Lezha është tronditur mesditën e sotme pasi një 60 -vjeçar është vrarë me armë zjarri. Krimi ka ndodhur në fshatin Manati, ku është vrarë shtetasi Lekë Lekë Gjonaj, rreth 60 vjeç. Autori është vetëdorëzuar pas krimit në polici. Dyshohet se Gjonaj është vrarë për hakmarrje.
Author: tirana
Aktorja Monika Lubonja e pyetur nga moderatorja Eggoza se përse nuk është martuar më pas ndarjes nga bashkëshorti i saj bëri një rrëfim të rrallë për jetën e saj. “Nuk u martova, sepse nuk doja te rrisja vajzën time me dikë tjetër. Iu përkushtova shumë punës dhe iu përkushtova shumë vajzës time”, iu përgjigj Monika. Ndoshta edhe pse nuk doli ndonjë njeri “i hajrit”, ndoshta ka dashur të mbyllë mendimin e saj. “Isha e dashuruar me profesionin tim, por aty kam marrë shumë grushta”, shtoi më tej Monika.about:blank Të shumta komentet në këtë video “rrëfim”, si pozitive ashtu edhe negative…
Policia e Tiranës do të aplikojë një plan masash për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në prag të derbit mes Tiranës dhe Dinamos. Policia njofton se do të ketë bllokime të segmente rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera gjatë momentit kur do të bëhet kalimi i tifozëve. Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë: * Rruga “Lek Dukagjini” përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët…
Zbardhet udhëzimi i Sekretarit të Përgjithshëm. Drejtuar strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim në bashkitë Durrës, Shkodër, Dibër, Lushnjë, Vorë, Rrogozhinë. Në momentin kur nuk është zyrtarizuar ende asnjë kandidaturë nga forcat e tjera politike, LSI ka nisur punën për sa i përket rolit të saj në to. Sipas ligjit, LSI ka një rol të rëndësishëm në administrimin zgjedhor, përmes përfaqësuesve të saj në KZAZ, në qendrat e votimit, si dhe në tavolinat e numërimit të votave. “Për rritjen e efikasitetit elektoral të Lëvizjes Socialiste për Integrim, udhëzoj ngritjen e shtabit elektoral në këto 6 bashki.”- parashikon udhëzimi i shpërndarë…
Teksa numri i infeksioneve të reja me COVID-19 ka njohur rritje të madhe gjatë muajit janar, ndryshe paraqitet situata në spital, ku ka një reduktim të urgjencave. Nga ora 09:00 e ditës së sotme deri pothuajse në mesditë nuk ka pasur asnjë urgjencë në spitalin COVID 1, ndërsa ata që vijnë në spital në gjendje të rënduar janë të moshave mbi 60 apo 65 vjeç, raporton BW. “Numër i reduktuar urgjencash në krahasim me 10 ditë më parë. MSh ka raportuar rritje të shtrimeve, 157 në 2-3 ditët e fundit. Ata që vijnë në spital janë të sëmurë rëndë mbi…
“Shtet federal europian”, shkruhet në marrëveshjen e koalicionit të qeverisë së re gjermane. Por ideja e një Bashkimi Europian që bashkëpunon gjithnjë e më ngushtë sot është zbehur. A është Gjermania e izoluar? Partitë e koalicionit tre partiak, SPD, Të Gjelbrit dhe FDP i kanë vënë vetes detyrë që Bashkimi Europian të zhvillohet më tej në një “shtet federal europian”. Për kohët e sotme një qëllim mjaft ambicioz. Asnjë qeveri europiane nuk guxon të shkojë kaq larg sa ta vendosë në marrëveshjen e koalicionit qeverisës atë që ka shkruar ky koalicion në faqen 131. Në një kohë që vizionet për…
Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar sërish në lidhje me situatën e tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës. Përmes një postimi në “Facebook”, ambasada e SHBA sjell në vëmendje deklarata e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, ku theksohet se nëse Rusia pushton Ukrainën, vendosen në rrezik parimet të cilat e kanë bërë botën më të sigurt. Njoftimi i plotë i ambasadës amerikane në Tiranë: “Nëse Rusia pushton dhe zapton Ukrainën, çfarë vjen më pas? Mund të duket si një mosmarrëveshje e largët rajonale apo një tjetër shembull i persekutimit rus. Por janë në rrezik parimet të cilat e kanë bërë botën…
Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësi dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja”. Policia ka arrestuar shtetasin D.A, 39 vjeç, banues në Domje, Tiranë, dhe shpalli në kërkim shtetasit D. H., 40 vjeç dhe D. H., 40 vjeç, banues në Bathore, Tiranë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur peng shtetasin M. Y., 31 vjeç, me pretendimin se i kishte borxh një shumë parash, si dhe i kanë vjedhur atij, një aparat celular. ‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në…
Pas dekretimit të datës së zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 mars nga presidenti Ilir Meta, të gjitha palët politike janë vënë në lëvizje. Kryedemokrati Lulzim Basha është duke u konsultuar me deputetët dhe krerët lokal të PD-së për emrat që do të përfaqësojnë siglën zyrtare në zgjedhjet e 6 marsit. Gara duket të jetë më e fortë në Bashkinë e Durrësit, ku pritet që edhe krahu i Berishës të propozojë emrin e tij. Ndërkohë që nga PS ka disa emra në qarkullim, ku më favorite është Emirjana Sako, duket se demokratët do të shkojnë drejt emrit të nënkryetarit të…
Temperaturat e ulëta dhe ngrica kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në qarkun e Dibrës. Termometri shënon -10 gradë në këtë qark dhe për pasojë ka sjellë prani të akullit. Mbrojtja Civile bën me dije se rrugët nacionale në të gjithë territorin e qarkut, janë të kalueshme normalisht, përveç aksit Ura e Çerenecit-Steblevë ku kalohet me vështirësi. Po ashtu edhe aksin Muhurr-Reç në disa segmente ka prani akulli kalohet me vështirësi. Njoftimi i plotë: Situata në territorin e Qarkut Dibër për ditën e sotme është si më poshtë; Moti paraqitet pa reshje, por e shoqëruar me temperatura të ulëta në -10…
Qytetarët që po protestojnë në doganën e Morinës janë përplasur me policinë, pasi kanë tentuar që të ndalojnë kalimin e shqiptarëve nga Kosova për në Shqipëri. Për të qetësuar situatën ka ndërhyrë policia, ndërsa protestuesit kanë debatuar edhe me efektivët. Qytetarët kërkojnë heqjen e pengesave, pasi ato shprehen se janë në punë dhe nuk u duket e drejtë. ‘Qeveria e Kosovës të heqë të paktën vaksinën e 3-të dhe tamponin. Ne kemi njerëz tanë atje. Në Kombin tonë na dalin pengesa, ne kemi shumë pengesa. OBSH thotë të lehtësohen lëvizjet e lira e mundësisht të hiqen krejt. Unë e kam…
Bashkëshortja e kryedemokratit Lulzim Basha ka shprehur falënderime për të gjithë ata që iu gjendën pranë për humbjen e babait të saj Xhafer Isufi, i cili u nda nga jeta më 20 janar. Aurela Basha ndan dhe një mesazh për frymën me të cilën është edukuar dhe rritur nga babai i saj, duke shprehur mirënjohjen për dashurinë dhe respektin që ka lënë pas. “Unë dhe familja ime jemi prekur nga vizitat, mesazhet, letrat, dhe lulet pas ndarjes nga jeta të babait tim që na sollën kaq shumë ngushëllim këto ditë të hidhura. Babai im ishte një burrë i jashtëzakonshëm, një…