Author: tirana

Kapsula pa pilot ”SpaceX Dragon” që transportonte mallra u ul në brigjet e Floridës pasi përfundoi një mision rifurnizimi në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS). ”SpaceXDragon”, e ngarkuar me dy tonë pajisje shkencore dhe mostra gjaku të siguruara nga ekuipazhi ISS, u shkëput nga posta e orbitës të dielën në mëngjes. Ekuipazhi, i përbërë nga astronautët amerikanë Kayla Barron dhe Thomas Marshburn dhe astronauti gjerman Matthias Maurer, dërgoi mostra gjaku për t’u përdorur si pjesë e testeve mjekësore mbi efektet e udhëtimit afatgjatë në hapësirë. Kapsula ”Dragon” fillimisht ishte dashur të nisej për në Tokë të premten, por NASA e…

Read More

Siç paralajmëruan sinoptikanët, sot termometri do të zbres në disa gradë nën zero. Por acari nuk e ka ndaluar vlonjatin Arben Abazaja për tu larë në detin e akullt të Vlorës. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale ai shihet teksa hidhet në ujë dhe noton. Këto ditë të ftohta janari kemi parë shumë spektakël të tillë, ku mund të përmendim të rinjtë që laheshin në ujëvarën e Thethit, apo personi që lahej në liqenin e Pogradecit, por edhe një tjetër burrë që lahej në Sarandë. 

Read More

“Shumë e bukur, por edhe pak e vështirë. Sfidë me veten…”. Kështu e ka cilësuar Sarah Berisha eksperiencën e saj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, teksa bënte një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në “Instagram”. Blogerja e njohur u ka dhënë të drejtën fansave të saj që t’i bënin pyetje, e duket se shumica prej tyre donin të dinin diçka më shumë rreth rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. “E mendoje brenda BBV që ty dhe PM ju donin kaq shumë dhe jeni çifti vitit”, i shkruan një ndjekës, të cilit Sarah i përgjigjet: “Të…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot se askush nuk është i paprekshëm kur abuzon me fondet dhe taksat e qytetarëve. Në Konferencën e zhvilluar sot për “Sistemin e kontrollit të brendshëm në mirëmenaxhimin e financave publike”, Veliaj deklaroi se UEFA dhe FIFA janë shembulli më i mirë se kush abuzon, del para drejtësisë. “Pavarësia dhe paprekshmëria janë dy gjëra të ndryshme; mund të jesh i pavarur, por nuk je i paprekshëm. Dhe meqë FIFA dhe UEFA janë në Zvicër, leksioni më i madh në fakt na vjen nga Zvicra, ku fakti që ruhet sekreti bankar, të dhënat…

Read More

“Makina tjetër ishte si vetëtimë, po lëvizte me të paktën 150 kilometra në orë”. Kështu është shprehur Vangjel Tuslluku, 58 vjeç, shqiptari, i cili mbrëmjen e së dielës është përfshirë në një aksident të rëndë. Shoferi i autobusit u përplas me një “Volkswagen Polo” ku ndodheshin 5 të rinj. Vetë ai mundi t’i shpëtojë përplasjes së fortë, por 5 të tjerë u shuan. Imad dhe Nadiq Salah, Imad El Harra, Dennis Guerra dhe Irene Sala, më e vogla vetëm 17 vjeç mbetën të pajetë në vendin e ngjarjes. Shoferi shqiptar i autobusit, duke folur për mediat italiane tha se fillimisht…

Read More

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këtë të martë ka bërë me dije se për shkak të numrit të lartë të rasteve të reja me Covid, Greqia ka shtyrë masat aktuale anti-Covid deri më datë 7 shkurt 2022. Përmes n jë njoftimi ministria bën me dije se të gjithë shqiptarët që do të duhet të udhëtojnë në drejtim të Greqisë këtë periudhë pavarësisht kombësisë, pavarësisht nëse janë të vaksinuar ose kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19 duhet të kenë një test negativ PCR kryer brenda 72 orëve, përpara udhëtimit. Përveç testit PCR për hyrjen në vendin fqinj shqiptarët mund…

