Teuta-Laçi ka përfunduar me rezultatin 2-4, teksa durrsakët kanë arritur të kalojnë të parët në avantash me anë të Albano Aleksit në minutën e 22-të të takimit. Laçi tenton të barazojë vlerat vetëm 6 minuta pas me Mazrekaj, por Qirko arrin të ndalojë sulmin e bardhezinjve, ndërsa goli i barazimit do të vinte në minutat shtesë të pjesës së parë. Autor ishte Ardit Deliu i cili barazoi rezultatin për të dërguar kështu skuadrat në barazim në dhomat e zhveshjes. Pjesa e dytë nisi me kontestime, ku në 61’ një rast për penallti pas një ndërhyrjeje ndaj Mazrekaj bëri që arbitri…
Author: tirana
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar KLP-në se në shkelje flagrante i ka hapur rrugën për në SPAK prokurorit Alfred Shehu që i shërbeu bandave dhe Taulant Ballës në zgjedhje, duke u kapur në flagrancë duke mashtruar. Duke shtuar disa pyetje, Bardhi shkruan se përgjigja e këtyre pyetjeve nga drejtësia do të ndajë qartë nëse sistemi i ri i drejtësisë do t’u përkasë përfundimisht pushtetit dhe bandave, apo miliona euro dhe dollarë u shpenzuan që sistemi t’u shërbejë qytetarëve. “Sistemi i drejtësisë është vënë në provë nga brenda vetes. KLP është paditur për manipulim dhe si…
Në dhjetor të vitit që lamë pas, Iconstyle.al tregoi ekskluzivisht se Dj Sardi po bëhej baba për herë të parë. Më vonë, vetë Sardi dhe partnerja e tij Jonisa e konfirmuan këtë lajm me foto të bukura, ndërsa sot pritja e ëmbël ka marrë fund. Sardi dhe partnerja janë bërë prindër për herë të parë, teksa Jonisa ka sjellë në jetë një djalë. Vetë Dj e ka ndarë këtë lajm të bukur me të gjithë ndjekësit e tij, teksa ka zbuluar edhe emrin e tij. ” GJITHE BOTA MU SHEMB PERPARA TEJE • • Zais Denzel Shehu • 22.01.2022👶🏼🦈🧿”- ka…
Qytetarët shqiptarë nuk janë lejuar sot që të hyjnë në Kosovë nga pika doganore e Morinës në Kukës. Mësohet se shkak për këtë janë bërë masat e fundit të qeverisë së Kosovës, e cila vendosi dje se për të hyrë në vendin fqinj, duhen 3 doza të vaksinës anti-Covid. Ata thonë se janë njoftuar vonë për këtë vendim të qeverisë. “Nuk e kemi ditur, në 10-11 të natës është dhënë vendimi. Sot jemi nis për Kosovë na kanë kthyer. Duan testin PCR 30 euro ose vaksinën e tretë, vaksina e tretë akoma nuk ka filluar në zonën tonë. Për hall…
E gjithë bota ka 2 vite që sprovohet nga pandemia e Covid 19-tës. Por së fundmi, epidemiologët po artikulojnë deklarata pozitive. Sipas tyre, ardhja e pranverës do të sjellë fundin e fazës emergjente të pandemisë. “Në fazën ku jemi, referuar kurbës së ‘Omicron’, i ngjajmë Britanisë së Madhe në dhjetor të vitit të shkuar”, thotë epidemiologu Ilir Alimehmeti. Ndërkohë që më pas bën edhe parashikimin e tij se kur mund të vijë fundi i pandemisë në të gjithë botën. Sipas tij, ndodh në mars, pas disa muajsh. ““Omicron” ka një cikël që zgjat 6 javë, që do të thotë, fillimi…
Kanceri i qafës së mitrës zë vendin e dytë si shkaktar i vdekjes te gratë. Çdo vit humbin jetën 40 gra nga ky kancer dhe diagnostikohen 130 raste të reja. Mjeket gjinekologë i bëjnë thirrje grave të bëjnë kontrolle për praninë ose jo të Human Papilloma virus, i cili nëse kapet në kohë, shpëton jetë. Sipas një plani kombëtar të institutit të shëndetit publik depistohen për human papiloma virus gratë të moshës 35 deri në 65 vjeçe por nuk mungojnë edhe vajza të reja të infektuara me këtë virus. Kjo analizë e HPV rekomandohet të bëhet një herë në tre…
Liria e Kosovës padyshim se është e lidhur ngushtë me emrin e komandantit legjendar, Adem Jashari. Në ditë të dalluara e festa të rëndësishme për vendin jo rrallëherë publikohen pamje të tij. Fotografitë e rralla të Adem Jasharit ua sjellim në 24 vjetorin e sulmit të dytë në familjen Jashari.
