Disa persona u plagosën nga një person i armatosur në një sallë leksionesh teatri në qytetin jugperëndimor gjerman të Heidelberg të hënën, tha policia.Autori u vra, shtoi policia, por nuk dha detaje se si ndodhi kjo. Ata më parë kishin kërkuar nga njerëzit në Twitter që të shmangnin zonën Neuenheimer Feld të Heidelberg, ku ndodhet universiteti i qytetit.
Author: tirana
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në zyrën e tij kryeavokatin ndërkombëtar të drejtësisë sportive, Efraim Barak, me të cilin ka biseduar për pastrimin e futbollit shqiptar.“Ishte kënaqësi takimi me kryeavokatin e madh ndërkombëtar të drejtësisë sportive Efraim Barak. Si arbitër i CAS dhe nënkryetar i Komitetit Ligjor në UEFA, ai do të na ndihmojë të pastrojmë Futbollin Shqiptar!Si bashkëpronarë të FK Tiranës, Bashkia do bashkojë forcat me të gjithë aktorët që duan të pastrojnë llumin që prej 20 vitesh ka zaptuar futbollin shqiptar! FORCA!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.
Mediat e huaja kanë zbardhur detaje të reja nga vrasja e 34-vjeçarit shqiptar Ergys Dashi, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në një restorant në veri të Guayaquil-it në Ekuador. Punonjësit e restorantit thanë se vrasësi ka tentuar të hyjë paqësisht, me pretekstin e dorëzimit të disa luleve, por më pas ka kërcënuar punonjësin e lokalit që i ka kërkuar kartën e vaksinimit. Pasi hyri, ai qëlloi 38-vjeçarin shqiptar, i cili po priste ushqimin. Dashi ishte në shoqërinë e një burri tjetër, i cili u zhduk menjëherë nga vendngjarja pas nisjes së të shtënave. Në vendngjarje janë gjetur…
I dhimbshëm rrëfimi i babait të 40-vjeçares Xhuliana Topalli, e cila u ekzekutua më 9 janar nga ish-partneri i saj, teksa ishin prindër të një vajze 5 vjeçe. Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 ka folur babai i viktimës, i cili ka qenë prezent kur ka ndodhur krimi dhe madje ka folur me Nikolin Hilën, para se ai të zbrazte armën mbi vajzën e tij. Babai tha se nuk ka për t’i falur kurrë për vrasjen e të bijës. “Erdhi më vrau vajzën në sy të mbesës dhe iku në punë të vet, unë mbesën nuk ia kam…
Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka propozuar për një mandat të dytë Gent Sejkon si anëtar i këtij këshilli. Burime për News24 bëjnë të ditur se në mbledhjen e datës 22 dhjetor Këshilli Mbikqyrës i Bankës Qëndrore ka votuar emrin e Gent Sejkos për anëtar dhe më 23 Dhjetor ky propozim i është dërguar Kuvendit. Propozimi për një mandat të dytë si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës i hap rrugë kandidimit të Gent Sejkos për t’u rizgjedhur edhe për një mandat të dytë si Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Sipas Kushtetutës guvenatori zgjidhet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të…
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ia ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti se e ka në dorë ‘pushtetin absolut’ për të vepruar. Ai i ka bërë thirrje Kurtit ta lë – siç e quan Shala – retorikën boshe për 20 vitet e shkuara. Më tej, ai ka thënë se kryeministri Kurti nuk ka vepruar me kohë ndaj krizës së paralajmëruar energjetike. “Kryeministri ka pushtetin absolut, edhe rregullatorët e pavarur i ka nën menaxhimin e tij, në rregull pra, i ka kërkuar ia keni dhënë, iu ka premtuar, i keni besuar, por sot ku jemi? Askund nuk jemi me premtimet që ka…
Faza akute e pandemisë së koronavirusit mund të përfundojë këtë vit, nëse shtetet përdorin të gjitha mjetet që kanë në dispozicion, ka thënë të hënën shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Ai i ka thënë komitetit ekzekutiv të OBSH-së, se qëllimi mund të arrihet nëse rritet shkalla e vaksinimit në vendet e varfra dhe kryhen më shumë testime. “Nëse shtetet shfrytëzojnë të gjitha strategjitë dhe mjetet në mënyrë gjithëpërfshirëse, ato mund t’i japin fund fazës akute të pandemisë këtë vit”, ka thënë ai. “Ne mund t’i japim fund COVID-19 si emergjencë globale shëndetësore dhe mund ta bëjmë…
Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka folur sot për vendimin për mbylljen e shkollave për tre ditë me arsyetimin e uljes së temperaturave në vend. Kushi ka mohuar se ka problem me ngrohjen nëpër shkolla. Ajo deklaroi se mbyllja ka ardhur për shkak të ngrirjes së depozitave të ujit si dhe rrugës që duhet të përshkojnë fëmijët. “Shkollat i mbyllem se ngrinë depozitat dhe ishte problem rruga e fëmijëve për në shkollë. Pak shkolla kanë problem ngrohjen nëvend”, ka thënë Kushi. Sa i përket infektimeve nga COVID-19 në arsim, ajo tha se janë 1100 mësues dhe 1600 nxënës me Covid-19.
