Author: tirana

Nga Fatos Lubonja (Botuar ne gazeten “Koha Jone”, me 24 janar 1997) Parmbrëmë natën, kapuçonë të zinj goditën barbarisht me leva dhe doreza hekuri Edi Ramën dhe mikun e tij, piktorin dhe pedagogun e Akademisë së Arteve, Vladimir Myrtezai teksa ktheheshin në shtëpi. Opinioni publik, veçanërisht ai intelektual, u rrëqeth dhe u trondit shumë thellë nga kjo ngjarje. U trondit sepse e do Edi Ramën, artistin dhe njeriun karizmatik, që në vitin ‘90 e shndërroi sallën e Akademisë së Arteve në vendin e parë të tubimeve antikomuniste të rinisë universitare, intelektualin që u ka qëndruar koherent idealeve të atyre viteve…

Read More

Faza akute e pandemisë së koronavirusit mund të përfundojë këtë vit, nëse shtetet përdorin të gjitha mjetet që kanë në dispozicion, ka thënë të hënën shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Ai i ka thënë komitetit ekzekutiv të OBSH-së, se qëllimi mund të arrihet nëse rritet shkalla e vaksinimit në vendet e varfra dhe kryhen më shumë testime. “Nëse shtetet shfrytëzojnë të gjitha strategjitë dhe mjetet në mënyrë gjithëpërfshirëse, ato mund t’i japin fund fazës akute të pandemisë këtë vit. Ne mund t’i japim fund COVID-19 si emergjencë globale shëndetësore dhe mund ta bëjmë këtë gjatë këtij…

Read More

Stuhia e dëborës dhe ngricave ka përfshirë jo vetëm Shqipërinë, por edhe vendet fqinje. Në Greqi situata është më e rëndë. Në Athinë disa akse rrugore dhe zona janë bllokuar si pasojë e motit të keq që ka shkaktuar kaos. Një prej drejtuesve të makinave që u bllokua për shumë orë si pasojë e stuhisë bëri thirrje për shpëtimin e fëmijëve të bllokuar. “Jam me dy fëmijë të mitur, nuk lëvizim dot. Fatmirësisht një zotëri na solli pak ujë për fëmijët. Ka të moshuar me probleme, askush nuk është paraqitur për të na ndihmuar, asgjë. Gjeni një mënyrë që zjarrfikësit…

Read More

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij Selvije Jao janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e bëri të ditur çifti nëpërmjet rrjetit social “Instagram”. Në videon e pulikuar ata ndanë momentet e fundit të pritjes së ëmbël si dhe emocionet e bukura të momentit kur morën në krahë për herë të parë fëmijën e tyre. “Udhëtimi ynë filloi saktësisht 9 muaj më parë kur #Roeli ishte ende në zhvillimet e tij te para për të ardhur në këtë botë. Jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe të kënaqur, jo vetëm për shkak të kësaj përvoje të mrekullueshme që…

Read More

Dritan Shakohoxha, kandidat për president të FSHF ka reaguar ashpër në lidhje me zgjedhjet që u mbajtën sot për kreun e Shoqatës së Futbollit në Tiranë. Shakohoxha tha se po provohet të trukohen zgjedhjet. “Po provohet të trukohen zgjedhjet. Sot u bë një mashtrim shumë i shëmtuar. Në mbledhje ishin njerëz që s’kishin lidhje me futbollin. Kjo është hera e parë që na jepet lista e delegatëve. Lista të trukuara, pse kanë frikë nga vota? Kudo kanë bërë trukime, zero transparencë.”, tha Shakohoxha për News24.

Read More

Kanë përfunduar zgjedhjet në Shoqatën Rajonale të Futbolli, Tiranë, teksa fitues është shpallur ish futbollisti i Tiranës, Krenar Alimehmeti, i cili garonte me Eduart Prodanin. Rezultati ishte në favor të Alimehmetit, që mori mbështetjen e 44 delegatëve, , teksa vetëm dy prej tyre votuan në favor të kandidatit tjetër, Eduart Prodani. Në total delegatët me të drejtë vote në Shoqatën Rajonale të Futbollit në Tiranë, kanë qenë 67, nga të cilët dy kanë munguar dhe janë paraqitur vetëm 65. Vlen të theksohet se kandidati Eduart Prodani, bashkë me 18 delegatë, u larguan nga ambientet e Shtëpisë së Futbollit para se…

