Author: tirana

Megjithëse në gjithë Evropën, qeveritë kanë shprehur synimet e tyre për të lehtësuar kufizimet e lidhura me COVID-19, spektri i një valë tjetër të virusit po ngjall shqetësim në komunitetin shkencor. Një nënvariant i ri i Omicron, i quajtur BA.2, i cili po emërtohet me emrin “Stealth Omicron”, duket se po fiton terren në disa pjesë të botës, duke përfshirë Danimarkën dhe Mbretërinë e Bashkuar. Duke pasur parasysh shpejtësinë me të cilën po kalon variantet e tjera të Omicron, ky nënvariant po ngjall frikë si një nga llojet më të transmetueshëm të koronavirusit, i cili po përhapet në mënyrë aktive…

Read More

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka thënë se dozat përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit duhet t’iu ofrohen fillimisht personave më të cenueshëm. Kështu, OBSH ka qëndruar larg deklaratave të mëhershme se dozat përforcuese janë të panevojshme për të rinjtë e shëndetshëm. Në një konferencë për media të premten, 21 janar, OBSH ka thënë se rekomandon dozën përforcuese të vaksinës së prodhuar nga Pfizer/BioNTech, duke nisur nga grupet me prioritet të lartë, katër deri në gjashtë muaj pas vaksinimit të plotë. Vitin e kaluar, OBSH u ka bërë thirrje vendeve të pasura që të shpallin moratorium për dozat përforcuese deri në…

Read More

Këngëtari i njohur, Elgit Doda, ka folur rreth bashkëpunimeve dhe projekteve të reja që do të sjellë bashkë me Donald Veshajn dhe bujën e madhe që pati kënga “Toxic Love”, e cila ishte një dedikim për moderatoren, Bora Zemanin.I ftuar në “Pardon My French”, ai ka treguar se nuk ka qenë në dijeni se kujt ia kishte dedikuar aktori këngën dhe se ‘njerëzit e çojnë ku të duan’ por ama e dinte që ishte për një lidhje toksike dhe se ‘çdo kush mund ta ketë kaluar një gjë të tillë’. “Ishte ndjesi e Donaldit. Nuk më tha Donaldi për kë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot ndarjen nga jeta të presidentit Ibrahim Rugova. “Në këtë ditë të ngarkuar emocionale të vitit, kujtojmë edhe njeriun e madh të historisë së Kosovës, udhëheqësin më atipik ndër të shquarit e historisë sonë, presidentin e parë të shtetit tjetër të pavarur të shqiptarëve, Ibrahim Rugovën, i cili u nda nga jeta sot e 16 vjet më parë, por në çdo vit që kalon ylli i tij rritet në qiellin e kujtesës sonë kombëtare”- shkruan Rama.

Read More

Prej gati dy vjetësh, që kur Covid u bë pandemi globale dhe njerëzit po shfaqnin shenja të tij thuajse në të gjithë botën, një nga simptomat kryesore që e identifikonte virusin e rrezikshëm ishte humbja e nuhatjes dhe shijes. Por përse ndodh kjo? Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar për herë të parë faktorët gjenetikë përgjegjës që na bëjnë të mos ndiejmë aroma apo shije kur infektohemi me Koronavirus. Shkencëtarët kanë analizuar gjenomin e plotë të pothuajse 70 mijë njerëzve, ku kanë zbuluar për herë të parë faktorë rreziku gjenetik që luajnë një rol vendimtar nëse një pacient me Covid-19 do të…

Read More

Punonjësve në Mbretërinë e Bashkuar do t’u ofrohet mundësia për të punuar katër ditë në javë, pa reduktim të pagës. Një program pilot prej gjashtë muajsh, i njoftuar të hënën, po rekruton kompani për të studiuar efektin e orareve të punës më të shkurtra në produktivitetin e sipërmarrjeve dhe mirëqenien e punonjësve, si dhe ndikimin në mjedis dhe barazinë gjinore. Kompanitë do të ndjekin modelin 100:80:100, ku punonjësit do të marrin 100% të pagës për 80% të kohës – në këmbim të angazhimit për të ruajtur 100% të produktivitetit të tyre të mëparshëm. “Java me katër ditë sfidon modelin aktual…

Read More

Presidenti Ilir Meta pasi ishte dje në Shkodër, ku këndoi edhe këngën e njohur shkodrane ‘O shpirt sa të du’, sot shfaqet në Korçë, ku shijon bukurinë e borës. Në një video që ka publikuar në rrjetet sociale, kreu i shtetit shihet teksa reciton disa vargje të Naim Frashërit, poezi që poeti ia kushtoi hapjes së mësonjëtores shqipe në Korçë. “Lumja ti moj Korç’ o lule!Q’i le pas shoqet e tuaSi trimi në ball u sule,Ta paçim për jetë hua”, reciton Meta.

