Periudha e karantinimit për të gjithë personat e infektuar me COVID mund të shkurtohet nga 10 ditë në 5 ose 7 ditë. Lajmi u bë me dije nga nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku në emisionin ‘Studio Live’ në Report TV, të gazetarëve Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri. “Situata e qetë në spitale na bën të mendojmë që Omicron nuk është aq agresiv. Por përditë kemi viktima, aty ku gjen terren ai bën dëm. Pastaj mund të shtrihemi në sferat e tjera, distanca, higjiena mbajtja e maskave, mos izolimi kur një person del pozitiv. Karantina do bëhet shumë…
Author: tirana
“Kur sunduesit grinden” vjen në frëngjisht. Vepra e shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare është përkthyer në gjuhën frënge nga violinisti i njohur Tedi Papavrami. Papavrami i ka dhënë frymë kësaj vepre në gjuhën frënge për t’u botuar dy ditët e fundit në Francë. Me rastin e botimit në frëngjisht të kësaj vepre të shkrimtarit me famë botërore, Ismail Kadare, gazeta e njohur franceze ‘Le Monde’ i bën një analizë veprës së Kadaresë duke nisur fill me ngjarjen e vitit 1934, me telefonatën e famshme të udhëheqësit sovjetik Josif Vissarionovich Stalin me shkrimtarin Boris Pastërnak dhe fituesin e çmimit Nobel.…
Është normale dhe e pritshme që truri juaj të ndryshojë me kalimin e kohës, por ka shumë gjëra që mund të bëni për ta mbajtur trurin tuaj sa më të shëndetshëm gjatë gjithë jetës dhe për të zvogëluar rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të tilla si Alzheimer ose Alzheimer. Sëmundja e Parkinsonit. Së bashku me zakonet e tjera bazë të shëndetshme, si ushtrimet e rregullta, të mësuarit e gjërave të reja dhe prioritizimi i gjumit, një nga mënyrat më të mira për të reduktuar rrezikun e situatave të tilla dhe për të mbajtur trurin tuaj të pastër është të përqendroheni në…
Kriza politike në Mal të Zi ka përfshirë vendin, ku janë organizuar edhe protesta në rrugët kryesore vendit. Vetë ai është përplasur mbrëmjen e sotme me protestuesit të cilët e kanë quajtur atë tradhtar. Por nga ana e tij Abazoviç i është përgjigjur që tradhtarin duhet ta gjejnë diku tjetër Ndërkohë zëvendëskryeministri dhe lideri i GP URA, Dritan Abazoviç ka deklaruar se ofron tri zgjidhje për krizën në Podgoricë. Abazoviç është shprehur se një nga zgjidhjet është qeveria e pakicës , qeveri teknike dhe në rast të kundër alternativa tjetër është të shkohet në zgjedhje. ‘Një zgjidhje është të kemi…
SPAK është plotësuar me 17 prokurorë, por për dy vendet e fundit ku ishte garuese dhe Sonila Muhametaj, prokurorja kërkon gjyqësisht shpalljen nul të emërimit të Elvin Gokaj dhe Alfred Shehut, pasi sipas zonjës së akuzës ata nuk i kanë marrë pikët me meritë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përfunduar i paditur në Gjykatën Administrative për mënyrën se si ka renditur disa prokurorë pranë SPAK. Ish prokurorja e krimeve Sonila Muhametaj kërkon ndërhyrjen e gjykatës që të zhbëjë një vendim të KLP që e s’kualifikuan nga gara dhe kërkon emërimin në SPAK. Procesi i emërimeve në SPAK kujton prokurorja…
Ish-shefi i kabinetit të ish presidentit francez Nicolas Sarkozy, Claude Gueant është dënuar me tetë muaj burg nga Gjykata e Parisit. Claude Gueant i konsideruar si një nga të besuarit më të ngushtë të Sarkozy-t doli në gjyq në muajin tetor së bashku me disa ndihmës dhe aleatë të tjerë me akuzat se keqpërdorën paratë publike, ndërsa urdhëronin sondazhe të opinionit publik me vlerë 7.5 milionë euro. Shkrimtari dhe këshilltari i dikurshëm i Sarkozy Patrick Buisson u dënua me dy vite dhe një gjobë prej 150, 000 euro, ndërsa ish-drejtoresha e kabinetit Emmanuelle Mignon u dënua me gjashtë muaj me…
