Author: tirana

DVP Vlorë Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit R. H., 33 vjeç, K. M., 32 vjeç dhe S. A., 35 vjeçe, me detyrë punonjës pranë zyrës së Urbanistikës në bashkinë Vlorë. Këta shtetas dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke miratuar praktikën për dhënien e një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore, në favor të shtetasit A. I., i cili ka vijuar ndërtimin e objektit jashtë kushteve teknike të lejes së ndërtimit. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi A. I., 38 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i…

Read More

Dy ditë pas vendosjes së tritolit në banesën e Armand Dukës në Durrës, policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes. Në njoftimin e bërë pubik sot (26 janar) policia thotë se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Arlen Hasanaj 34 vjeç, i cili akuzohet për dy vepra penale. 34-vjeçari akuzohet për “Shkatërrim të pronës me eksploziv” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e provave të tjera ligjore. Njoftim i policisë Në vijim…

Read More

Emisioni “Sot” në Euronews Albania zhvilloi një intervistë ekskluzive me një shqiptar që njeh nga afër tregun e Ekuadorit, pasi ka qenë ish-trafikant i drogës. Ai thotë se Ekuadori të jep mundësi që të bësh lekë brendë një kohe të shkurtër. Sipas tij nëse tregtia e kokainës ecën mirë një person mund të arrijë të bëjë deri në 2 milionë euro për 6 muaj. Gjithashtu ai rrëfen se në Ekuador janë mbi 50 shqiptarë që janë përfshirë në trafikun e kokainës drejt Europës. Sa kohë keni qëndruar në Ekuador dhe ku jeni vendosur? Rreth tre vjet, kam qëndruar në qendrën…

Read More

Në Rrugën e Kombit pavarësisht motit me temperatura nën zero gradë dhe reshjeve të dëborës qarkullimi vijon pa probleme. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar pamje nga kjo rrugë në të cilën tanimë garantohen standarde të larta sigurie për drejtuesit e mjeteve. “Mirëmëngjes dhe me Rrugën e Kombit, e cila kalohet normalisht dhe tanimë garanton standardet më të larta të sigurisë, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama. Reshjet e dëborës që ranë gjatë këtyre ditëve në Kukës nuk krijuan probleme në Rrugën e Kombit, falë përkujdesjes për pastrimin dhe kriposjen e…

Read More

Në intervistë ekskluzive për DW, Lidija Prokiç, drejtoreshë e departamentit të Evropës Lindore dhe Juglindore në Transparency International shpjegon situatën në vendet e rajonit. Deutsche Welle; Zonja Prokiç, Shqipëria është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ka pësuar rënie në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit. Cila është arsyeja? Lidija Prokiç: Është e vërtetë që Shqipëria ka pësuar rënie me një pikë indeksi në krahasim me vitin e kaluar. Por rëniet ose rritjet me nga një pikë nuk janë as për t’u shqetësuar shumë e as për t’u krenuar. Ajo që duhet të theksohet në rastin e Shqipërisë, është se,…

Read More

Të paktën 39 persona rezultojnë të zhdukur pasi një anije u përmbys në Florida, SHBA, ndërsa ka nisur një operacion shpëtimi. Varka, e cila po lundronte nga ishujt Bimini në Bahamas, u përmbys rreth 70 kilometra nga Fort Pierce Inlet Park për shkak të motit të keq, tha Roja Bregdetare e SHBA në Tëitter. Dyshimet janë se anija mund të kishte emigrantë të paligjshëm dhe që drejtohej nga trafikantë. #BREAKING @USCG rescue crews are currently searching for 39 people after their boat reportedly capsized on Saturday night approximately 45 miles east of Fort Pierce Inlet. #SARMore updates to follow. pic.twitter.com/iGCJ7KRjXY—…

Read More

Autoritetet ruse kanë shtuar udhëheqësin e burgosur të opozitës Alexei Navalny dhe disa nga aleatët e tij kryesorë në regjistrin e terroristëve dhe ekstremistëve të vendit, masa e fundit në një goditje të shumëanshme ndaj mbështetësve të opozitës, mediave të pavarura dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut. Alexei Navalny, kritiku më i ashpër i presidentit rus Vladimir Putin, si dhe tetë aleatë të tij, përfshirë ndihmësit kryesorë Lyubov Sobol dhe Georgy Alburov, u shtuan të martën në listën e grupeve dhe organizatave terroriste nga Shërbimi Federal i Monitorimit Financiar të Rusisë. Ligji kërkon që llogaritë bankare të atyre që…

Read More

Ndikimi i masave ajrore të ftohta bëri që termometri minimal të regjistronte vlera negative me disa gradë nën zero në të gjithë vendin tonë, në qytetet Peshkopi dhe Korçë u regjistrua vlera -13°C. Gradualisht pritët që këto masa të spostohen drej lindjes së rajonit e për pasojë për ditën e nesërme parashikohet një rritje e lehtë e temperaturave në vlerat minimale. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit duke sjellë kështu një rritje të temperaturave në vlerat e mesditës. Era do të fryjë me drejtim nga verilindja-veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1 deri 6 m/sek,…

Read More

Një debat i ashpër ka nisur mes Einxhel dhe Donald për faktin që nuk kanë pasur asnjë komunikim me njëri-tjetrin. Që kur Donaldi nuk zgjodhi Dagzin në zinxhirin e shpëtimit, Einxhel zgjodhi që të mos kishte më komunikim me të dhe e akuzoi se la shokun e tij për të shpëtuar Tanin. Gjatë debatit në spektaklin e sotëm, Einxhel përmendi se si Donald qëndroi vetëm pasi Beatrix u largua nga shtëpia.about:blank Einxhel: Nuk besoj te lidhja e Donaldit me Trixën. Donald: Aa tani nuk beson. Ti punon te bashkia e Orikumit. Ti di çdo gjë pastaj fol për çdo gjë.about:blank…

Read More

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës informoi sot për situatën e qarkullimit në vend, për shkak të motit me temperatura të ulëta dhe reshje dëbore. Sipas ministrisë, nuk ka pasur probleme me qarkullimin në akset rrugore. “Moti i kthjellët me temperaturat në zonën perëndimore 8 gradë, në zonën jugore 10, ndërsa në zonën verilindore është regjistruar temperaturë 0 gradë dhe në zonën juglindore -3 gradë”, theksoi ministria. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron lidhur me furnizimin me ujë se, “në bashkinë Kurbin është dëmtuar një numër i konsiderueshëm ujëmatësash, grupet e emergjencës kanë bërë të mundur të rikthehet furnizimi me ujë…

Read More