Dashi Dita do i gjejë të lindurit e kësaj shenje, nën dominimin e nervozizmit, i cili do të jetë i shtrirë në të gjithë sektorët, që nga jeta profesionale edhe tek ajo familjare dhe sentimentale. Do ta gjeni veten të kritikuar, ku shumë gjëra do ju kthehen kundër. Demi Gjatë kësaj dite, duhet të guxoni dhe kërkoni, pasi ka persona që duhet t’iu japinpërgjigje. Jeni në një pozicion avantazhues, ku do të merrni informacione të rëndësishme lidhur me dashurinë, si dhe do të arrini të konsolidoni një raport sentimental. Binjakët Të lindurit e kësaj shenje, duhet të përpiqen që ti…
Komiteti Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit ka vendosur së fundmi edhe datën zyrtare kur do të zhvillohet Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore. Më 2 mars, në ambient e FSHF-ës, do të mbahen zgjedhjet për presidentin e ri të FSHF-ës dhe për anëtaret e ri të Komitetit Ekzekutiv. Në garën për president pritet të jenë Armand Duka dhe Dritan Shakohoxha.
Massimiliano Allegri foli në prag të ndeshjes Milan-Juve në “San Siro”, që mund të strehojë deri në 5000 spektatorë. Në lidhje me këtë, trajneri bardhezi tha: “Do të ishte mirë që këto ndeshje të luheshin në një stadium të mbushur, por tani nuk është e mundur. Është gjithmonë Milan-Juve, edhe kësaj here sfidë mjaft e rëndësishme për klasifikimin”. Lidhur për formacion, ai shtoi: “Të gjithë janë mirë, përveç Bonucci dhe Ramsey. Sot do të vlerësoj seancën e fundit stërvitore dhe të vendos për formacionin”. Komplimente vijnë edhe për trajnerin e kuqezinjve, Stefano Pioli, për atë që po bën dhe jo…
“Tinka Kurti – Ditari i një bashkëshorti” është një botim i veçantë, mes ditarit dhe albumit fotografik, i sjellë me shumë finesë për lexuesin nga autorja Anila Mema. Është një ditar i rrallë, me kujtime e rrëfime të panjohura që datojnë deri 40 vjet më parë nga jeta skenike e aktores së famshme shqiptare, e shoqëruar edhe me fotografi origjinale. Por, ky botim i rallë bëhet edhe më i veçantë për faktin se është ditar i mbajtur nga i shoqi i aktores “Nderi i Kombit”, Tinka Kurti. Në shenjë vlerësimi për profesionalizmin, talentin dhe bukurinë që i fali skenës dhe…
Fushata për zgjedhjet lokale të pjesshme më 6 Mars do të nisë më 19 Shkurt. Komisioni Rregullator në KQZ vendosi në këtë mënyrë miratimin e propozimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Partia Demokratike kërkoi më herët që data e nisjes së fushatës të ishte 7 Shkurti, me argumentimin për të pasur kohë kandidatët. Por kjo u rrëzua nga anëtarët e Komisionit Rregullator sepse sipas tyre kjo datë është e pamundur për shkak të afateve të vendosura.