Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një lajm të mirë për të gjithë qytetarët dhe subjektet që regjistrojnë mjetet rrugore per here te pare. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë thotë se duke nisur nga sot eliminohen të tjera angari, kohë pritjeje e kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë. Do të hiqen mbi 60 mijë praktika në vit që kërkonin përkthime e noterizime njehsime me origjinalin nga dokumentet me gjuhë të huaja. Kjo sipas kryeministrit i kursen qytetarëve shqiptarë 300 mln lekë në vit. Nga…
Author: tirana
Bregdeti dhe zonat e ulëta vijojnë me kthjellime dhe ngrica, por vranësira më të shpeshta dhe temperatura ekstremisht të ulëta do kenë zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Ky stabilitet i kushteve atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë orëve të natës, kur vranësirat shtrihen pothuajse në të gjithë vendin duke sjellë ndonjë reshje të izoluar dëbore. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por ulen ndjeshëm edhe në mesditë me të paktën 3 gradë duke luhatur vlerat ditore nga -13°C deri në 7°C. Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga…
Dashi: Hëna vijon që të mos jetë në anën tuaj, të paktën deri në mbrëmje. Në punë jeni të lodhur dhe nuk jeni në gjendje të bëni atë që dëshironi. Demi: Në dashuri mund të jetë një ditë e mirë për të rikuperuar pavendosmërinë, por mbani një sy tek Ujori dhe Luani. Në punë, një ndryshim i fundit i rolit mund të ketë sjellë disa vështirësi së bashku me përfitime. Binjakët: Lajm i shkëlqyer në dashuri: një hënë e favorshme që ndihmon si në marrëdhëniet e reja ashtu edhe në ato ekzistuese. Në punë, kushtojini vëmendje investimeve: nëse duhet të…
Ka përfunduar në barazim pa gola super ndeshja e Serie A mes Milanit dhe Juventusit në “San Siro” në kuadër të javës së 23. Rastet nuk munguan për të dyja skuadrat, me “kuqezinjtë” që dominuan më së shumti. Milani mori një goditje në pjesën e parë kur Zlatan Ibrahimovic u dëmtua në minutën e 28 dhe u zëvendësua nga Giroud. Pjesa e dytë pavarësisht zëvendësimeve nga të dyja skuadrat nuk solli ndryshime në rezultat. Pas këtij barazimi Milani renditet në vendin e 3 me 49 pikë, ndërsa Juventusi në vendin e 5 me 42 pikë.
Sonila Meço ishte e ftuar në emisionin “Ëndërrtjerrësit” ku kujtoi fillimet e saj në ekran duke nisur nga edicioni i lajmeve tek prezantimi i programeve sportive dhe takimi me Edi Ramën. Teksa transmetohej puthja me Ramën, Meço tha: “Atë puthje nuk e mbaja mend”. Ndërsa raportimin për ngjarjen e 9 janarit e cilëson si moment të bukur, pavarësisht se ishte ngjarje e trishtë pasi disa shqiptarë humbën jetën në ujërat e detit Jon teksa udhëtonin me gomone. “Topi në atë kohë ishte institucion i jashtëzakonshëm. Ne ishim njerëzit e Topit. Më kujtohen posterat tanë Alban ishin mbi Akademinë e Arteve.…
Policia ka ndërmarrë një aksion mbrëmjen e sotme në Tiranë. Janë ngritur postblloqe në zonën e “Bulevardit të ri” dhe në Kodër Institut. Sakaq, tre të rinj janë shoqëruar në komisariatin nr.5 në Kamëz.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.MSH informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 5,367 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,658 qytetarë, në këto bashki:795 në Tiranë, 76 Vlorë, 66 në Durrës, 60 në Shkodër, 57 në Fier, 54 në Gjirokastër, 47 në Lushnje, 44 në Elbasan, 37 në Berat, 29 në Kamëz, 27 në Krujë, 25 në Kavajë, 24 në Kurbin, 20 në Vorë, 19 në Sarandë, 18 në Lezhë, Tepelenë, Pogradec, 14 në Dimal, 12 në Patos, Korçë,…
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bën me dije se këtë të dielë është kthyer në punë blloku B2 i TC ‘Kosova B’. Kurti shprehet se gjendja e turbinës është e mirë dhe se nuk ka pasur nevojë për balancim. Gjithashtu ai shpjegon se për çdo orë tashmë do të paguhen rreth 50 mijë euro import më pak dhe se deri nesër në mëngjes rreth 1,2 milion euro më pak se gjatë ditëve të javës që po lëmë pas. ‘Rreth 200 euro kushtoi 1 MWh në bursën ndërkombëtare të energjisë dje. Mirëpo sot në ora 10:15 u kthye në punë blloku…
Rikthimi në shkolla, kopshte e çerdhe i fëmijëve si dhe rikthimi në punë i administratës shtetërore pas festave të fundvitit solli edhe shtimin e rasteve “pozitive” me Covid-19 në qarkun e Beratit. Festimet dhe pas asnjë kufizim në natën e ndërrimit të viteve duket se kanë ndikuar negativisht dhe kjo reflektohet qartë në shifrat e larta të testimeve dhe infektimeve në qarkun e Beratit pas datës 5 janar. Çdo ditë, para godinës së ISHP-së Berat shihen me dhjetëra qytetarë që kryejnë tamponin pas rekomandimit të mjekut të familjes, ndërkohë që të shumtë janë edhe nxënësit e shkollave. Fakti që infektimet…
Zlatan Ibrahimovic do të ketë shumë sfida për t’i tejkaluar në ballafaqimin e Milanit me Juventusin mbrëmjen e sotme në Serie A. Suedezi 40-vjeçar pritet ta udhëheqë sulmin e kuqezinjve në San Siro dhe e ka mundësinë ta frymëzojë ekipin e tij drejt fitores ndaj një ekipi të madh për të mbetur në garë për titull në Serie A. Ibrahimovici do t’i ketë tri sfida për t’i tejkaluar këtë mbrëmje, duke nisur me vetë Juventusin. Suedezi është përballur me Juven 12 herë gjatë kohës si lojtar i Interit dhe i Milanit, por i ka shënuar vetëm dy gola. Hera e…
Një vajzë shqiptare ka humbur jetën në një aksident në aksin Patra-Athinë. Aksidenti ndodhi pak pas mesdite. Mjeti që drejtonte 22-vjeçarja shqiptare u përplas fillimisht me një tjetër mjet. E reja doli nga mjeti për të kontrolluar dëmet që i ishin shkaktuar, kur është goditur nga një furgon i madh duke e lënë të vdekur në vend. Policia ndërkohë nisi hetimet për zbardhjen e aksidentit tragjik.
Reshjet e dendura të borës dhe temperaturat nën zero nuk kanë penguar qarkullimin e mjeteve në zonën e Matit. Punonjësit e Bashkisë Mat kanë nisur punë intensive “deri në zonat më të largëta për mirëmbajtjen e rrugëve me skorje dhe kripë!”, shkruan kreu i Bashkisë Mat, Agron Malaj.Më tej ai shkruan se “Jemi në dispozicion të banorëve për çdo problematikë, ndaj ju lutemi të na njoftoni menjëherë!” Në një kohë që temperaturat shkojnë nën zero, falë përkushtimit të punonjësve të Bashkisë është bërë e mundur që edhe rrugët në zonat rurale të jenë të kalueshme për automjetet.