Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër vite nga ngjarja e rëndë e vrasjes së gjyqtares Fildez Hafizi, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka hezituar ta shqyrtojë dosjen e së ndjerës. Të dhënat e një vetingu për magjistraten e ekzekutuar nga bashkëshorti i saj në mes të Tiranës janë bërë publike nga vetë Komisioni, ndërkohë që në shqyrtim kanë marrë pjesë edhe ndërkombëtarët. Vendimi prej 3 faqesh është shpallur me 13 janar të këtij viti, ndërkohë që Komisioni nuk harron të kujtojë edhe faktin e ankimimit në Komisionin e Pavarur të Apelimit brenda afatit të përcaktuar prej 15…
Author: tirana
Bledi dhe Mikela janë përfshirë në një debat të fortë të shtunën e kaluar gjatë Prime-t të Për’puthen. Ndërsa Mikela ishte ulur në karrige, ai ka goditur këtë të fundit, ndërsa ishte shumë i nxehur. Kjo ka sjellë reagimin e vajzës e cila e ka quajtur jo burrë, ndërsa vajzat dhe djemtë e kanë mbajtur. Opinionistët e kanë konsideruar një veprim të ulët atë që bëri Bledi, duke qenë se ky është një program që promovon dashurinë.
Beniada Nishani (Jakic) është një konkurentet më të spikatura të “Big Brother VIP”. Ajo i ka bërë të gjithë për vete me tipin e saj lozonjar dhe të folurën me vështirësi në gjuhën shqipe. Emri i saj bëri bujë katër vjet më parë, për faktin që ishte imazh i “Playboy” në Portugali dhe kur pozoi nudo për GQ në Itali. Por kush është Beniada dhe si ka qenë jeta e saj ndër vite? Ajo ka lindur në Durrës më në vitin 1991, ku jetoi vetëm dy vite pas zhvendosjes së familjes në Itali. Beniada njihet jo vetëm si fotomodele, por…
Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur këtë mbrëmje në Elbasan. Burime për Report Tv bëjnë me dije se një kamion është përplasur me një makinë. Për pasojë janë plagosur dy persona ndërsa gjendja shëndetësore e tyre ende nuk dihet. Saktësisht përplasja e mjeteve ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Paper. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Ditën e sotme Asambleja e Partisë Socialiste Dibër ka propozuar gjashtë kandidatë për kryetar bashkie.Agron Cerri, kryetari i PS-së Dibër, Alma Selami, mësuese në këtë qytet, Agron Cara, kryetar i PS njësia administrative Peshkopi, Arben Keshi, drejtor i Llixhave Dibër, Shkëlqim Murrja, kryetari aktual i Bashkisë Dibër dhe Sokol Sava, kryetar i Këshillit Bashkiak Dibër do t’i dërgohen Kryesisë së PS-së për miratim.Burime pranë strukturave të PS-së Dibër bëjnë me dije se kryesia ka të drejtë të shqyrtojë dhe miratojë si kandidat të mundshëm edhe persona të tjerë.Në Bashkinë Dibër do të mbahen zgjedhjet e parakohshme pasi ish- kryetari Dionis…
Gazetari Edvin Parruca reagoi i indinjuar në lidhje me formularin me 12 pyetje të hartuar nga qeveria “Këshillimi Kombëtar për Shqipërinë”. Në një postim në Facebook, ai shkruan se çështjet e ngritura nga qeveria në këtë anketë duhet të zgjidheshin me referendum. Parruca shton se në historinë e demokracisë në vendin tonë, e drejta e referendumit nuk është ushtruar sa dhe si duhet dhe se zërat e paktë që kanë kërkuar mbajtjen e disa referendumeve për çështje të ndryshme u injoruan. Në fund, këtë formular të hartuar dhe të dërguar nga qeveria për qytetarët, gazetari Parruca e konsideron si tallje…
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka vendosur të mos kandidojë për presidencën e Republikës italiane, tha një burim në partinë Forza Italia për Reuters. Hapi mbrapa i Kavalerit u mor si i mirëqenë dhe u konfirmua nga personi në fjalë gjatë samitit të qendrës së djathtë, i cili duket se ka qenë mjaft i shpejtë. Nga ana tjetër, gjithçka ishte tashmë e qartë, Kavalieri mbeti pa numrat e nevojshëm për t’u zgjedhur President i Republikës.
Ambasada Amerikane në Shqipëri ka një thirrje për qytetarët e saj në vendin tonë, duke i paralajmëruar për situatën e koronavirusit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, AmbasAda kërkon që qytetarët amerikanë të tregojnë kujdes dhe të mos harrojnë për të përdorur maskat, vaksinat dhe dozat përforcuese që janë mbrojtja më e mirë ndaj variantin e pandemisë së COVID, “Omicron”. Bashkangjitur ambasada ka vendosur edhe në link që të dërgon në faqen e CDC për të marrë më shumë informacion se si duhet të mbrohemi nga COVID.
Bora Zemani aktualisht është moderatorja më e dashur dhe më e përfolur në mediat rozë. Kjo pas historisë së dashurisë me aktorin Donald Veshaj. Kjo bëri që Bora të ketë fansa të shumtë e që e mbështesin atë përmes formave të ndryshme. Por një gjë që kanë bërë së fundmi ata, nuk i ka pëlqyer aspak moderatores. Madje ajo është revoltuar me ta. Çështja ka të bëjë me hapjen e një “Instagrami” të rrejshëm në emër të djalit të saj Arborit. “Ky nuk është insta i Arbori! Ju lutem bëni report!!! Nuk mundet dikush të hapi një faqe fëmijë dhe…
Shoqata “Së Bashku për Jetën” publikoi në fundjavë një studim, sipas të cilit, Shqipëria është një nga vendet me fondet më të pamjaftueshme buxhetore për pandeminë Covid 19. Raporti thekson se, gjatë vitit të parë të pandemisë, shpenzimet për shëndetësinë në Shqipëri ishin më të ulëtat në Europë. Studimi i Shoqatës “Së Bashku për Jetën” gjeti se, ndërsa fondet buxhetore për Pandeminë Covid-19 ishin mëse të pamjaftueshme në Shqipëri, rritja e shpenzimeve familjare për shëndetin ishte më e larta në Europë gjatë vitit të parë të pandemisë. Autorët pohojnë se Pandemia Covid-19 i përkeqësoi edhe më tej pagesat e larta…
Aktori dhe ‘bodybuilderi’ i njohur, Arnold Schwarzenegger, është përfshirë në një aksident me katër automjete të premten pasdite në ‘Brentëood’.“Përplasja ndodhi rreth orës 16:30 në kryqëzimin e ‘Bulevardit Sunset’ dhe ‘Allenford Avenue’’ ”, tha oficeri Drake Madison, një zëdhënës i Departamentit të Policisë në Los Anxhelos. Mjekët transportuan se një grua që pësoi një gërvishtje në kokë në spital, sipas një deklarate të policisë. Një zëdhënës i Schëarzenegger konfirmoi se aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë sapo kishin lënë shtëpinë e tij dhe po ai ngiste një ‘GMC Yukon’, e cila goditi një Toyota Prius. “Schwarzenegger nuk u lëndua dhe qëndroi…
Qytetari që qëlloi në drejtim të lokalit në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër mbrëmjen e djeshme është arrestuar këtë të shtunë. Sipas policisë, pasi ka konsumuar alkool në lokal, ai është larguar dhe më pas është kthyer përsëri dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit, duke vënë në rrezik jetën e klientëve të tjerë në lokal. 31-vjeçari banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.