Read More

Detaje tronditëse kanë dalë nga përdhunimi i një të miture nga prifti në Athinë. Mediat greke kanë publikuar fotof e priftit të kishës në lagjen Kato Patisia. “Duhet të më shohësh si babain tënd”, i ka thënë ai vajzës teksa po e përdhunonte sipas mediave greke. Vajza ndër të tjera është shprehur se gjithçka ka ndodhur brenda kishës, teksa ajo merrte pjesë në shkollën e Katekizmit. “Shkova për t’u rrëfyer dhe gjithçka ndodhi pas rrëfimit”, tha vajza para autoriteteve. Prifti 37-vjeçar është arrestuar dhe gjykata sot dha masën e sigurisë “arrest me burg” për të. Ngjarja ka shkaktuar një skandal…

Read More

Presidenti Joe Biden u përpoq të sqarojë keqkuptimet rreth komenteve të tij se “një ndërhyrje e vogël” nga Rusia në Ukraninë, do të merrte një përgjigje më të reduktuar. Ai tha se ia ka bërë shumë të qartë Presidentit rus Vladimir Putin, se çdo lëvizje e trupave ruse përtej kufirit, do të trajtohet si një pushtim, e do të pëballej me pasoja të rënda. Korrespondentja e ‘Zërit të Amerikës’ Cindy Saine, njofton. Në një kohë kur Ukraina po përgatitet për një pushtim të mundshëm rus, Presidenti Joe Biden tha të enjten se homologu i tij rus, Vladimir Putin, është plotësisht…

Read More

Thënia e famshme “ne jemi çfarë hamë” rezulton të jetë shumë e vërtetë. Më poshtë ju tregojmë katër ushqime që mund t’ju ndihmojnë të dukeni rrezatuese dhe katër të tjera që e pengojnë këtë gjë. Vaji i ullirit: Një arsye më shumë për të konsumuar dietën mesdhetare që është e mbushur me yndyrna të shëndetshme për zemrën. Antioksidantët e vajit të ullirit kundërshtojnë reaksionet kimike të dëmshme në trup që mund të plakin lëkurën. Boronicat: Kokrrat e ëmbla të boronicave përmbajnë vitamina kyçe që shkëlqejnë lëkurën dhe luftojnë radikalët e lirë që mund të çojnë në shenjat e plakjes. Shegët:…

Read More

“Republika e Maqedonisë nuk i ka zbatuar reformat e nevojshme për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Shërbimet sekrete maqedonase janë degë e serbëve, kurse serbët janë degë e rusëve. Ne nuk duam të sjellim Titon dhe Stalinin në BE.” Kështu është shprehur ish-presidenti Rosen Plevneliev duke iu përgjigjur pyetjes së “BGNES-it” lidhur me rezultatet e vizitës së fundit të kryeministrit Kiril Petkov në Shkup. Plevneliev përmendi si shembull pozitiv Shqipërinë,  që së bashku me Maqedoninë e Veriut është kandidate për negociatat e anëtarësimit, por siç thotë ai, ndryshe nga Shkupi, Tirana ka zbatuar reforma të gjera në vitet e…

Read More

Sherret e bujshme mes Noizyt dhe Stresit duket se kanë marrë fund. Dy reperët kanë përmirësuar raportet dhe herë pas here nuk kanë munguar deklaratat e forta ndaj njëri-tjetrit. Madje, javën e kaluar, Noizy i habiti të gjithë me deklaratën e tij në një emision, duke ia kërkuar Stresit si një vëlla të heqë dorë nga politika. Ndërkohë, së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një foto ku shihen Noizy, Stresi dhe Kozaku. Nuk dihet nëse ka qenë ky i fundit që i ka bashkuar reperët.

Read More