Author: tirana

Nisur nga temperaturat e ulëta dhe i ftohti që po kërcënon vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë disa rekomandime për qytetarët në mënyrë që të kujdesen për shëndetin. MSH thotë se ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore duke cilësuar se kategoritë më të rrezikuara mbeten foshnjet, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Ajo këshillon qytetarët që të përdorin veshjet e duhura, të kenë kujdes gjatë ngrohjes me gaz dhe të mbajnë rezerva ushqimore në shtëpi. UDHËZUESI I MSH Kujdes Ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta mund të shkaktojë problem të rënda shëndetësore Kategoritë më…

Read More

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Adelina Berisha ka folur për herë të parë rreth ngjarjes së papritur që ndodhi disa javë më parë, ku shtëpia e saj është grabituar nga persona të paidentifikuar. Ndër të tjera ajo foli edhe rreth formatit Big Brother dhe jetën e saj private. Këngëtarja tregoi për “Prive” se nuk ajo dhe familja e saj nuk e kanë pritur dhe nuk e kanë përjetuar aspak mirë grabitjen e shtëpisë së saj dhe ka shtuar se dëmi material ka qenë shumë i madh por pa dhënë shifra. “Ka qenë diçka që nuk e kam përjetuat kurrë. Kur…

Read More

Një 59-vjeçar me iniciale K.K. ka rënë nga lartësia teksa po punonte në rrugën “Gjergj Legisi” në kryeqytet, duke ndërruar jetë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 të mesditës së sotme. Tashmë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të hetuar rrethanat e saj. “Më datë 22.01.2022, rreth orës 13:00, në rrugën “Gjergj Legisi”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi K. K, 59 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet…

Read More

Gjatë takimit me drejtues të njësisë 8 të PD në kryeqytet, kryedemokrati Lulzim Basha foli për luftën e brendshme në PD. Basha tha se Berisha për karrigen e tij ishte gati t’i vinte flakën shtëpisë. “Shqipërisë po i vijnë vërdallë disa hije të së shkuarës që thonë gënjeshtra për të mbuluar atë që i kanë bërë këtij vendi. Këto hije të së shkuarës dhe simbole të korrupsionit janë bërë peshë e tepërt për çdo familje shqiptare. Janë lodhur shqiptarët duke dëgjuar të njëjtat alibi dhe gënjeshtra. Shikoni si dolën me inceneratorët. Kemi 6 vjet betejë për një të vërtetë të…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar Mark Markun nga Rrësheni, për të cilin tha se ka dhënë një dorëheqje enigmatike, në kurriz të votuesve të tij. Berisha tha se fillimisht Marku ka mbajtur qëndrime me rezerva ndaj Bashës, në Kuvendin e Qershorit, dhe tashmë është duke pasur një sjellje krejt tjetër. Sipas ish-kryeministrit, dorëheqja e Markut nga mandati i deputetit ka shumë pikëpyetje. “Unë isha dakord me kandidimin e Mark Markut, pasi për 8 vite qëndroi rezistent ndaj Edi Ramës në studiot televizive. A mund ta marrë vesh njeri tani Mark Markun. Bëri një diskutim shumë të mirë në Kuvendin e…

Read More

Nga The Economist Më 17 janar, disa avionë të Forcave Ajrore Britanike C-17 fluturuan në hapësirën ajrore të Britanisë dhe Ukrainës. “Ne kemi marrë vendimin për të furnizuar Ukrainën me armë mbrojtëse,” tha më pas Ben Wallace, ministri i mbrojtjes së Britanisë. Në fotot e siguruara nga Ukraina shiheshin avionët e mbushur plot me raketa anti-tank (NLAWs) dhe një raketë antitank anglo-suedeze (ATGM). Sipas zëvendësit të Wallace, Britania kishte dërguar “mijëra” nga këto. Amerika filloi t’i dërgonte Ukrainës ATGM-të Javelin në 2018 dhe në dhjetor miratoi një paketë shtesë armësh prej 200 milion dollarësh, duke përfshirë më shumë Javelin, shkruan…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të shtunë pyetjen e katërt, për të cilën u kërkohet mendim qytetarëve, në nismën e Këshillimit Kombëtar. Rama zbulon se deri më 21 janar, janë 16.544 qytetarë që kanë plotësuar pyetësorin online, qysh në 24 orët e para nga publikimi i tij. Pyetja e katërt, për të cilët qytetarëve u kërkohet opinion, lidhet me personat që kanë përfituar statusin e pensionistit, por që ende vijojnë të punojnë. Për këta persona, ka disa që thonë se ata nuk duhet të paguajnë kontribute shoqërore. POSTIMI I PLOTE KËSHILLIMI KOMBËTAR / PYETJA 4 Me falenderimin e madh…

