Në një studim të fundit, studiuesit japonezë raportojnë se varianti Omicron, ka stabilitet më të lartë mjedisor se variantet e mëparshme. Çka do të thotë se Omicron mund të rezistojë më gjatë në mjedise të ndryshme se variantet e tjera të Sars-Cov-2. Studimi, krahasoi llojin e SARS-CoV-2 që u zbulua në Wuhan me variantet Alfa, Beta, Delta dhe Omicron për mbijetesën dhe infektueshmërinë e tyre. Studiuesit vlerësuan qëndrueshmërinë e virusit në sipërfaqet plastike (pllakë polistiren) dhe lëkurën e njeriut. Duke përdorur lëkurën e njeriut të mbledhur nga ekzemplarët e autopsisë mjeko-ligjore, studiuesit zhvilluan një model ex vivo. Koha e mbijetesës…
Author: tirana
Lulzim Basha ka reaguar për raportin e korrupsionit të “Transparency International”, përmes të cilit thotë s konfirmoi se korrupsioni në çdo nivele të qeverisjes Rama po e mban Shqipërinë në vendnumëro. “Raporti i fundit i “Transparency International” konfirmon se armiku i mirëqenies së shqiptarëve është korrupsioni. Përhapja e tij në çdo nivel të qeverisë Rama po e mban Shqipërinë në vendnumëro. Lufta kundër korrupsionit është sot interesi ynë kombëtar, për të çliruar vendin dhe institucionet e tij nga të korruptuarit. Ndonëse një grusht i vogël njerëzish po mundohen ta mbajnë peng të ardhmen, ajo tashmë ju përket shqiptarëve”, shkruan Basha.
Aeroporti i Stambollit ka vonuar rihapjen të martën, pasi qyteti më i madh i Turqisë është zgjuar në një borë masive, e cila ka paralizuar trafikun dhe ka penguar shërbimet. Ky aeroport ka më së shumti qarkullim në Evropë. Një stuhi e borës ka mbyllur Aeroportin e Stambollit për herë të parë prej kur ka marrë primatin ndaj Aeroportit Ataturk, si qendër e re e kompanisë Turkish Airlines më 2019. Zyrtarë të aeroportit kanë njoftuar të martën se fluturimet nuk do të rinisin deri në orën 13:00. Në qytetin me 16 milionë banorë është parë pak qarkullim dhe kompanitë e…
Në kuadër të Këshillimit Kombëtar, Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pyetjen e 10, që ka lidhje me prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët nuk e kanë kaluar vettingun. Për këtë kryeministri Edi Rama kërkon opinionin e shqiptarëve, ndërsa ngre pyetjen: “Ka njerëz që thonë se gjyqtarët dhe prokurorët, që nuk kanë kaluar vettingun duhet të pezullohen nga sistemi i drejtësisë nëse vendimmarrjet e tyre janë haptazi në kundërshtim me ligjin. Të tjerë thonë se pezullimi dhe përjashtimi nga sistemi duhet të kryhet sipas procedurave në fuqi. Si mendoni ju?
Big Brother VIP ka kërkuar nga të gjithë banorët që të tregojnë sekretet e tyre mirëpo mos ti ndajnë me banorët e tjerë. Banorëve iu është kërkuar që ta tregojnë sekretin në dhomën e rrëfimit e më pas iu është dhënë 24 orë që të zbulojnë se kujt i përket secili sekret. Ata duhet të flasin më njeri-tjetrin, të bëjnë pyetje, të provokojnë apo ngacmojnë për të zbuluar sa më shumë informacion. Nëse një banor mendon se e ka gjetur se kujt i përket një sekret, duhet të tregojë në dhomën e rrëfimit se për kë bëhet fjalë. Banorët nuk…
Dy organizatorët e protestës së një dite më parë në pikën kufitare të Morinës janë proceduar në gjendje të lirë. 64-vjeçari R.M. dhe 37-vjeçari M.F, akuzohen për “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Gjatë protestës së djeshme të qytetarëve nga Kukësit, u pengua hyrja e metëve nga Kosova drejt Shqipërisë në pikën kufitare të Morinës. Është dashur ndërhyrja e policisë për të larguar protestuesit dhe rinisur qarkullimin normal të mjeteve në kufi. Qytetarët e Kukësit zhvilluan një protestë paqësore në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Shqipëri-Kosovë. Qëllimi i…
Një 29 vjeçar është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia e Gjirokastrës dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi në makinën me të cilën ai udhëtonte është ushtruar një kontroll dhe janë kapur 27.6 kg drogë e dyshuar cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme bënë shpalljen në kërkim të shtetasit K. M., 28 vjeç, banues në Gjirokastër, i dyshuar si bashkëpuntor. Punohet intensivisht për kapjen e tij. Njoftimi i Policisë së Gjirokastrës: Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale…
Një makinë është përfshirë nga flakët këtë të martë në Vlorë. Mjeti tip “Mercedes Benz” ka marrë flakë në orët e para të mëngjesit në lagjen “10 Korriku” të Vlorës. Sipas policisë, dyshohet për shkëndije elektrike, ndërkohë që është duke u marre në pyetje pronari i automjetit
Zbardhen detaje të reja nga tritoli në banesën e Armand Dukës. Mësohet se deri më tani janë shoqëruar 10 persona.
Këto janë pamjet e shtëpisë së kreut të FSHF-së Armand Duka një natë pas shpërthimit me tritol. Momentalisht në zonë ka forca të shumta policia që po monitorojnë zonën, ndërsa janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen. Mbrëmjen e djeshme nga shpërthimi në banesën e tij në lagjen nr.4 në Durrës pati vetëm dëme materiale , ndërsa në ambjentet e brendshme ndodhej gruaja dhe djali i tij. Lënda plasëse u vendos te pjesa e parkingut dhe shpërthimi ishte i fuqishëm. Vlen te theksohet se në këtë lagje ka kamera të shumta sigurie për të zbardhur më…
Këto janë faqet e para të gazetave për ditën e sotme.
Shtatë janë viktimat e zbarkimit të fundit të 280 emigrantëve, kryesisht nga Bangledeshi dhe Egjipti, që ndodhi gjatë natës së kaluar në Lampedusa. Në gomone janë gjetur tre kufoma, nga ushtarët e Policisë Financiare dhe të Kapitenerisë së Portit, në momentin e shpëtimit. Katër migrantë të tjerë vdiqën pak para se të mbërrinin në kontinent. Të gjithë kanë humbur jetën nga hipotermia. Varka ishte parë rreth 24 milje larg brigjeve të Lampedusa-s kur u bë e mundur shpëtimi. “Një tjetër tragjedi, edhe një herë vajtojmë viktimat e pafajshme – thotë kryebashkiaku i Lampedusës Linosa Toto Martello – këtu vazhdojmë të…