“Më 21 duke u gdhirë 22 janari i vitit 1997, u rrah barbarisht në shtëpinë e tij në Tiranë, pedagogu i Akademisë së Arteve, intelektutali i pavarur, sot kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Intelektuali Hamdi Jupe si një koleg dhe person që e ka njohur nga afër kryeministrin sjell në vëmendje një ngjarje të ndodhur 25 vite më parë, rrahjen e Edi Ramës në viti 1997. Ai tregon sesi e gjetën të gjakosur në spital. “Gazetari Martin Leka përshkruante gjendjen e piktorit të shtrurar në spital. “Kanë rrahur keq Edi Ramën, është rëndë…” Zëri i kolegut të radios londineze “BBC”…
Author: tirana
Lihet në burg 58-vjeçari Fetah Mara, i cili mbyti, zhveshi dhe hodhi në një kanal në fshatin Kozare 63-vjeçaren Fatime Suli. Ai është përballur sot me togat e zeza të Gjykatës së Beratit, për tu njohur me masën sigurisë. Gjatë një seance që zgjati rreth 60-minuta, prokurori Elidon Hyseni, në bazë të provave të grumbulluara ka kërkuar vlerësimin ‘të ligjshëm’ të arrestimit të tij dhe caktimi e masës së sigurisë “arrest në burg” pa afat. Në lidhje me faktin që gruaja u gjet gjysme e zhveshur në kanal,vrasësi ka deklaruar para gjykatës se në momentin e tërheqjes zvarrë për ta hedhur…
KQZ ka legjitimuar si përfaqësues të PD, Indrit Sefën dhe Marash Logun, duke ia hequr këtë përfaqësim Ivi Kasos. Lidhur me këto ndryshime, Kaso u shpreh se përfaqësimi vijon automatikisht, për sa kohë jemi në periudhë ligjore, duke theksuar vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit, thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha. “Ju uroj suksese në procesin e dekretuar nga presidenti. I bëj me dije KQZ se jemi në një periudhë zgjedhore, përfaqësimi vijon automatikisht, nuk kemi ende subjekt zgjedhor në garë. I bëj me dije KQZ për një fakt të bërë publik, lidhur me faktin që prej dhjetorit 2021, jo vetëm…
Kjo e shtunë nisi me një lajm të trishtë për sportin shqiptar dhe dashamirësit. Është ndarë nga jeta ish-lojtari i Kombëtares dhe Partizanit, Robert Jashari. Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i FSHF-së nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Armando Duka është shprehur se Jashari ishte një personalitet me shumë vlera dhe se do të kujtohet gjatë nga gjithë sporti shqiptare. “Kjo e shtunë nisi me një lajm që na hidhëroi shumë. Është ndarë nga jeta Robert Jashari, ish-futbollisti i njohur i ekipit kombëtar të Shqipërisë dhe i Partizanit në vitet 1950-60. Një personalitet me shumë vlera që…
Ceremonia e marrjes së detyrës së Arqipeshkvit të ri të Kishës Katolike Shqiptare Arjan Dodaj, ka bërë bashkë tre figurat më të rëndësishme politike në vend. Të pranishëm janë kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohet nga bashkëshortja Linda, Presidenti Ilir Meta dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha. Imzot George Frendo tha se shqiptarët dhe Shqipëria do të jenë gjithmonë në zemrën e tij, por shtoi se iu duk e drejtë që vitet e fundit të jetës së tij t’i kalojë në vendlindje. “Gjithmonë e kam dashur Shqipërinë dhe shqiptarët dhe te ky popull kam gjetur dashuri e respekt më shumë…
Policia ka nisur një operacion të gjerë kundër njësive që merren me prodhimin e kriptovalutave në vend. Një ditë më parë u godit një njësi në Shijak ku u arrestua edhe një person, ndërsa blutë bëjnë me dije sot edhe për një rast tjetër në Durrës ku janë arrestuar tre persona. Ata akuzohen për veprat penale të “Mashtrimit Kompjuterik”, “Ushtrimi pa liçencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale” . Policia vlerëson se deri më tani, në këto njësi ishte investuar 1 milion euro, ndërsa janë sekuestruar pajisje të shumta.
