Author: tirana

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka shprehur zhgënjimin në lidhje me vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar askënd të hyjë në territorin e saj pa 3 doza të vaksinës anti-COVID, ose të ketë dy doza, por dhe një test negativ të vlefshëm për 48 orë. Gjici tha se kjo penalizon kukësianët të cilët kanë marrëdhënie pune dhe biznesi në Prizren dhe në qytete e tjera të Kosovës, ndërsa bën të qartë se shqetësimin e tyre do ia përcjellë përmes një letre qeverisë së Kosovë dhe asaj shqiptare. Gjici ka thënë se qytetarët e Kukësit, Hasit…

Read More

Moti i acartë ka goditur Greqinë. Prej 22 orësh automjetet qëndrojnë të bllokuara në Attiki Odos. Mediat greke raportojnë se prej pasdites së djeshme ushtria, zjarrfikësit dhe efektivë të policie u janë vënë në ndihmë shoferëve që janë të bllokuar në automjetet e tyre. Operacioni ka vazhduar edhe gjatë natës. Ata kanë kaluar shumë orë të bllokuar, ndërsa ende nuk e dinë se çfarë do të bëhet. Ministri i Mbrojtjes, Takis Theodorikakos në deklaratat e tij për ERT tha se 1800 automjete janë liruar ndërsa rreth 1200 janë ende të bllokuara. “Me asistencën e ushtrisë, EKAM-i i Policisë ka shpërndarë…

Read More

Presidenti Ilir Meta duket se as në ditët kur vendi ‘pushtohet’ nga i ftohti ekstrem nuk e ndryshon rutinën e tij. Edhe sot, edhe pse vendi është gdhirë me temperatura ekstremisht të ulëta, sërish Meta ka dalë për vrap nga liqeni. Madje ka gjetur kohën që të shkrepë dhe një pozë me disa nga patat që qëndrojnë në liqen, duke i konsideruar si shoqëruese të mira për të nisur ditën.  “Kur e nis ditën në shoqëri të mirë!,“-shkruan Meta.

Read More

Pas një përplasjeje me armë zjarri të ndodhur në 20 nëntor 2020, ditën e sotme Gjykata e Dibrës vendosi masën “Arrest me burg” për 2 persona dhe “arrest në shtëpi” për një tjetër. Në kuadër te operacionit policor “Liqeni i Zi” u be ekzekutimi i masave te sigurise dhe arrestimi i shtetasve: Shaqir Tollja, Erlind Tollja, Aleksander Algeri dhe Loraldo Lika. Kujtojmë se në 2020 të arrestuarit u përplasën me armë zjarri për shkak të një konflikti për motive pronësie. NJOFTIMI I POLICISË: Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Liqeni i Zi” i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë…

Read More

Kryeministri Edi Rama publikoi pamje të pediatrisë së re të Elbasanit. Në postimin e kreut të qeverisë thuhet se spitali i ri ka një kapacitet me 15 shtretër në urgjencë dhe 60 shtretër në pavione, me standarde dhe aparatura të teknologjisë së lartë. “Me pediatrinë e re të Elbasanit që është drejt përfundimit, një tjetër shembull i vizionit tonë për shëndetësinë që duam, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Read More

Moti i ftohtë dhe i acartë do të vijojë edhe për ditën e sotme mbi vendin tonë. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në relievet malore. Ajo që vlen për tu theksuar është se ashtu si sot edhe për ditën e nesërme parashikohen ngrica të forta përgjatë akseve rrugore (kryesisht ato malore dhe kodrinore) për shkak të temperaturave negative. Era do të fryjë e ftohtë veriore por relativisht më pak e fortë (krahasuar me sot) me intensitet mesatar 1-7m/s dhe hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe…

Read More

Kreu i FSHF-së, Armando Duka, zbuloi në emisionin “Opinion” mesazhin kërcënues me jetë që mori. Në mesazh, dërguesi i panjohur kërkon të dorëhiqet ose në të kundërt e presin 50 plumba në kokë. ‘Ti lun me 2 standarte. Ti kurv tallesh me lekt tona. Per 24 or jep dorheqjen ose 60 plumba i ke ne kok si kurv si je. Betimi u be e i pakthyshem”, thuhej në mesazh. Vetëm pak orë më parë, në hyrje të banesës së Dukës në Durrës shpërtheu një sasi tritoli, ndërsa prej dy-tri ditësh ka një debat të ashpër për zgjedhjet në FSHF, ku është…

Read More

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar për herë të parë pas shpërthimit me eksploziv në hyrje të shtëpisë së tij në Durrës. “Kamerat i kanë filmimet. Një njeri me kapuç i cili është afruar te porta, ka vendosur dinamitin dhe ka shpërthyer. Se di nuk e kam idenë, shikoni sa policë dhe hetues i keni këtu dhe maksimumi deri nesër do ta bëjnë të ditur kush e ka vendosur” tha ai.

Read More

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar për shpërthimin e tritolit në shtëpinë e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Dukës. Veliaj ka deklaruar se ai është kundërshtari dhe jo armiku i tij. Ndërsa shtoi që institucionet ligjzbatuese të bëjnë detyrën teksa i bëri thirrje policisë e prokurorisë që të hetojnë ngjarjen dhe të vendosin para drejtësisë autorët. “Duhet urgjent policia, prokuroria dhe kamerat, të sigurohet jeta e kujtdo, ai është kundërshtari im, jo armiku im. Ai ka bërë shumë gjynahe, por kjo është vepër kriminale e dënueshme. I bëj thirrje policisë, prokurorisë, shërbimit informativ, të gjithë strukturave ligjzbatuese në Shijak…

Read More

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka mbërritur në shtëpinë e tij në Durrës pasi ka ndodhur shpërthimi me tritol. Tritoli ka shpërthyer pranë derës së jashtme të banesës së Dukës, që ndodhet në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar. Në banesë dyshohet se ka qenë e pranishme në momentin e shpërthimit vetëm bashkëshortja e kreut të FSHF-së. Si pasojë e shpërthimit raportohet vetëm për dëme materiale.

Read More