Author: tirana

Tritoli ka shpërthyer pranë derës së jashtme të banesës së Dukës, që ndodhet në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar. Në banesë dyshohet se ka qenë e pranishme në momentin e shpërthimit vetëm bashkëshortja e kreut të FSHF-së. Sikundër mund të shihet nga kjo video e siguruar nga Tirananews.al pranë vilës së Armand Dukës ka prani të uniformave blu. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërkohë që nuk kemi një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit.

Read More

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të sotme të kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit pohoi se “vendit i duhet një Presidenti normal” “I uroj suksese në këto përpjekje për t’i rritur dinjitetin Parlamentit, siç ia ka shtuar prej vitesh bashkive, siç ia ka shtuar dhe drejtësisë e, sidomos tani Presidentit pas zgjedhjeve të 25 Prillit, kur kjo mazhorancë ka mundësi të kapë edhe këtë institucion. Unë jam zgjedhur President me propozim të socialistëve. Ka qenë insistimi i vetë z.Rama, që në kushtet kur PD refuzoi ofertën të merrte Presidentin, këtë detyrë e mora me bindje për të…

Read More

Situata epidemiologjike në Itali vijon të mbetet shqetësuese. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjatë 24 orëve janë identifikuar 77, 696 raste të reja me COVID nga 519, 293 teste. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë humbur jetën 352 pacientë. Ndërsa shkalla e pozitivitetit ka arritur në 15%. Numri i pacientëve të shtruar në terapi intensive ka mbetur i pandryshuar, ndërsa numri i pacientëve të shtruar në spitalet COVID është në rritje. Ndërkaq që nga fillimi i pandemisë në Itali janë regjistruar mbi 10 milionë infektime nga COVID.

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar në mbrëmje Qendrën Shëndetësore Laprakë, një nga katër qendrat shëndetësore ku po ofrohet shërbim 24 orësh për urgjencat pediatrike. Manastirliu u ka bërë apel prindërve të drejtohen në qendrat shëndetësore për urgjencat që mund të kenë në këtë situatë me fëmijët e tyre. “Qendra e Laprakës është një prej qendrave shëndetësore që ka ofruar më shumë shërbime pediatrike gjatë këtyre muajve. Qëllimi është të ndërgjegjësohen prindërit për rëndësinë që ka marja e shërbimit pranë qendrave shëndetësore, sidomos në këtë periudhë të qarkullimit të virozave dhe rritjes së qarkullimit të variantit…

Read More

Ilir Shaqiri dhe Monika Lubonja janë dy banorët që kanë hyrë në “Big Brother VIP” që në nisje të formatit në muajin tetor. Dyshja ishin në fillim “aleatë”, por në vazhdim nuk kanë munguar debatet e forta mes tyre. Teksa po rrinte me aktoren, Arjola Demiri në dhomën e gjumit, Lubonja dëgjohet të thotë nën zë “më vjen t’i gjuaj me tullë pas kokës”, kur Iliri po ecte nëpër dhomë. Kjo ka shkaktuar edhe shumë reagime në rrjet, ku në faqen zyrtare të Instagramit të “Big Brother VIP”, ndjekësit kanë lënë komente të shumta ku kritikojnë aktoren. Kujtojmë se dyshja…

Read More

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj deklaroi se nesër do të padisë sekretarin e Përgjithshëm të FSHF Ilir Shulkun dhe sekretarin e Shoqatës Rajonale të Futbollit “Tirana” lidhur me zgjedhjet e sotshme për kryetarin e ri, ku fitues doli Krenar Alimehmeti. Në mbledhjen e organizuar me shoqatat sportive të kryeqytetit, Veliaj theksoi sot do të merren të gjitha vendimet e nevojshme, të cilat do t’i përcillen organeve të drejtësisë. “Do bëjmë nesër dy kallëzime penale, një për sekretarin e Përgjithshëm të FSHF, për sekretarin e shoqatës së Tiranës, shoqatës së vjetër. Do t’i bashkohet vandakut të madh që ka në dorë…