Prokuroria i ka kërkuar Gjykatës që të lërë në burg të gjithë të arrestuarit e operacionit kundër trafikimit të klandestinëve. Bëhet fjalë për 25 persona, 18 shqiptarë dhe shtatë shtetas të huaj që vepronin në vendin tonë dhe që u arrestuan në kuadër të operacionit që u zhvilluar njëherësh në tre shtete. Kjo goditje e koordinuar u tha se shkatërroi një linjë të kontrabandimit të personave të ndryshëm nga Lindja e Mesme drejt vendeve të BE-së. PROKURORIA Nga hetimet ka rezultuar se skema e trafikut të emigrantëve drejtohej nga Petrit Pashaj, Yussef Kamal, Indrit Hita, Roland Ramadani dhe Enajd Myrtaj.…
Një vajzë e mitur ka denoncuar një djalë për përdhunim. Policia e Kosovës ka njoftuar se e mitura, e cila jeton në Ferizaj është paraqitur në Komisariat bashkë me prindërit e saj të cilëve u kishte treguar çfarë kishte ndodhur. Siç njofton Policia, vajza ishte njohur përmes rrjeteve sociale me një person, i cili më pas kishte kryer marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e të miturës. “Një e mitur në prezencë të prindërve ka deklaruar se ishte njohur nëpërmjet rrjeteve sociale me një të dyshuar kosovar me të cilin kishte kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Lidhur me…
Tre studime të publikuara të premten ofruan më shumë prova se vaksinat kundër COVID-19 janë efektive ndaj variantit Omicron, të paktën në mesin e atyre personave që kanë marrë doza përforcuese. Këto janë studimet e para të mëdha të kryera në SHBA, që kanë shqyrtuar mbrojtjen që garantojnë vaksinat kundër variantit Omicron, thanë zyrtarët e shëndetësisë. Gjetjet i bëjnë jehonë kërkimeve të mëparshme, përfshirë studimeve të kryera në Gjermani, Afrikën e Jugut dhe Mbretërinë e Bashkuar, që tregojnë se vaksinat në qarkullim janë më pak efektive kundër Omicron-it krahasuar me variantet e mëparshme të koronavirusit, por se dozat përforcuese përmirësojnë…
Policia e Elbasanit ka zbardhur një aksident me vdekje të ndodhur në datën 11 Janar në Elbasan, ku një 83-vjeçar u gjet i vdekur në kanal. Policia ka arrestuar shtetasin Avni Hysa, i cili dyshohet se pasi e ka aksidentuar me mjetin e tij të moshuarin Alush Sinkolla e ka hedhur atë në kanal. Njoftimi i policisë: Aksidentoi me automjet 83 vjeçarin me pasojë vdekjen dhe më pas për të fshehur ngjarjen e hodhi në kanal dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pas 10 ditësh punë intensive hetimore të kryer nga Policia, zbardhet ngjarja, identifikohet, kapet dhe vihet në…
Deputeti Luciano Boci ka ndarë lajmin e hidhur të vdekjes së profesorit Riza Hasa. “Prof-i më natyral që kam njohur dhe me të cilin kam punuar. Dhe atje lart të gjithë sapo ta dëgjojnë, do ta quajnë e thërrasin PROF. RIZAI! Ndriçofsh në parajsë shoku, miku e kolegu im i mirë!”, shkruan deputeti. Postimi i Luciano Bocit PROFESORI ME TITULL REAL Riza Hasa iku nga ne në parajsën e pakërkuar dhe me siguri dhe atje do jetë duke lexuar, shkruar ose kërkuar “gjëra” të vlefshme, siç bëri në gjithë jetën e tij tokësore. Kush e njohu nga afër ia “ngjiste”…
Rënia e temperaturave tek disa njerëz vjen e shoqëruar me dhimbje dhe therje të shpatullës. Temperaturat kanë një ndikim të fortë në organizëm e bashkë me to edhe punët e përditshme, barra e të cilave ndihet që në fillim tek pjesa e qafës apo shpatullës. Çfarë e shkakton dhimbjen e shpatullës kur bën ftohtë?Nëse e keni vënë re, kur bën ftohtë tendenca për të mbledhur supet është krejt e natyrshme. Kontraktimi i muskujve e bën dhimbjen akute dhe të mprehtë. Nga ana tjetër, në ditët e ftohta, njeriu dëshiron të mblidhet e të mbështillet pa asnjë dëshirë për të lëvizur.…