Author: tirana

Milani ka sulmuesin e së ardhmes. Marko Lazetic, 18 vjeç, zbarkoi në aeroportin Linate. Tani do t’iu nënshtrohet kontrolleve mjekësore rutinw në klinikën “La Madonnina” dhe më pas do të nënshkruajë kontratën me kuqezinjtë. Serbi ka arritur marrëveshje me vlerë rreth 5 milionë euro, përfshirë bonuset. Investim i rëndësishëm i “Djallit” pwr tw konsideruarin sulmues i tretë. 1.92 m i gjatë, luan me këmbën e djathtë, më 22 janar mbushi 18 vjeç. Dhurata e ditëlindjes është sfida e tij e re me Milanin, vetëm për t’u zyrtarizuar. I lançuar nga Dejan Stankovic, i lindur dhe i rritur në Beograd, Lazetic…

Read More

Transfemarkt ka bërë një renditje të mbrojtjeve më të mira në Europë në 10 ndeshjet e fundit. Një renditje që kryesohet nga Inter-i. Zikaltrit janë të parët falë vetëm 4 golave të pësuar në dy muaj kampionat. Pak mbas tyre renditet Juventus që, pas një fillimi shumë të keq, duket se është kthyer në rrugën e duhur dhe në 10 ndeshjet e fundit ka pësuar vetëm 6 gola. Në këtë renditje speciale, zikaltrit dhe bardhezinjtë janë të vetmet ekipet italiane. Më saktësisht, Inter mban vendin e parë me Marseille dhe Wolves, më pas vjen Getafe në La Liga, dhe në…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish ndaj kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ‘30 Qershorin’. Kreu i shtetit i ka dalë në krah ish-kryeministrit Sali Berisha me argumentet e tij, ndërsa e quan Bashën deputet, bashkë me Bardhin. “STOP GËNJESHTRAVE të deputetëve Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi për vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese për votimet e 30 qershorit 2019! ÇMONTIMI I GËNJESHTRËS SË PARË! Ditën e djeshme jemi njohur me disa gënjeshtra të përsëritura të deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi të mbajtura në një emision televiziv, lidhur me zgjedhjet…

Read More

Një 18 vjeçare me banim në kryeqytet është shpallur në kërkim pasi goditi me thikë një tjetër 20-vjeçare pas një sherri mes tyre duke e lënë të plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë në orën 21:30 në zonën e “Qytetit Studenti” ku 18 vjeçarja Martina Z. ka qëlluar disa herë me thikë 20-vjeçaren Aurora G. duke i shkaktuar plagë në dorë dhe pjesën e poshtme të trupit. Për fat të mirë, plagët nuk kanë qënë të rënda për Aurorën, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Burime nga policia bëjnë me dije se shkak për sherrin ka…

Read More

Ministria e Arsimit njoftoi të premten se do të mbyllen shkollat për tre ditë, për shkak të temperaturave tepër të ulëta. Ky vendim u shoqërua me një protestë para godinës së ministrisë, nga një grupim aktivistësh nga Qëndresa Qytetare. Ata pretendonin se shkollat ishin mbyllur për shkak të mungesës së sistemit të ngrohjeve e kërkonin që kjo problematikë të përmirësohej. Për të folur rreth këtij vendimi, e ftuar në rubrikën “Opinion”, ishte Drejtoresha e Përgjithshme e Politikave të Arsimit, Zamira Gjini. Ajo tha se mbyllja ka ndodhur për shkak të fëmijëve dhe të njoftimeve se rrugët në shumë akse të…

Read More

Me rritjen e moshës, edhe trupi ynë nis të mos jetë i njëjti dhe sytë nuk përjashtohen nga ky ndryshim. Shumë prej nesh do të përballen me uljen e aftësisë për të parë qartazi teksa plakemi. Ndonëse ky problem është një proces natyral që nuk mund të shmanget, ushqimi mund të përbëjë ndryshim në shikimin tonë. Ekspertët këshillojnë dy ushqime që ndihmojnë në ngadalësimin e uljes së shikimit në moshën e tretë. Speci dhe kivi janë të pasura me dy përbërës kimikë thelbësorë që reduktojnë problemet e syrit. Kivi është i ngopur me antioksidantë, pafund fibra, vitaminë C dhe E.…