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ngriti në komisionin e ekonomisë një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve, rritjen e çmimeve. Ajo tha se rritja e çmimeve dhe e inflacionit po varfërojnë më shumë njerëzit dhe se përgjegjëse kryesore është qeveria me politikat e saj të gabuara. Jorida Tabaku tha se shembull janë taksat e rritura këtë vit për fermerët. “Rritja e taksave për fermerët në fund të 2021 ka sjellë dhe rritjen e çmimeve të produkteve bujqësore! Sot fermerët janë duke dështuar dhe duke hedhur produktin e tyre sepse rritja e taksave po ndikon drejtpërdrejt në punën e tyre!” Nënkryetarja…
Sinoptikania Lajda Porja tha se dita e martë parashikohet të jetë dita më e ftohtë e këtij acari, ku temperaturat në zonat malore do të shkojnë deri në minus 17 gradë celsius, ndërsa në Tiranë pritet të zbresë deri në minus 5 gradë. Sipas sinoptikanes, vala e të ftohtit pritet të tërhiqet nga Shqipëria ditën e mërkurë, ku moti do të vijojë i kthjellët dhe me temperatura normale për muajin janar. “Temperaturat me ulje janë kryesisht në Qarkun e Dibrës dhe Korçës. Kryeqyteti ka shënuar minus 3 ose 4 gradë, që nuk është ndonjë temperaturë. Tirana edhe nesër me rezerva…
Detaje të reja nga vrasja në fshatin Manati pak kilometra larg nga Lezha. Autori i cili është vetëdorëzuar pak minuta pas krimit në polici, është 17-vjeçari Florian Përvathi. Bëhet fjalë për një krim për gjakmarrje. Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se babai i Florian Përvathi është vrarë rreth 10 vite më parë pas një konflikti me vëllain e viktimës së sotme Lekë Gjonaj. Informacion paraprakPolicia e Lezhës neutralizon dhe vë në pranga në kohë rekord, një 17-vjeçar që kreu vrasjen e 65-vjeçarit, para pak minutash, në fshatin Manati të Lezhës.Sekuestrohet dhe arma e krimit.Shërbimet e DVP Lezhë dhe të…
“Kur kau futet në pallat, ai nuk bëhet mbret, por pallati bëhet stallë”- kjo shprehje e përdorur në television e rrjete sociale, mund t’i kushtojë nga 1 deri në 4 vite burg gazetares turke Sedef Kabah, e arrestuar tashmë për fyerje ndaj presidentit turk Recep Tayyip Erdogan. Avokati i gazetares, Ugur Poyraz, shkruante në twitter se ajo ishte arrestuar zyrtarisht gjatë një paraqitjeje në gjykatë në Stamboll të shtunën. Gjyqtari pranoi argumentin e prokurorisë se gazetarja paraqiste rrezik për t’u larguar nga vendi, ndaj e la atë në qeli.\ Kush është Sedef Kabas? Sedef Kabas, 53 vjeç, ka drejtuar një…