Beatrix Ramosaj doli nga “Big Brother VIP” të premten, duke lënë në gjysmë romancën me Donald Veshajn. Dyshja do jenë sërish bashkë kur të përfundojë dhe rrugëtimi i aktorit në shtëpi.Së fundmi, ai ka bërë një gjest të bukur për këngëtaren. Donaldi ka marrë një foto të saj dhe e ka vendosur pranë krevatit. Ditën e djeshme aktori tha se është kurioz të dijë si po e përjeton Beatrix përballjen me realitetin jashtë.
Author: tirana
Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë me një mesazh të fortë në rrjetet sociale.about:blank “Demokratët janë të bashkuar në qëllimin e tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë”, shkruan Basha teksa ka publikuar një video nga takimi që organizoi në Durrës. Basha thekson se ky ndryshim që kanë nisur nga vetja është përcaktues për fatet e vendit sepse si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër. “Ditë pas dite shqiptarët po binden se demokratët janë të bashkuar në qëllimin e tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Mënyra si ne shpalosim…
Këngëtari i njohur Alban Ramosaj, teksa po ecte rrugëve të Stambollit është ndaluar nga Ozlem Ozdemir, një blogere e njohur turke e cila realizon intervista të ndryshme në qytet. “Pra ti je këngëtar i famshëm në Shqipëri”, pyet ajo, teksa Albani i përgjigjet duke i thënë: “Po, paksa”. Më pas ai thotë se mund të këndojë për të dhe nisë të interpretojë këngën e famshme të Whitney Houston, “I Will Always Love You”. Shihni videon më poshtë. View this post on Instagram A post shared by Özlem Özdemir (@ozlem.ozdemirr)
Vendi ynë është përfshirë nga temperaturat ekstremisht të ulëta, të cilat janë parashikuar se do të jenë prezentë edhe në ditët në vazhdim.about:blank Në shumë zona malore të vendit termometri ka shënuar -16 gradë celsius, duke bërë që ngrica të shkaktojë probleme me furnizimin me ujë dhe ndërprerje të energjisë elektrike për disa fshatra në verilindje dhe juglindje. Qytetarët duhet të bëjnë kujdes gjatë këtyre ditëve të ftohta me veshjen e tyre para se të dalin nga shtëpia. Instituti i Shëndetit Publik përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë disa këshilla për të gjithë në këto ditë acari, për…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pyetjen e gjashtë në kuadër të nismës së Këshillimit Kombëtar. Bëhet fjalë për një çështje shumë të debatuar, për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësoreabout:blank Rama shkruan se kemi nevojë të lëmë pas krahëve llogoret përçarëse të partive dhe të dëgjojmë më shumë njeri-tjetrin. “KËSHILLIMI KOMBËTAR/ PYETJA 6 Për të ecur më shpejt e për t’u ngjitur lart, kemi nevojë të lëmë pas krahëve llogoret përçarëse të partive dhe të dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin! Ju ftoj të gjithëve të jepni opinionin tuaj në këtë proces popullor që zhvillohet për herë të parë dhe është i…
Mbarë opinioni u trondit pak ditë më parë për zbulimin e turpshëm që u bë për një prift 37-vjeçar në Greqi, i cili u arrestua paso akuzohet për përdhunim nga një 17-vheçare shqiptare.about:blank Pas denoncimit të 17-vjeçares shqiptare, në Kato Patisia ku ka vepruar prifti banorët kanë nisur të hapen dhe kanë folur edhe për fshehje të ndodhive të tjera. Në të njëjtën kohë, linja mbrojtëse e priftit bën përshtypje. Avokati i priftit, duke vënë në pikëpyetje besueshmërinë e denoncimit të vajzës, tha se ankesat e tilla janë në modë, pra bëhen pasi ka kaluar një kohë e gjatë nga…
Aktori i njohur, Arnold Schwarzenegger është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik. Makina e tij u përplas me një tjetër duke lënë të plagosur një person. Mediat e huaja raportojnë se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, ndërsa është shqetësuar për të plagosurën. Ngjarja ndodhi në Bulevardin Sunset Në Los Angeles. Një burim tha për revistën People: “Ai është mirë, shqetësimi i tij i vetëm tani është gruaja që u plagos.” Gruaja e cila drejtonte Toyota Prius të kuqe, ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me ambulancë në spital. Askush nuk është arrestuar dhe alkooli nuk besohet të…
Bora zbret dhe në Jug të vendit. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, gjatë natës ka pasur reshje dëbore në Llogara dhe në Damës-Memaliaj. Po kështu borë gjatë natës ka pasur dhe në veri të vendit, në Hanin e Hotit, Tamarë, por pa sjellë probleme me qarkullimin. Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat, pasi temperaturat kanë qenë nën 0°C. Sipas ARRSH, drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, të ndjekin…
Situata sot nga moti i ftohtë dhe dëbora në qarkun e Korçës paraqitet pa probleme. Sipas raportimeve të fundit të gjitha akset nacionale janë të hapura ndërsa qarkullimi kryhet pa probleme. Mjetet duhet të tregojnë kujdes vetëm gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes. Në zonat rurale vijon puna për kriposjen e rrugëve në Vithkuq, Maliq e Pogradec ndërsa raportohet se aktualisht nuk ka rrugë të bllokuara, por në rrugët rurale mjetet duhet të jenë të pajisura me zinxhirë. Ndërkohë sa i përket raportimeve për mungesë energjie ka pasur në Maliq në njësitë Lozhan e Gorë.
Kapiteni dhe portieri i kampionëve të Gjermanisë do të luajë në Mynih deri në qershor 2025. Këtë e bëri të ditur dje e përditshmja “Bild” e cila zbuloi të ardhmen e 35-vjeçarit. Kontrata aktuale e Nojerit skadon më 30 qershor të 2023-shit. Gjithçka pritet të bëhet zyrtare në muajt e ardhshëm me Nojerin që me shumë mundësi do të mbyllë karrierën me skuadrën bavareze. Edhe trajneri Julian Nagelsman u shpreh në konferencën për shtyp për rëndësinë që ka rinovimi i Nojerit për skuadrën e Bajernit edhe pse trajneri mohoi të dinte gjë për kontratën që sipas tij duhet të merren…
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 45-vjeçar të shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale” Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcat e posaçme “Shqiponja”, pas një pune të mirëorganizuar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim Domi alias Nikel Vuksani, 45 vjeç, banues në Shkodër. Gjykata e Apelit Shkodër me Vendimin Nr.10, datë 21.01.2022, ka vendosur njohjen e vendimit penal të…
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams deklaroi sot se do të konvertojë pagën e tij të parë, këtë javë në dy kriptovaluta Bitcoin dhe Ethereum dhe jo në dollarë. Adams bëri të ditur edhe njëherë, mbështetjen dhe dëshirën e tij që Nju Jorku të bëhet qendër e kripto monedhave. “Nju Jorku është qendra e botës dhe duam që ky qytet të jetë qendra e kriptovalutave dhe risive të tjera financiare”, tha Adams. Pasi u zgjodh në krye të Nju Jorkut, Adams propozoi që kriptovaluta dhe teknologjia blockchain të mësohen në shkolla. Në SHBA po zhvillohet një betejë e ashpër midis…