Read More

Enca ka realizuar një rubrikë pyetje-përgjigje me ndjekësit e saj në Instagram. Këngëtarja nuk ka kursyer përgjigjet për pyetjet që i janë drejtuar, ku nuk kanë munguar edhe ato lidhur me jetën private. Ndërkohë, në anën profesionale, Enca njihet si një nga vajzat e estradës që ka marrëdhënie të mira me kolegët, por asnjë të afërt. Duket se pyetja e një ndjekësi ka nxjerrë edhe arsyen e zgjedhjes së saj për të pasur një qëndrim të caktuar në këtë aspekt të karrierës. “I famshmi më i pavërtetë në industrinë shqiptare (thuaji të gjitha)”, është pyetja. “Do i bija më shkurt…

Read More

Monika Lubonja ishte lojtarja që hyri si “zonja e shtëpisë”, e cila e ka mendjen kryesisht te higjiena, por që me kalimin e javëve rezultoi se është një stratege e vërtetë në “”. Aktorja që në prill do të festojë 54-vjetorin, është një ndër pretendentët që synojnë finalen e BBV, mes emrave të tjerë të përfolur që janë: Ilir Shaqiri, Donald Veshaj, Arjola Demiri, Beniada Nishani, si edhe Einxhel Shkira. Sa i përket situatës së saj aktuale, këtë javë, një lojë e papritur brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, ka çuar menjëherë në nominim Monikën. Banorët zgjodhën një listë emrash…

Read More

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton masat e reja të vendosura nga Republika e Kosovës, për udhëtimet në kushtet e Covid-19 duke filluar nga sot 22 janar deri në datën 4 shkurt 2022.➡️ Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të disponojë një nga dëshmitë e mëposhtme: Certifikatën e vaksinimit me 3 doza (ose me një dozë të vaksinës Johnson & Johnson dhe dozë përforcuese) kundër COVID-19;Certifikatën e vaksinimit me 2 doza (ose me një dozë të vaksinës Johnson&Johnson) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ, jo më herët se 48 orë para nisjes për…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim në një takim me disa qytetarë në Rrëshen, ku ka rikthyer “foltoret” pasi nuk ia doli të marrë selinë e PD-së në protestën e dhunshme të 8 janarit. bero Berisha në fjalën e tij ka ngritur pikëpyetjet e tij, nëse konstatimet në raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit, DASH, janë përkthyer në deklarata të përfaqësuesve të SHBA në Tiranë. Për Berishën, kjo nuk ndodh, madje ka akuzuar diplomaten amerikane Yuri Kim si “përfaqësuese të Edi Ramës”. “Lavdërim sikur të jenë përfaqësues të Edi Ramës dhe jo përfaqësues të qeverisë…

Read More

Një fokë e rrallë, nga lloji i së cilës në të gjithë botën janë vetëm 700 individë është parë në ujërat e Vlorës. Përmes një video drejtoria rajonale e Zonave të Mbrojtura atje jep informacion dhe thotë se bëhet fjalë për një nga gjitarët më të rrallë në Shqipëri. Në video duket foka e cila po lëviz në ujë. “Ju përshëndesim me këtë video të fokës mesdhetare nga Parku Kombëtar Detar Karaburun -Sazan, pjesë e zonave të mbrojtura të qarkut të Vlorës. Foka mesdhetare e njohur me emrin shkencor Monachus monachus është ndër gjitarët e rrallë të përhapur në rivierën…

Read More