Author: tirana

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka fituar gjyqin kundrejt kunatit të Lulzim Bashës, Erion Isufit, pas padisë së këtij të fundit për shpifje ndaj kryebashkiakut. Në padinë e tij, Isufi kërkonte nga Gjykata e Posaçme që të shpallë fajtor Veliajn për akuzat ndaj tij se zotëronte katër vila dhe i kishte përfituar ato gjatë periudhës së pandemisë. “Kunati i Lulit kishte aplikuar në Bashkinë e Tiranës për vilën e pestë – një pafytyrësi! Ti jep njëherë një kuti me ndihma ushqimore apo një kontejneri për familjet e tërmetit. U thashë ta harrojnë lejen për vilën e pestë! Mirë…

Read More

Të flesh me televizorin ndezur nuk bën mirë për shëndetin. Sipas një studimi rezulton se truri mbetet ende aktiv dhe kjo gjë bën që mos të pushojmë siç duhet. Ekspertët shpjegojnë se teksa flemë, ky organ vazhdon të monitorojë mjedisin që na rrethon, duke balancuar nevojën për të mbrojtur gjumin nga zgjimi si pasojë e ndonjë stimuli. Gjatë eksperimenteve të kryera nga një grup kërkuesish australianë, ka diferencë edhe kur zërat që truri percepton janë familjarë apo të panjohur. Në rastin e dytë shkaktojnë shqetësime sensoriale, ndërsa në rastin kur janë zëra të familjarëve, atëherë verifikohen ndryshime në aktivitetin cerebral…

Read More

Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë të 70-vjeçarin me iniciale N. P.. Mësohet se i moshuari ditën e djeshme rreth orës 10:00, në aksin rrugor Berat-Dimal, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me një mjet tjetër. Në momentin që kanë arritur efektivët e Qarkullimit Rrugor në vendin e ngjarjes, ai ka goditur me sende të forta Shefin e Seksionit për Qarkullimin Rrugor. Ndërkohë gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarakë.

Read More

Partia Socialiste ka propozuar për në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit për kandidate për kryetare të bashkisë Lushnje, Eriselda Sefën. Aktualisht Eriselda Sefa është kryetare e komanduar në këtë bashki. Në Durrës Emirjana Sako do të jetë kandidatja e PS për kryetare në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në këtë bashki. Vendimi u mor sot pas mbledhjes së kryesisë së PS-së në Durrës, një ditë pas dekretimit të 6 marsit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve në 6 bashkitë e vendit.

Read More

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka që tashmë është i arrestuar, ka shfaqur probleme shëndetësore. Ai ka shfaqur probleme me zemrën dhe çrregullime të sistemit kardiak. Mësohet se ai është transferuar në spitalin e burgjeve ditën e djeshme. Lefter Koka u arrestua me 14 dhjetor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Read More

Në Maqedoninë e Veriut, janë konfirmuar rastet e para të shpërthimit të Murtajës Afrikane të Derrave. Epidemiologu Veterinar, Kujtim Mersini thotë se kjo sëmundje mund të vijë shumë shpejt tek stallat e derrave në Shqipëri. Nëse parandalimi i sëmundjes nuk ndodh në kohë, fermerët rrezikojnë të humbasin të gjithë popullatën e derrave që kanë në stallë. “Murtaja Afrikane e Derrit është një smëundje efektive që prek derrat e butë dhe të egër. Problemi është një që në popullatën e derrave të butë ka një mortalitet shumë të lartë që do të thotë se ngrodh të gjithë tufën e derrave dhe…

Read More

Dashi Mbajini sytë hapur drejt mundësive të reja në sferën sentimentale dhe jetoni çdo gjë që do ju vijë përpara. Parashikohen të reja të rëndësishme, por edhe ndonjë problem familjar. Ata që janë vetëm, do të jenë të dominuar nga humori i mirë! Në punë, do të ndiheni të lodhur, por pavarësisht kësaj askush nuk do mund që t’iu sfidojë. Demi Për gjithë ata që janë në çift, dashuria do të jetë e mbushur me zhvillime pozitive. Ky është një moment i mirë për të ndërtuar të ardhmen në çift. Ndërsa gjithë ata që janë vetëm, do të kenë mundësi…

