, edhe vërtetimi për periudhat e punës të kryera në ndërmarrjet shtetërore para vitit 1994 mund të merret online nëpërmjet portalit “e-albania”. Çdo person që ka qenë i punësuar pranë këtyre strukturave mund të konfirmojë nëpërmjet vërtetimit përkatës, vjetërsinë e punës të vlefshme për plotësimin e kushteve të daljes në pension. Në ndryshim nga aplikimet e tjera, për të marrë këtë vërtetim nuk kërkohet asnjë dokumentacion shoqërues gjatë procedurave që do të duhet të kryeni online në portal. Hapi i parë që duhet të ndiqni për sigurimin e vërtetimit…

Read More

Përmes në postimi në rrjetet sociale, Edmond Spaho ironizon lëvizjet e Bashës dhe tallet me Enkelejd Alibeajn që mori postin e Helidon Bushatit si drejtues politik i Shkodrës. “Urime të nxehta për këtë sihariq!!! Sa shumë kishim nevojë!!! U bë deti kos. Që nga Shkodra gjer në Vlorë partia po shpërndahet si vaji në lakra. Ta dinte Fan Noli nuk do e kishte bërë thirrjen që të ngriheshin që nga Shkodra gjer në Vlorë. Pas dorëheqjes së Kryetarit të grupit parlamentar dhe zëvendësimin me Alibeajn, pasi e çuan drejtues politik në Vlorë ku me beteja legjendare kaliti celikun e Lulit,…

Read More

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar tetë punonjës të Ministrisë së Shëndetësisë për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, bëhet me dije se Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë ushtrimit të auditimit financiar dhe i përputhshmërisë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka konstatuar shkelje të kryera nga ana e tetë funksionarëve të MSHMS, institucioneve në varësi të saj, si dhe dy punonjës të ATRAKO, lidhur me procedurën për “Koncesionin/ partneritetin publik privat, për ofrimin e…

Read More

Djali që shikoni në foto, është vetëm 13-vjeç e megjithatë ai është autor i më shumë se 200 vjedhjeve të dokumentuara nga Policia e Tiranës. I mituri me inicialet E.K., i cili sipas ligjit duhet të ishte në shkollë, por atë thuajse çdo javë e gjen të shoqëruar në komisariatet e kryeqytetit. Aktiviteti kriminal i të miturit nga komuniteti rom shtrihet në disa zona të ndryshme. Ai është kapur shpesh herë nga Komisariti nr.1, 3, 4 dhe 6. Disa herë është ndaluar në flagrancë dhe e ka pranuar qetësisht se ai është autori i vjedhjeve të disa dyqaneve, biçikletave, banesave…

Read More

Nga Eduard Zaloshnja Ministria e Brendshme ka publikuar sot listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie për 6 njësi të qeverisjes vendore që do të mbahen në datën 6 mars 2022. Pothuaj 655 mijë shtetas të rritur (18 vjeç e sipër) do të kenë të drejtën e votimit më 6 mars. Por vetëm 55% e tyre (ose 360 mijë) banojnë aktualisht në Shqipëri (bazuar në ekstrapolimin e të dhënave më të fundit të INSTAT-it). Dhe mendja ta do se vetëm fare pak nga ata që janë në emigracion do të vijnë të votojnë më 6…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pyetjen e radhës të Këshillimit Kombëtar, ku i kërkohet mendim qytetarëve në lidhje me “Ballkanin e Hapur”. “Ka njerëz që besojnë se krijimi i nismës “Ballkani i Hapur” midis Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor është në interes të Shqipërisë. Të tjerë thonë se kjo nismë nuk i sjell përfitime Shqipërisë. Si mendoni ju?”, thuhet në pyetësorin e publikuar nga kryeministri Rama. Ndërkohë qytetarët kanë 3 opsione për përgjigje. Besoj se “Ballkani i Hapur” është një nismë e dobishme për Shqipërinë dhe paqen në rajon. Besoj se “Ballkani i Hapur” nuk është një nismë e…

