Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. H., 35 vjeç dhe E. H., 33 vjeç, për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në magazinën e shtetasit Xh. K., 58 vjeç, kanë kanosur dhe goditur me grushte shtetasin R. F., 20 vjeç, pasi dyshonin se shtetasi R. F. ka vjedhur në banesën e shtetasit Xh. K.
Author: tirana
Një 80-vjeçar është lënduar, pasi banesa e tij u përfshi nga flakët në fshatin Vinjoll të Matit. I moshuari M. Z. po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit dhe është jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu si pasojë e flakëve është djegur dhe banesa e shtetases një gruaje, Z. Z., 81 vjeçe, e cila ishte ngjitur me banesën e 80-vjeçarit. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për vlerësim.
Partia Socialiste do të mbledh sot Grupin Parlamentar. Mësohet se mbledhja do të organizohet në orën 10:00, ndërsa i pranishëm në këtë mbledhje do të jetë edhe vetë kryeministri Edi Rama.
Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën nacionale Patras – Athinë në Greqi, ku ka humbur jetën një vajzë me origjinë shqiptare. Sipas mediave greke e reja u përplas për vdekje nga një kamion i cili e mori zvarrë. Por rrethanat e aksidentit kanë qenë edhe më tragjike! 22-vjeçarja kishte ndaluar për të ndihmuar të plagosurit, pasi dy automjete ishin përplasur në rrugë. Por teksa zbriti nga makina për të shkuar të shikonte çfarë kishte ndodhur, vajza e re u tërhoq zvarrë nga një kamion duke i shkaktuar vdekjen tragjike. Në vendngjarje shkoi menjëherë policia dhe ambulanca, por fatkeqësisht ishte…
Një shqiptar 34-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në Ekuador, mbrëmjen e së shtunës rreth orës 19:00 sipas orës lokale në qytetin Guayaquil. Viktimë mbeti Ergys Dashi 33 vjeç nga Durrësi, teksa u qëllua me disa plumba brenda një restoranti në veri të Guayaquil. 6 viktima në Guayas nga Ballkani Ergys Dashi është viktima e gjashtë ballkanike e një sulmi në Guayas. Të mëparshëm ishin:Shqiptari Ilir Hidri, i ekzekutuar në periferi më 30 maj 2017, Shqiptari nga Kosova Renzi Azemi, i sulmuar (mbijetuar) në qendër të qytetit më 7 nëntor 2017, Malazezo-shqiptari Fadil Kaçani, i ekzekutuar rrugës për në “la Costa” më 14 mars 2018,…
Këto janë faqet e para të gazetave për ditën e sotme.
Regjisori dhe producenti i mirënjohur shqiptar, Petri Bozo i ftuar në emisionin ‘Expuls’, foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama. Ai teksa tregoi gjatë intervistës se ka qenë në një fakultet me Ramën vite më parë, moderatori i emisionit u ndal pak tek kjo çështje, për ta pyetur se si ka qenë Rama në marrëdhënie me Petrin dikur që ishte njeri i thjeshtë dhe sot që është kryeministër për të tretën herë. “Shumë mirë. Sot është tjetër pozicion ai. Ne nuk jemi tipa që duhet t’i varemi në qafë dikujt se punën e kemi…
Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes të lartë për të punuar ose është gjithmonë në kërkim të një pune, ndërsa në disa të tjera grupi i popullsisë në moshë pune nuk dëshiron të punojë, d.m.th. nuk është në kërkim të një pune edhe pse në treg ka nevojë për pune. Për shembull qarqet e Gjirokastrës dhe Korçës kanë një interes më të lartë ndaj punës se qarqet e tjera. Siç raportoi INSTAT në qarkun e Gjirokastrës 74 % e popullsisë në moshë…
Partia Demokratike, (PD) më e madhja në opozitë, pas bojkotit të Lokaleve 2019, që i dha fitoren Partisë Socialiste (PS) në 60 bashki nga 61 në total, do të marrë pjesë në këto zgjedhje. Ajo ka shansin të synojë në mos fitoren në gjashtë bashki, të paktën në disa prej tyre. Këto zgjedhje kanë potencialin të jenë edhe një lakmus që pritet të tregojë se cili nga dy grupimet kundërshtare në PD gëzon mbështetjen më të madhe të elektoratit opozitar dhe qytetarëve: grupimi i drejtuar nga kryetari aktual Lulzim Basha apo ai i drejtuar nga ish-kryeministri, lideri historik i PD-së,…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme pyetjen e tetë në platformën e Këshillimit Kombëtar. Në këtë pyetje të radhës, qeveria u kërkon mendim qytetarëve rreth masave ndëshkuese që janë aktualisht në fuqi kundër evazionit fiskal të shoqërive të biznesit të madh. Në pyetësor kërkohet mendimi i qytetarëve nëse biznesi i madh duhet të ndëshkohet penalisht me dënime të ashpra për evazion fiskal apo nëse legjislacioni aktual është i mjaftueshëm për ta luftuar fenomenin.
Në videon e xhiruar në vitin 1973, shihet një moment nga kthimi i Kristaq Ramës, atëherë deputet, i nga një udhëtim punë në Durrës. Derën ia hap bashkëshortja Aneta, ndërsa i pari që e pret me një përqafim të ngrohtë është djali i vogël Olsi, atëherë vetëm 4 vjeç. Në shtëpi ndodhet edhe Edi Rama, atëherë 9 vjeç, i cili ndryshe nga i vëllai, është i fokusuar te detyrat e shkollës, për të cilat e ndihmojnë edhe babai me nënën. Teksa Edi bën detyrat, i ati zhvillon një bisedë me nënën e tij, gjyshen e kryeministrit të sotëm, ndërkohë që…
Instituti i Shëndetit Publik u bën apel qytetarëve të kenë kujdes, të vishen trashë, të pastrojnë zonat ku ka ngricë duke, hedhur rërë ose kripë si dhe të dalin të shoqëruar në ambiente të jashtme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ISHP-ja ka dhënë disa këshilla për të gjithë në këto ditë acari, për të mbrojtur veten nga të ftohtët. “Përdorni veshje të ngrohta, pulovra të trasha, xhupa rezistentë ndaj erës dhe shiut, kapele, doreza, këpucë kundër ujit. Hidhni rërë ose materiale të tjera të rekomanduara në zonat ku ka ngricë. Lexoni rregullat e sigurisë për ambientet e jashtme. Lëvizni…