Author: tirana

Grupe kontrolli të përbëra nga Forcat e ndërhyrjes së shpejtë, struktura e Hetimit në drejtorinë e Policisë Fier, oficerë e agjentë të krimeve në Komisariatin e Policisë Fier dhe patrulla e përgjithshme, kanë zbritur në terren në shumë postblloqe. Automjetet luksoze e ato me targa të huaja janë ato që ndalohen më tepër, ndërsa vihen re edhe kontrolle automjetesh e kontrolle trupore të drejtuesve të tyre e pasagjerëve. Burime pranë policisë së Fierit kanë bëre me dije se fokusi është tek kapja e personave në kërkim, atyre që mund të kenë armë zjarri apo atyre që tentojnë të shpërndajnë lëndë…

Read More

Karabinierët e La Spezia-s, arrestuan dy shpërndarës droge, të cilëve iu sekuestruan sasi të konsiderueshme kokaine dhe cash. Operacioni i parë i shërbimit u përmbyll të shtunën, kur ushtarët e seksionit operacional, në një zonë në kufi me Vezzano Ligure, pas disa raportimeve të banorëve, “surprizuan” një 26-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili kishte shitur një pako celofoni. Kjo pako rezultoi se përmbante kokainë. Pasi i shkuan në shtëpi, gjatë kontrollit iu gjetën edhe 7400 euro të tjera cash, të cilat gjithashtu ishin të ardhura nga shitja e drogës. Sikur të mos mjaftonte kjo, i arrestuari raportoi se disa ditë…

Read More

Ndërprerja e qasjes së Rusisë tek dollari amerikan dhe bankat ndërkombëtare janë pasojat me të cilat Putini mund të ndeshet nëse e sulmon Ukrainën. Ndëshkimet financiare që po shqyrtohen, nëse Rusia pushton Ukrainën, variojnë nga ato gjithëpërfshirëse deri tek ato personale për presidentin Vladimir Putin, nga ndërprerja e qasjes tek dollari amerikanë dhe bankat ndërkombëtare e deri tek vendosja e sanksioneve ndaj një ish-gjimnasteje olimpike që mendohet të jetë e dashura e Putinit. Publikisht, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë kanë premtuar se do ta godasin financiarisht Rusinë si kurrë më parë, nëse Putini fut ushtrinë e tij në Ukrainë.…

Read More

Kryesocialisti Edi Rama ka nisur konsultimet me drejtuesit politik të qarqeve për të vjelur sugjerimet rreth kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki. Pasditet e kësaj të marte, Rama do të takohet me Erion Veliajn drejtues politik në qarkun Tiranë ku në dy bashki atë të Vorës dhe Rrogozhinës do të ketë zgjedhje. Një orë më pas pritet të takojë me Ulsi Manjën drejtues politik për qarkun e Dibrës. Konsultimet janë mbyllur me drejtuesin politik të qarkut Fier Taulant Balla. Për bashkinë Lushnjë, Ramës i janë propozuar dy emra. Kryetarja e bashkisë në detyrë Eriselda Sefa dhe mjeku…

Read More

Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë një udhëzues për të rinjtë shqiptarë që duan të studiojnë në Amerikë. Ambasada thekson se janë tre pyetje kryesore që duhen pasur parasysh kur zgjidhni shkollën e duhur për ju. “Jeni të interesuar të studioni në Shtetet e Bashkuara? Nuk është asnjëherë herët për të filluar kërkimin për universitetet dhe kolegjet në SHBA! E dimë që ekziston shumë informacion, prandaj qendra Education USA Albania e thjeshton procesin për ju në tre pyetje të thjeshta. Ja cilat janë tre pyetjet kryesore që duhet të merrni parasysh kur duhet të zgjidhni shkollën e duhur për…

Read More

Beatrix Ramosaj ka reaguar për herë të parë pasi doli nga shtëpia e Big Brother VIP. Me një postim në Instagram, ajo falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugëtimin e saj në Big Brother VIP, ndërsa thotë se po përshtatet jashtë edhe me ndihmën e familjes së saj. Ajo ka dhënë edhe një lajm të mirë për fansat, ku tregon se është fokusuar te muzika. Sa i përket romancën me Donald Veshajn, me të cilin nisi një histori dashurie kur ishte pjesë e Big Brother VIP, Beatrix thotë se nuk do të ndryshonte asgjë dhe “nëse do…

