Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshendetur apelin e kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi drejtuar qytetarëve për zgjedhjet e 6 marsit. Në një postim në facebook, ku thekson se vota është fuqia e vetme dhe më e fortë në demokraci, Meta shkruan se e mbështet plotësisht mesazhin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, z.Ilirjan Celibashi drejtuar qytetarëve me të drejtë vote në të gjashtë bashkitë ku do zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale, me qëllim garantimin e së drejtës kushtetuese për të zgjedhur. Postimi i plotë:E përshëndes dhe mbështes plotësisht mesazhin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, z.Ilirjan Celibashi drejtuar qytetarëve me të…
Author: tirana
Një takim që demonstron dhe njëherë bashkëjetesën e paqtë mes komuniteteve fetare në Shqipëri. Shembulli vjen nga Shkodra, ku sot Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari ka takuar arqipeshkvin imzot Angelo Massafra. Nuk ka munguar dhe një dhuratë e veçantë me rastin e 25-vjetorit të Shugurimit Ipeshkvnorë. “Sot, Imzot Angelo Massafra priti sot në vizitë zyrtare Myftiun e Shkodrës Imam Muhamed Sytari.Gjatë takimit u diskutua vazhdimësia e bashkëpunimit të frytshëm mes dy komuniteteve tona. Gjithashtu z.Sytari uroj Arqipeshkëvin me rastin e 25-vjetorit të Shugurimit Ipeshkvnorë, duke i dhuruar Pemen e Jetës në simbol veprave të gjalla e të frytshme”, njofton Kisha…
Komisioneri Shtetëror I Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi I ka bërë thirrje qytetarëve të 6 bashkive ku do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme për kryetar që të kontrollojnë vlefshmërinë e dokumentit të identifikimit. Nëpërmjet një njoftimi, ai paralajmëron qytetarët e bashkisë Dibër, Shkodër, Durrës, Rrogozhinë, Vorë e Lushnje që të kontrollojnë nëse karta e tyre e identitetit ose pasaporta është e vlefshme dhe nuk ka skaduar deri më datën 6 mars, që është dhe dita ku do të zhvillohen zgjedhjet. Celibashi thekson se nëse qytetarët që kanë kartat e identitetit ose pasaporta të skaduara në atë datë, skualifikohen nga e drejta për…
Kryeministri Edi Rama tha gjatë një konference për mediat se ka ardhur koha të shtohet vëmendja te sektori bujqësor. Sipas kreut të qeverisë, në këto vite ka pasur investime të shtuara në këtë sektor që në të ardhmen priten të shtohen më shumë. Rama nënvizoi se ka ende problematika, e për këtë kërkoi nga sektori bankar që të japë asistencë nëpërmjet kredive financiare ndërsa qeveria të kontribuojë në investime dhe kapacitete dijesh. “Eksportet tona në peshkim tregojnë transformimin e sjellë nga karakteri sipërmarrës i asaj fushe që falë një numri jo shumë të madh aktorësh të përfshirë po kthehet në…
– Ende nuk ka asnjë gjurmë nga Stela Gugallja dhe Klodian Zoto të përfshirë në skemën e skandalit të inceneratorëve, për këtë arsye Policia e Shtetit me kërkesë të SPAK ka vendosur që t’i shpallë në kërkim ndërkombëtar. Lajmi konfirmohet nga burime për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta. Skema e përdorur Në njoftimin e SPAK thuhet se kompania “Albtek Energy” sh.p.k. (shoqëria që ka përfituar konçensionin) dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k. (shoqëria që ka zbatuar punimet për ndërtimin e objektit të konçensionit) kanë marrë fatura dhe kanë kryer pagesa për punime që në të vërtetë nuk janë kryer nga…