Read More

Kryeministri britanik Boris Johnson ka paralajmëruar Rusinë se pushtimi i Ukrainës do të jetë katastrofik dhe i përgjakshëm. BBC shkruan se sipas Johnson situata është shumë e zymtë, por lufta nuk ishte e pashmangshme. Ai tha se Mbretëria e Bashkuar ishte udhëheqëse në krijimin e një pakete sanksionesh ekonomike kundër Rusisë dhe po furnizonte Ukrainën me armë mbrojtëse. NATO po vendos gjithashtu forcat në gatishmëri. Ai tha se aleatët e NATO-s po dërgonin anije shtesë dhe avionë luftarakë në Evropën Lindore për të përforcuar mbrojtjen dhe për të rritur parandalimin, në përgjigje të ngritjes së vazhdueshme të forcave ruse. Rusia…

Read More

Dinamo dhe Tirana mbyllin me derbin e kryeqytetit javën e 17 të Kategorisë Superiore. Të dy skuadrat duan medoemos tre pikët për të konsoliduar pozitat e tyre në klasifikimin e kampionatit. Të dy trajnerët kanë bërë lëvizje në formacionet e skuadrave, duke kërkuar këtë fitore. Në radhët e Dinamos, trajneri Shkëmbi i ka besuar Patrik Bardhit një vend në sulm nga minuta e parë. Ndërsa te Tirna, Orges Shehi më në fund i ka hapur dyert e formacionit Devid De Silva, i cili u afrua gjatë javëve të fundit te bardheblutë./Panoramasport.al

Read More

Një shqiptar i lindur në Florida i është bashkuar Marinës amerikane. Me anë të një postimi në Facebook, Ambasada amerikane shkruan se Albi Jakova gjatë shkollës së mesme ka marrë pjesë në një kurs trajnimi dhe ka mundur që t’i bashkohet marinës. Albi momentalisht po shërben në aeroplanmbajtësen ‘USS Harry S Truman’ dhe gjithashtu pati mundësinë në zbresë edhe në Shqipëri. Postimi i Plotë: Albi Jakova ka lindur dhe është rritur në Orlando, Florida, por babai, nëna, vëllezërit dhe motrat e tij janë të gjithë nga Durrësi dhe Tirana. Pasi babai i tij shërbeu një tur në marinën shqiptare, ai…

Read More

Bashkimi dhe Alvisa i kanë dhënë fund lidhjes së tyre vetëm disa javë pasi lanë programin Për’puthen si çift. Bashkimi bëri me dije se romancës i erdhi fundi përmes një postimi në rrjete sociale, ndërsa ende nuk ka asnjë reagim nga Alvisa. Në puntatën e ditës së sotme, Albi, një mik i të dyve ka treguar se gjërat janë definitive dhe ndarja erdhi prej konflikteve të vazhdueshme. Ndërsa konkurrentë të tjerë bëjnë me është tradhtuar. Albi: Përderisa provuan dhe nuk shkoi gjëja siç donin të shkonte, është më mirë kështu. Më mirë herët se vonë. Ata kanë pasur herë pas…

Read More

Nga Amanda Coakley Kur bëhet fjalë për Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara duket se po kalojnë nga indiferente në të përfshira në dritën e rritjes së pranisë së Kinës në rajon. Angazhimi më i madh i SHBA-ve me kombin e vogël ballkanik nxjerr në pah shfaqjen e një pike tjetër të mundshme përplasjeje midis ambicieve gjeoekonomike të Kinës në rajon dhe përpjekjeve në rritje perëndimore, ndoshta të vonuara, për ta kundërshtuar këtë. Ndërkohë që shumica e vendeve të Ballkanit kanë qenë të uritura për investimet kineze, Shqipëria ka qenë një vend i jashtëzakonshëm, duke zgjedhur të angazhohet në mënyrë selektive me…

Read More

789 qytetarë të infektuar me COVID-19 dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit. NJOFTIMI I MSH Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose…

Read More