Një prift grek 37-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka përdhunuar një 16-vjeçare shqiptare. Ka qenë denoncimi i të miturës, e cila u ka thënë hetuesve se makthi i saj ka nisur që në moshën 13 vjeçare dhe ka zgjatur për afro 4 vjet, deri në momentin që gjeti forcën të flasë për ngjarjen tragjike. Autori i ngjarjes është prift dhe shërben në një kishë në lagjien Kato Patisia të Athinës, zonë në të cilën banon edhe familja shqiptare. Ai ka 3 fëmijë, madje vajza e madhe e tij është pothuaj në të njëjtën moshë me viktimën. 37-vjeçari ka mohuar…
Moderatorja e sportit, Lei Kraja, tërheq gjithnjë vëmendjen jo vetëm me linjat trupore seksi në rrjetet e saj sociale, por edhe me jetën e saj personale, për të cilën fansat kanë shumë kuriozitet. Së fundmi, ajo ishte e ftuar në një intervistë ku ka treguar rreth situatave të sikletshme që i kanë ndodhur në televizion, ndërsa ka zbuluar detaje për jetën intime. Në një lojë të zhvilluar në emision “Pikë’, Lei Kraja deklaroi se një nga situatat më të sikletshme në televizion iu grisën pantollonat gjatë një interviste live. “Mu grisën pantallonat në sy të të gjithëve live”, tha ajo.…
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në një deklaratë për mediat i ka kërkuar qytetarëve shqiptarë që mos të shpërdorojnë energjinë elektrike, duke marrë shkas edhe nga kushtet meteorologjike në vend. Ministrja tha se janë marrë të gjitha masat për furnizimin e vendit me drita. “Do të kemi temperatura të ulëta që do të krijojnë probleme. Më duhet t’ju jap një informacion të detajuar për sa i përket kushteve. Kemi marrë masa në të gjithë Shqipërinë. OSHEE dhe KESH janë në gatishmëri, jemi duke punuar në fuqi të plotë. Jemi aktualisht me 14 mijë megavat orë kërkesë ditore dhe…
Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten, 21 janar, masa të reja për luftim të pandemisë së koronavirusit, pas rritjes së numrit të rasteve të infektimit në këtë shtet. Në vendim është thënë se situata epidemiologjike është e qetë, mirëpo rreziku mbetet pasi varianti Omicron është dominues. Sipas vendimit të Qeverisë, qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të jenë të vaksinuar plotësisht dhe të kenë edhe dozën përforcuese. Ata që nuk kanë dozën përforcuese, duhet të kenë test negativ të llojit PCR, të vlefshëm për 48 orë. Kufizimi i qarkullimit do të aplikohet nga ora 22:00 deri në orën 05:00.…
Drejtuesi politik i qarkut të Korçës për Partinë Demokratike, Ervin Salianji pohon se demokratët kanë zgjedhur të ardhmen. Nga Devolli ai pohon se PD do t’i shtrijë dorën kujtdo që ka kontribuar. MESAZHI I SALIANJIT Devoll. Si shumë prej demokratëve të tjerë e kemi nisur nga zero dhe e di si është rrugetimi brenda partisë, i di hilet, padrejtësitë dhe mungesën e meritës! Bashkë kemi zgjedhur të ardhmen dhe së bashku do ti shtrijmë dorën kujtdo që ka kontribut, zotimi është se gjithkujt do ti jepen mundësi dhe jo ofiqe tarafesh të ngushta ✌🏻💪🏻
Autoriteti Rrugor shqiptar u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes në segmentin rrugor Qafë Qarri-Korçë-Dardhë-Voskopojë. Me anë të një postimi në Facebook, ARRSH shkruan se qarkullimi në këtë segment kryhet pa asnjë problem, duke shtuar se për shkak të temperaturave të ulta drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes. Postimi i ARRSH-së: Në segmentin rrugor Qafë Qarri- Korçë-Dardhë-Voskopojë ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar. Mjetet borëpastruese janë në terren për të bërë pastrimin e plotë të aksit dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa probleme. Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, pasi priten…