Read More

Ambasada gjermane në Tiranë ka njoftuar të gjithë qytetarët që kanë lënë një takim në sektorin e vizave se ai do të qëndrojë i mbyllur nga sot e deri më 28 janar. Në njoftim thuhet se ata që t’u anulohet takimi do të njoftohen përmes e-mail ndërsa pritet të zëvendësohen në muajt shkurt ose mars. “Sektori i vizave do të qëndroj i mbyllur nga sot 24.01.2022, deri më 28.01.2022. Të gjithë aplikuesit, të cilëve për fat të keq u anullohet takimi, do të njoftohen me E-Mail. Ne shpresojmë që takimet e anulluara të mund t’i zëvendësojmë sa më shpejt në…

Read More

Banka e Shqipërisë njoftoi sot nisjen e funksionimit të sistemit të pagesave AIPS Euro, që do të procesojë pagesat e klientëve të bankave në euro, brenda vendit. Ky sistem do të sjellë një ulje drastike të komisioneve për transfertat ndërbankare kombëtare në euro. Deri javën e kaluar, transfertat në euro mund të bëheshin vetëm nëpërmjet përdorimit të llogarive që bankat shqiptare kanë në banka korrespondente jashtë vendit. Kjo rrugë krijonte vonesa në kohë dhe mbi të gjitha, kosto shumë më të larta krahasuar me transfertat në lekë. Me sistemin e ri AIPS Euro, Banka e Shqipërisë ka përcaktuar edhe vlera…

Read More

Pas vendimit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24 – 26 janar për shkak të uljes së temperaturave, qeveria ka vendosur që të lërë pushim në këto data edhe njërin nga prindërit kujdestarë të fëmijëve, që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin bazë. Bëhet fjalë për ata prindër që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror e vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore. V E N D I M PËR CAKTIMIN E DATAVE 24, 25 DHE 26 JANAR 2022 DITË PUSHIMI PËR PRINDIN KUJDESTAR TË FËMIJËVE TË…

Read More

Partia Demokratike ka reaguar për përplasjen mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë së Tiranës në lidhje me zgjedhjet në shoqatën rajonale të futbollit Tirana. PD thotë se Erion Veliaj po bën presion ndaj mësuesve dhe futbollistëve që janë në Shoqatën Tirana. “Është tronditëse ndërsa dëgjon se si një kryetar bashkie kërcënon me forcën e SPAK, a thua se kjo është një nga drejtoritë që ai manaxhon. E gjithë arsyeja e sulmeve të tij të ulëta dhe padyshim kriminale bëhet e qartë nga vetë ai. Shqetësimi i Rilindjes është se ende nuk kanë mundur të zaptojnë FSHF dhe për këtë…

Read More

Gjykata Kushtetuese do të nisë në 1 shkurt 2022 shqyrtimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin nga detyra të Presidentit Ilir Meta, për shkelje të mbi 20 neneve të Kushtetutës, për provokim të cenimit të marrëdhënieve me SHBA, cenimin e sigurisë publike, thirrje për veprime të dhunshme etj. Sipas të gjitha gjasave, Kushtetuesja mund të shprehet brenda muajt shkurt për shkarkimin ose jo të Ilir Metës si President. Ndërkaq, kryeministri Edi Rama u shpreh sot se në muajin prill të këtij viti maxhoranca do të zgjedhë Presidentin e ri të Republikës. Deklarata e Ramës u lexua si një sinjal paralajmërues për një…

Read More

Google Earth përdoret në mbarë botën për të gjendur në kohë reale vendndodhje në formë tre-dimensionale, por ana tjetër, kjo platforme procesimi të imazheve satelitore ka nxjerrë në pah edhe histori tronditëse. Një përdorues i Reddit pretendon se gjatë kohës që po përdorte motorin e kërkimit, ka zbuluar një “UFO” që fluturonte. Përdoruesi i identifikuar vetem si Leesoy ndau një foto të një objekti “të paidentifikuar” me pamje shkëmbore, i vendosur në skajin më jugor të kontinentit të bardhë. Si ju duket si UFO, apo si shkëmb, ka shkruar ai në krah të fotos që objektit të cuditëshëm, qe shihet…

Read More