Read More

Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me burg përjetë Ogers Bilbilin dhe Anterio Kaloshin në lidhje me masakrën e Lushnjes të ndodhur në vitin 2017. Mësohet se avokati mbrojtës i Bilbilit, Detar Hysi, ka kërkuar pafajësi duke pretenduar se prokuroria nuk ka paraqitur prova të mjaftueshme që e implikojnë klientin e tij. Vendimi i Gjykatës 1.Pushimin e akuzës penale kundër të pandehurit Orgest Bilbili, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Xhulio Shkurti, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78, paragrafi i dytë…

Read More

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallezuar në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje 5 punonjes të Kadastrës. Sipas KLSH ata akuzohen per shpërdorim detyre. “Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka zhvilluar auditimin me objekt “Mbi procedurën e pranimit dhe administrimit të dokumentacionit për regjistrimin e pasurive të paluajtshme dhe auditimin e ligjshmërisë dhe përputhshmërisë në kryerjen e procedurave të legalizimit për periudhën e funksionimit” në Drejtorinë Vendore të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës (DVASHK) Lushnje. Nga ky auditim janë konstatuar një sërë veprimesh dhe/ose mosveprimesh të ndërmarra nga ana e ish Drejtorit të ALUIZNIT, Drejtoria Rajonale Lushnje, ish…

Read More

Gjatë takimit me të rinjtë e FRPD, kryedemokrati Lulzim Basha tha se duhet ndjekur modeli amerikan që një kryeministër të mos qëndrojë në pushtet për më shumë se dy mandate. Sipas Bashës, në rast se kryeministri nuk e ka realizuar vizionin e tij në 8 vite, nuk mund ta bëjë për më shumë. “Ëndrrat e asaj rinie nuk janë realizuar. Shumë prej tyre sot janë në emigracion. Të njëjtin fat e presin shumë prej bashkëmoshatarëve tuaj, me politikanë që duan të vdesin në karrigen e pushtetit. Duke filluar nga ky që çdo vit thotë do ta lë politikën. Pushteti pa…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak minuta më parë pyetjen e 11-të të Këshillimit Kombëtar. Pyetja e 11-të ka të bëjë me anëtarësimin e Shqipërisë në BE.”Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është i lidhur me anëtarësimine Maqedonisë së Veriut. Ka njerëz që thonë që aplikimi i Shqipërisë për anëtarësim në BE duhet të ndahet nga ai i Maqedonisë së Veriut, që vendi ynë të vlerësohet për meritat e veta. Të tjerë thonë që duhet të vazhdojmë të presim Maqedoninë e Veriut. Si mendoni ju?-shtrohet pyetjapër të cilët të gjithë qytetarët fohen të japin mendimin e tyre.

Read More

Dashi: Dita do të jetë me perspektiva të shkëlqyera për romancën tuaj. Kulmi maksimal do të arrihet në ditën e 28. Në punë, është një situatë mjaft e ndërlikuar për t’u menaxhuar pasi ka probleme të pazgjidhura. Demi: Është një situatë mjaft e çuditshme për ndjenjat, përpiquni të merrni pak kohë. Punonjësit do të përjetojnë një ndryshim dramatik në ditët në vijim. Binjakët: Parashikoni më mirë kohën e vendimeve tuaja, pasi mund të ndodhë diçka që mund të prishë marrëdhënien. Brenda pak javësh në punë do ju duhet të bëni disa zgjedhje të rëndësishme, ndaj përgatituni. Gaforrja: Hëna është në anën tuaj, ndaj përfitoni nga ajo. Në…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me zgjedhjet për kreun e FSHF-së. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale kreu i shtetit thekson “Mjaft me dhunë politike e shantazhe mafioze ndaj sportit!”. “Negociatat keni tre vjet që na i bllokuat me Bashkimin Europian, po nga UEFA përse doni të na përzini?Mjaft me dhunë politike dhe shantazhe mafioze ndaj sportit!”, shkruan Meta. Sot Agjencia e lajmeve AFP u interesua për zgjedhjet në FSHF, ku duket se gara tashmë ka kaluar në akuza ndërsa është përfshirë dhe kryebashkiaku Erjon Veliaj, i cili së fundmi ka paditur Presidenin Armand Duka në Prokurori ku…

Read More