Read More

Gjyqtarja italiane Diana Di Meo, ka dëshmuar se disa faqe i kanë vjedhur asaj disa video personale me përmbajtje seksuale dhe janë publikuar në formë hakmarrjeje në Telegram dhe WhatsApp. “Ata po shpërndajnë videot e mija private në rrjetet sociale si Telegram dhe WhatsApp, të cilat unë nuk i kam shpërndarë dhe dikush i ka regjistruar pa dijeninë time” u shpreh gjyqtarja 22-vjeçare në një video të shpërndarë në Instagramin e saj. Emri i Diana Di Meo është bërë një trend kërkimi në Google në Itali dhe për këtë arsye ajo i ka denoncuar personat përgjegjës. Personat e përfshirë në…

Read More

Një video e çuditshme e një vajze që shëtit një djalë “të lidhur për qafe” nëpër një qendër tregtare në Kroaci ka ngjallur reagime të shumta. Sipas medieve të huaja, Antea Ajbek dhe Renato Pirin ia arritën shpejt qëllimit dhe u bënë të famshëm përtej kufijve të Kroacisë. Dhe mediat kanë kontaktuar 24-vjeçarin Renato për të shpjeguar se për çfarë bëhej fjalë dhe çfarë donin të arrinin me regjistrimin, i cili shkaktoi reagime të dhunshme në publik. “Ishte e gjitha vetëm një shaka… Nuk kishte shumë njerëz, qendra tregtare ishte gati të mbyllej. Fillimisht kontrolluam që nuk kishte fëmijë brenda…

Read More

Teksa po pastronte autostradën nga dëbora, shoferi i borëpastrueses e teproi “pak”me shpejtësinë e mjetit, duke hedhur kështu me vrullë borën në drejtimin e kundërt, nga ku po vinin makina. Kjo pakujdesi e shoferit të borëpastruese ka shkaktuar kaos në autostradë, duke bërë të pa mundur shikueshmërinë në rrugë, me shoferët e makinave që humbën kontrollin. Mësohet se nga rrëmuja që u shkaktuar, 47 makina kanë pësuar dëme, ndërsa 12 persona kanë shkuar në spital me plagë jo të lehta. Dëmtimet e automjeteve variojnë nga thyerja e xhamit të përparmë, deri tek deformimet e shumta nga përplasjet mes tyre, si…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një prononcim të dhënë për edicionin informativ të lajmeve në “News 24”, tha se Armand Duka është kundërshtari i tij e jo armiku. Duke iu referuar ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë ku kreut të federatës shqiptare iu vendos tritol në banesë, Veliaj tha, se policia dhe prokuroria të hetojë e autorët të vendosen përpara drejtësisë. “Së pari duhet ti ndajmë gjërat. Armand Duka është kundërshtari im, sepse ka marrë peng ëndrrat e mijëra fëmijëve të vegjël dhe kursimet e mijëra familjeve që duan t’i çojnë fëmijët në sport. Ai…

Read More

Ndërsa ka ndezur motorët për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, PS ka depozituar në KQZ dokumentacionin e regjistrimit në këtë proces zgjedhor. Shkresa e cila mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri, është dorëzuar sot në KQZ. Presidenti Ilir Meta dekretoi datën 6 mars për mbajtjen e zgjedhjeve t pjesshme vendore për bashki, konkretisht: Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje.

Read More

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech njoftuan më 25 janar se kanë nisur provat klinike për të testuar një version të ri të vaksinës së tyre, që është veçanërisht e dizajnuar për variantin Omicron të koronavirusit. Kjo pasi varianti Omicron duket se shmang mbrojtjen e ofruar nga marrja e dy dozave të vaksinës. Kompanitë thanë se kanë në plan të testojnë përgjigjen imunitare të këtij versioni të ri të vaksinës për Omicron si përmes dhënies së tri vaksinave te personat e pavaksinuar, por po ashtu edhe përmes dhënies së dozës përforcuese te njerëzit që veçse kanë marrë dy dozat e para të…

Read More