Read More

Nga Mitro Çela Të tre në Greqi. Azemi ishte kryetar delegacioni dhe shofer. Pretendonte se e ngiste më mirë makinën se Filipi. Në Athinë na u bënë nderet maksimale, fjetëm në hotel me pesë cepa (Hilton), vizituam dy-tre buzukë, na priti ministri i Jashtëm Samaraj. Në kthim, pasi kaluam Janinën qëndruam në Kakavijë. Pasi hodhi një vështrim në godinën e doganës, Filipi tha: – Ne Azem, jemi udhëheqës. Shiko Flamurin! I grisur. Copë-copë. Nuk e lëviz as era. Turp për qeverinë tonë demokratike! Në kohën e Enverit, flamuri valëvitej krenar?! Na merr inat i uruari Azem! Ishte i prerë për…

Read More

Ajo ka qenë e dënuar për ushtrim prostitucioni. Kur mbaroi burgun, u kthye në shtëpi. I vëllai, jo vetëm që nuk e ka pritur mirë të kaluarën e të motrës, por ka vendosur që ta “edukojë” atë përmes dhunës. Duket se për ta mbajtur nën kontroll vajzën, ka shprehur qëndrim pranues edhe e ëma. Në kushtet kur 38-vjeçares i kërkohej llogari për hyrje-daljet nga shtëpia dhe pyetej për çdo gjë që bënte, ajo ka vendosur të trokasë në polici me bindjen se oficerët do ta besonin dhe do ta arrestonin të vëllain. Historia e pazakontë u vendos në dispozicion nga…

Read More

Roberto Mancini rikthehet të flasë në konferencë për shtyp. Trajneri i kombëtares italiane iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, duke prezantuar zborin në Coverciano që do të zhvillohet deri të premten, në funksion të “play-off-it” për hyrjen në Botërorin e Katarit: “Janë dy seanca stërvitore, sot dhe nesër, më pas ndeshja të premten në mëngjes. Do të provojmë disa situata të ndryshme taktike. Janë dy ditë, jo shumë. Do t’i provojmë gjërat pak më ndryshe, ndoshta është gjithashtu e drejtë të vlerësojmë ata që nuk janë thirrur për një kohë të gjatë, si Balotelli apo të tjerë. Ky stazh mund të…

Read More

Kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi sot një takim me dekanët dhe rektorët e universiteteve publike të kryeqytetit, në vijim të përgatitjes së programit për Kryeqytetin Europian të Rinisë. Teksa rikujtoi kohën kur bëhej beteja për mbylljen e universiteteve si “Vitrina” dhe “Kristali”, duke përmendur investimet e bëra në universitete, Veliaj nënvizoi se kjo betejë duhet të niste nga diku, që sot të rinjtë të merrnin arsimimin e duhur. Veliaj pohoi se e njëjta situatë po ndodh edhe me betejën me FSHF-në, në mënyrë që situata me sportin në vend të ndryshojë dhe t’u hapet rruga fëmijëve dhe të rinjve të ndjekin…

Read More

Lulzim Basha ka emëruar drejtues politik në Shkodër, Enkelejd Alibeaj. Emërimi i Alibeajt vjen pas dorëheqjes së Helidon Bushatit.Në një deklaratë Partia Demokratike bën me dije se Shkodra e ka të domosdoshme drejtimin nga një funksionar i lartë i PD dhe për këtë arsye është zgjedhur nënkryetari, Alibeaj. Deklarata e plotë: Duke e konsideruar qarkun Shkodër si një nga qarqet më të rëndësishme për Partinë Demokratike, Kryetari i Partisë Demokratike ka vlerësuar se qarku Shkodër ka të domosdoshme drejtimin nga një funksionar i lartë i PD dhe ka zgjedhur si Drejtues Politik të qarkut Shkodër, Nënkryetarin e PD dhe Kryetarin…

Read More