Author: tirana

Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë me deputetët socialistë, të pranishëm në komisionet parlamentare, teksa ju ka kërkuar të përmbahen në debate me kundërshtarët politikë. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Rama iu tërhoqi vëmendje deputetëve të tij, teksa ju tha se nuk duhet të degradojnë debatin në “kush je ti e kush jam unë”. “Së fundi, një vërejtje, të gjithë duhet të përmbahen e të përmbajnë njëri-tjetrin në komisionet parlamentare për të mos lejuar që puna në sy të publikut me orë të tëra dhe përballë provokatorësh e agjitatorësh të mirëstërvitur, por së fundi edhe pak të lajthitur, për…

Read More

“Ngrohësja 3D e Ministrisë” është simboli i protestës para Ministrisë së Arsimit këtë të hënë në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit. Në formë reagimi ndaj mungesës së ngrohjes në shkolla kanë ftuar qytetarët për të sjellë ngrohëset e tyre përpara Ministrisë së Arsimit, duke ironizuar dështimin e sistemit arsimor. Nuk është hera e parë që aktivistët kanë dalë në protesta paqësore, duke e cilësuar të dështuar sistemin arsimor në vend. Të gjithë nxënësit janë pushim për tre ditë prej temperaturave të ulëta që kanë përfshirë vendin tonë. Gjithashtu njëri prej prindërve të punësuar në administratën publike, nëse kanë fëmijë të mitur…

Read More

Luiza Gega u rendit e dyta në garën e 3000 metrave në salla të mbyllura në “Manchester World Indoor Tour” në Angli këtë të shtunë, rezultat që i siguron dhe një biletë për Kampionatin Botëror të sallave të mbyllura që zhvillohet muajt e ardhshëm në Beograd. Kjo arritje është përshëndetur dhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili shkruan se kjo është prova se kur sporti e qyteti bashkëpunojnë ka rezultat. Ai thekson se tashmë është koha që edhe në futboll, të largohet llumi e t’i jepet dorë talenteve që e kanë pasion futbollin. “Ja prova se…

Read More

Antonio Conte provoi humbjen e parë në Premier League si trajner i Tottenham, që u mposht 2-0 në “Stamford Bridge” kundër Chelsea. Ecuria prej nëntë ndeshjes radhazi pa humbje (6 fitore dhe 3 barazime) mori fund, por jo objektivi për t’u renditur në katërshen e parë në Premier League. Trajneri italian pranoi se mes dy ekipeve ka një diferencë të konsiderueshme dhe tani pret dhurata nga merkato. Disa emra janë përfolur për transferimin te Spurs, ndërsa në skenë ka dalë edhe Sofyan Amrabat. 25-vjeçari luan si mesfushor shkatërrues dhe është një nga lojtarët më të dalluar te Fiorentina, klub me…

Read More

Beatrix Ramosaj duket se po e përjeton keq daljen nga Big Brother VIP. Këngëtarja nuk mori pjesë në emisionin e drejtuar nga Dojna Mema, pasi njoftoi se nuk ishte mirë emocionalisht. Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Neda Balluku, ie cila gjithashtu u dashurua brenda në shtëpi dhe dashuria e saj vazhdon akoma e ka një mesazh për Triksën: Trixës, shoqes së përvojës së përbashkët! E dashur Beatrix, ky vendi ynë është i projektuar që t’i bëjë vajzat të ndihen të gabuara dhe pa vend. Të gjykuara deri në detaj. Dhe sidomos nuk i fal kurrë. Ky vend nuk fal as…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar presidentin Ilir Meta, kreun e PD Lulzim Basha si dhe ish-kryeministrin Sali Berisha teksa ka oflur për zgjedhjet e pjesshme vendore. “Një objektiv i ri afatshkurtër është shfaqur papritur para nesh me nxjerrjen e dekreteve presidenciale për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki pas një periudhe të gjatë shkeljeje dhe shtypjeje të Kushtetutës nga ana e zotërisë, i cili e mban institucionin e Kreut të Shtetit peng të hënës së tij, edhe për pak kohë fatmirësisht. Ne do ta përmbushim me seriozitet detyrimin tonë për të garuar që në këto 6 njësi vendore të…

Read More

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar Ramë është ndalur tek zgjedhja e Presidentit të ri. “Komplikimi i skajshëm të PD, na e bën të vështirë të gjejmë adresën se ku do e kërkojmë dialogun dhe do e zgjedhë ky grup Parlamentar. Do mendojmë për mënyrën si të këshillohemi me qytetarët për këtë vendimmarrje. Të zgjedhim opinionin e njerëzve, të presidentit apo presidentes së re. Se një histori tregon se e kanë degraduar institucionin.” tha Rama. “Do gjendet mes nesh. Mund të jetë edhe jashtë vendit. Do japim mundësinë që për 5 vitet e ardhshme të ketë një njeri normal.” tha Rama.

Read More

Disa ditë pas mbledhjes së Kryesisë, Partia Socialiste ka mbledhur sot Grupin Parlamentar. Në fillim të kësaj mbledhje Rama është ndalur tek procesi i Këshillimit Kombëtar me pyetësorin me 12 pyetje. “Duke nisur nga këshillimi Kombëtar si praktika më e re e bashkëqeverisjes që do e kthejmë çdo vit si konsultim për vendimmarrjet strategjike. Ka pak ditë që ka nisur procesi. Pjesëmarrja online ka shkuar në shifër në 23 456 qytetarët. Ndërkohë do nis në cdo bashki vendosja e pikave publike. Do realizohet e plotë deri më 22 shkurt. Që të shkojë në çdo familje. “ tha Rama. Ai ka…

Read More

Bosi mafioz nga Kotorri, Radoje Zvicer është organizatori i atentatit ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Sipas mediave serbe, krimineli famëkeq malazez kishte shkuar në Beograd për të ndjekur nga afër “punën” duke kërkuar edhe mbështetjen logjistike të disa personave të tjerë me influencë në botën e krimit në rajon. Atenati ishte parashikuar që të kryehej në muajin shkurt, e për eliminimin fizik të kreut të shtetit serb do të përdorej një snajper. Më pas arma do të çmontohej për të mos iu lënë asnjë gjurmë, duke e bërë më të vështirë ndjekjen e tyre. Alarmi për atentatin u lëshua më 14 janar…

Read More

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Organi i Akuzës ka nisur hetimet pas referimit të bërë nga Policia e Shtetit, për veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Vjedhje duke shpërdorur detyrën”. Një ditë më parë, ishte Bashkia e Tiranës, që në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit, kërkoi një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për “shkeljet dhe korrupsionin 20 vjeçar të Armando Dukës në Federatën Shqiptare të Futbollit”.

Read More

Merkato e Lazios është duke u zhbllokuar fal largimeve të Vavro dhe Muriqi. Sipas Il Messaggero, Tare është i bindur se brenda të martës do të mund të largojë të dy lojtarë, të paktën në formë huazimi, në mënyrë që të lëviz më pas në merkaton në hyrje. Gjithnjë sipas mediave italiane, Nedim Bajrami mbetet një prioritet për Igli Taren, një lojtar me shumë potencial i cili është kthyer në formën e tij më të mirë duke dhuruar paraqitje fantastike. Tare pritet të futet personalisht në negociata për të bindur drejtuesit e Empolit, të cilët me sa duket nuk dëshirojnë…

Read More