Read More

Reshjet e dëborës kanë sjellë problematika edhe në qarkun e Kukësit. Policia apelon drejtuesit e automjeteve që të bëjnë kujdes dhe të reduktojnë shpejtësinë në rrugë. Ajo kërkon që të përdoren pajisjet dimërore duke treguar edhe akset që janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. “Për shkak të motit të keq me temperatura të ulëta dhe reshje dëbore, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës ka rritur prezencën e shërbimeve policore në akset rrugore urbane e rurale, për t’ju ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve. Njëkohësisht po bashkëpunohet me pushtetin vendor dhe firmat kontraktuese për mirëmbatjen e rrugëve, si dhe me Njësinë Rrugore…

Read More

Shkencëtarët kanadeze kanë kryer analizën e parë molekulare në botë të proteinës së “spike” të variantit Omicron. Spike është proteina me të cilën koronavirusi lidhet me qelizat njerëzore dhe i infekton ato. Gjetjet hedhin më shumë dritë mbi arsyet pse varianti i ri dominant Omicron është kaq ngjitës dhe i shpëton më lehtë antitrupave. Të dhënat e studimit Studiuesit, të udhëhequr nga Sriram Subramaniam, një profesor në Departamentin e Biokimisë dhe Biologjisë Molekulare, i cili botoi studimin në revistën Science, përdorën një mikroskop krio-elektroni për të kryer analiza imazherike. Ky studim do të ti lejojë shkencëtarët të zhvillojnë ilaçe më efektive…

Read More

SPAK ka pushuar hetimin ndaj disa ish-anëtarëve të Gjykatës së Lartë. SPAK thotë se ka disa pasaktësi në deklarimin e pasurive, të cilat janë të natyrës administrative, por nuk janë kryer vepra penale. Kësisoj, ata kanë kërkuar pushimin e çështjes për Aleksandër Muskaj, ArtanZeneli, Besnik Imeraj, Edmond Islamaj, Gani Dizdari, Tom Ndreca dhe Xhezahir Zaganjori. Ndërkohë, vijojnë hetimet për Bashkim Dedjan, Shkelzen Selimin, Admir Thanzen Fatos Lulon dhe Guxim Zenelaj Kujtojmë se në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 28 prill 2020 është regjistruar kallëzimi nr.91 i shtetasit Fran Dashi.Kallëzuesi ka kallëzuar 20 subjekte, ish-gjyqtarë…

Read More

Zbardhet dosja e trafikimit të klandestinëve nga Shqipëria drejt Italisë dhe Greqisë. Arrestimi i 25 personave është bërë pas zbulimit të përfshirjes së tyre në skemën e trafikut të klandestinëve përmes përgjimeve. Report TV, raporton se ne dosjen e prokurorisë ka disa përgjime dhe episode të dokumentuar që trafikantët kërkonin mes njëri-tjetrit favore për të marrë grupe njerëzish dhe transportin e tyre drejt Leçes së Italisë. Në një nga përgjimet e zbardhura është një nga trafikantët Fatjon Koçllari dhe bashkëjetuesja e tij Kristina Sako që flasin me një emigrant që të lidhet me Muhamedin dhe të bëjë gati paratë në të kundërt nuk…

Read More

Presidenca ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili i quajti pa asnjë vlerë dekoratat e bëra nga Presidenti për artistë dhe intelektualë. Në një postim në “Facebook” zëdhënësi i Presidentit pyet nëse Korça e arsimit, artit kulturës dhe qytetarisë është pa vlera apo artistët e mirënjohur korçarë që janë nderuar sot nga Kreu i Shtetit?! Ndërkohë Blushi pyet sërish nëse kanë vlerë shkarravinat që shiten si piktura. “Ç’po na dëgjojnë veshët!Korça e arsimit, artit, kulturës dhe qytetarisë pa vlera? Teatri “Andon Zako Çajupi” pa vlera? Artistët e mirënjohur korçarë pa vlera?Kush ka më shumë vlerë? Shkarravinat që…

Read More