Armando Broja është kthyer në një nga sulmuesit më të lakuar në Premier League. Ylli kuqezi po zhvillon një sezon fantastik me fanellën e Southampton duke u shndërruar në beniamin e tifozëve. Në çdo dalje publike trajneri i “shenjtorëve” shpreh hapur admirimin e tij për Brojën, nuk fshihet, por i ka kërkuar drejtuesve të klubit të blejnë përfundimisht kartonin e sulmuesit shqiptar. Sipas TuttoMeracoWeb: Southampton ka paraqitur një ofertë zyrtare në dyert e Chelsea, klub që ka në pronësi kartonin e tij. Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, Southampton ka ofruar një shifër të çmendur: 30 milionë euro kesh plus bonuese.…
Plot 2405 qytetarë janë shpallur fitues të fazës së parë për kreditë e buta të dhëna nga Bashkia e Tiranës. Ndërkohë, individët kanë afat një muaj për të dorëzuar dokumentacionin e kërkuar. Aplikuesit të cilët nuk janë shpallur fitues në fazën e parë, brenda 10 ditëve kalendarike nga data e njoftimit, kanë të drejtën e ankimimit pranë Bashkisë Tiranë. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social, Bashkia Tiranë, në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak me Nr. 09 datë 05.02.2020 “Për miratimin e procedurave për zbatimin e programit social të strehimit “Subvencionimi i interesave të kredisë” i ndryshuar me Vendimin e Këshillit Bashkiak…
Shtetasit shqiptarë që jetojnë në Gjermani do t’u njihet së shpejti patenta e makinave. Ky projektligj do të diskutohet në seancën e Këshillit Federal të Gjermanisë në 11 shkurt. Lajmin e dha politikani shqiptaro-gjerman Besnik Kelmendi, i cili përfaqëson Partinë Kristiandemokrate të Gjermanisë (CDU) “Ashtu siç ju kam informuar më 6 Janar 2022, mund t’jua them me siguri të plotë se sot zyrtarisht futet në rend ditë për seancën e ardhshme të Bundesratit, më 11 Shkurt 2022 çështja e patentave të shoferëve. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë bashkëkombasit tanë që jetojnë apo që pretendojnë të…
Aktorja Arjola Demiri mori sërish vëmendje me veshjen në natën e mbrëmshme të “Big Brother VIP”. Ajo ka zgjedhur të shfaqet provokuese e veshur me një fustan që ekspozonte linjat e saj. Një incident i vogël i ka ndodhur live Arjolës ku Egzona i kërkon të mbulojë gjoksin pasi i ka dalë zbuluar. Pamjet po bëjnë xhiron në rrjet.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 48 vjeçar ka vrarë familjen e vëllait mes të cilëve dy djem të mitur dhe më pas dhe veten. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një banesë në Licata në zonën e Agrigento,në Siçili ku një 48 vjeçar ka vrarë katër anëtarët e familjes së vëllait të tij dhe dy djemtë të moshës 11 dhe 15 vjeç. Autori i kësaj ngjarje është Angelo Tardino, 48 vjeç , i cili fillimisht tentoi që të arratisej por më pas në një komunikim me karabinierët për tu vetëdorëzuar ai është…
Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë, zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve. Tentoi të braktisë mjetin duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari. Sekuestrohet 1 armë gjahu, fishekë luftarakë dhe sende të tjera të kundraligjshme. Zbardhen dhe dokumentohen 4 vjedhje që dyshohen se janë kryer nga ky shtetas, gjatë ditëve të fundit në Kavajë. Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin…
Pavarësisht nëse dikush është infektuar me Covid-19 dhe më pas është vaksinuar ose është infektuar me koronavirus dhe më pas është vaksinuar, ky kombinim rrit nivelin e antitrupave, sipas një studimi të ri amerikan. Studimi arriti në përfundimin se vaksina+infeksion siguron rritje të imunitetit, që është dhjetë herë më i fuqishëm se thjesht vaksinimi.Studiuesit në Shkollën e Mjekësisë të Shëndetësië dhe Shkencës në Universitetin e Oregonit (OHSU) në Portland, të cilët publikuan studimin në revistën Immunology, theksuan se ky zbulim nuk do të thotë që ne duhet të ekspozohemi qëllimisht ndaj koronavirusit por besojnë se çdo infeksion i ri plus vaksinimi do të…