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar apelon drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes me lëvizjen si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. NJOFTIMI: Gjatë natës ka pasur temperatura nën 0°C në të gjithë vendin, në zonat malore kanë arritur deri në -20°C pa krijuar probleme me qarkullimin e mjeteve Kontraktorët me mjetet borëpastruese kanë qenë në terren kanë bërë shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat. Në akset Qafë-Thore Theth dhe Kukës-Shishtavec qarkullimi bëhet me zinxhirë, po punohet për pastrimin nga dëbora Drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë,…

Read More

Sotiraq Naçi rrëfen historinë e tij të biznesit në vitin 1995 dhe kalvarin e peripecive që kaloi si një biznesmen i asaj kohe deri në shkatërrimin që i solli shteti në aspektin financiar deri edhe në goditjen dhe terrorin që i shkaktoi familjes së tij. Sotiraq Naçi tregon se si i rrëmbyen vajzën dhe si e shpëtoi me ndihmën e policisë dhe si më pas fitoi azilin politik në SHBA në vitin 1997. “Kanë dashur edhe të më eliminojnë fizikisht. Më ka shpëtuar policia, ata më lajmëruan, më thanë sonte do të largohesh nga shtëpia pasi je i etiketuar për…

Read More

Greqia ka shtyrë masat aktuale anti-COVID deri më datë 7 shkurt 2022. Të gjithë shqiptarët që udhëtojnë drejt shtetit grek, pavarësisht nëse janë të vaksinuar ose të diagnostikuar me koronavirus, janë të detyruar të paraqesin testin negativ PCR të 72 orëve të fundit ose test të shpejtë antigjenik 24 orë para udhëtimit. Sakaq, të gjithë udhëtarët që hyjnë në Greqi duhet të plotësojnë formularin elektronik PFL (Passenger LocatorForm), në adresën elektronike https://travel.gov.gr, me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, përpara mbërritjes. Këto masa vlejnë për të rriturit dhe fëmijët mbi 5 vjeç, pavarësisht nga vaksinimi. Pikat kufitare të…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj padit për falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbolli. Në cilësinë e aksionerit te Klubit të Futbollit Tirana, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, akuzon Ilir Shulku, me detyre Sekretar i Përgjithshëm i Federatë Shqiptare të Futbollit dhe Ardian Haçi, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë se kanë manipuluar zgjedhjet për Kreun e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës.“Në ambientin ku ishte planifikuar të zhvillohej mbledhja kanë qenë prezent 67 anëtarë nga 41 që duhet të jenë, ku 24 anëtarë kanë qënë persona…

Read More

10 drejtues mjetesh janë arrestuar javën e kaluar në Elbasan, pasi u kapën duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Policia rrugore njofton se janë pezulluar pesë leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Janë vendosur 1231 masa administrative, konkretisht: -5 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike; -267 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit; -47 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; -89 masa për përdorimin e aparatit celular; -301 masa për parakalime të gabuara; -7 masa për shpejtësi mbi normën e lejuar; -198 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat…

Read More

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar për raportin e korrupsionit të “Transparency International”. Kreu i shtetit shprehet se mungesa e llogaridhënies në të gjitha nivelet, vijon të vrasë shpresën dhe të detyrojë gjithmonë e më shumë shqiptarët që të largohen nga vendi. “MJAFT KORRUPSIONIT! MJAFT PANDËSHKUESHMËRISË! Ndërsa shtetet e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës kanë shënuar progres të ndjeshëm në lufën kundër korrupsionit, vendi ynë ka vazhduar përkeqësimin. Në raportin e përvitshëm të Organizatës prestigjoze Transparency International, për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në botë, Shqipëria ka pasur një rënie prej një pike në krahasim me vitin e kaluar, nga 36…

Read More