Author: tirana

Armando Broja është kthyer në një idhull të tifozë të Southampton dhe jo vetëm. Klubi i “shenjtorëve” nuk harron për asnjë moment të sjell detaje nga gjithçka rrethon Brojën, pjesë nga stërvitja e përditshme, nga ndeshjet zyrtare etj. Së fundmi, në faqen zyrtare, klubi i Southampton ka publikuar një video shumë të bukur, ku shihet Broja duke luajtur “tenis” në një version të ri, me mbishkrimin: “Skena nga Australian Open”.

Read More

“21 janari dhe drejtësia”. Kjo është tema për të cilën ka zgjedhur të diskutojë kryeministri Edi Rama me qytetarët në rrjete sociale. I pyetur nga një qytetar se përse një president i shkarkuar nga Kuvendi dekreton zgjedhjet, Rama tha: “Meta është zgjidhur president me votat e tij, jo me tonat. Ne nuk i kishim votat e në mes të një keqeje si zgjedhja e Ilir Metës dhe e keqes tjetër për vendosjen e shtetit në kaos, zgjodhëm të keqen më të vogël. Ne e kemi shkarkuar Ilir Metën. Ai është i shkarkuar nga Kuvendi, por pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.…

Read More

Partia Demokratike u ka dërguar një raport të dytë për përfaqësitë ndërkombëtare në Shqipëri, lidhur me protestën e 8 janarit të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha. Raporti i dërgohet të gjithë faktorëve ndërkombëtare, ambasadave ministrive të jashtme të BE, Parlamentit Evropian, Departamentit të Shtetit etj. Në këtë raport të dytë, PD informon faktorin ndërkombëtar lidhur me vendimet e krysisë për përjashtimin e Sali Berishës dhe mbështetësve të tij nga partia, vendim që pason dhunën në protestën e 8 janarit. “Kryesia vendosi të:“1. Dënojë ashpër aktet e dhunës, gjuhën përçarëse dhe retorikën që nxisin konflikt mes anëtarëve të PD-së.; 2.…

Read More

Gjatë komunikimit me qytetarët, kryeministri Edi Rama komentoi vizitën e presidentit Ilir Meta në Korçë. Rama tha se Meta nuk mund të bëjë asgjë tjetër përveçse të shpërndajë dekorata pa asnjë vlerë. “Për çfarë të përgjigjet Ilir Meta për 21 Janarin. Çfarë mund të bëjë tjetër Ilir Meta veçse të shpërndajë dekorata. Dekorata pa asnjë vlerë që janë një tallje e madhe për ata njerëz”, deklaroi Rama. Ai u shpreh se drejtësia do të veprojë për 21 Janarin duke e rihapur dosjen ashtu si bëri me Gërdecin. “Drejtësinë do ta bëjë drejtësia dhe Gërdeci është rihapur. Si mund ta kesh ndjekur dhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar dhe për deklaratat e Presidentit Ilir Meta në Korçë, i cili nuk preferoi të fliste për 21 janarin. I ngacmuar nga komentuesit, Rama tha se çfarë mund të bëjë tjetër Ilir Meta përveçse të shpërndajë dekorata, të cilat i ka cilësuar pa asnjë vlerë e kuptim dhe tallje për ata që i marrin. “Për çfarë të përgjigjet Ilir Meta për 21 janarin dhe çfarë mund të bëjë përveçse të shpërndajë dekorata, pa asnjë vlerë, pa asnjë kuptim, pa asnjë përmbajtjeje, janë një tallje e madhe për ata njerëz që i marrin sepse janë bosh”, deklaroi…

Read More

Kryeministri Edi Rama mesditën e kësaj të premte ka rikujtuar 21 janarin ku humbën jetën 4 protestues të pafajshëm. Rama në fjalën e tij me qytetarët në Facebook thekson se është e rëndësishme që të theksohet se nëse nuk gjenden fajtorët është e kotë të dëgjohen akuzat që ato hedhin ndaj nesh. “Katër protestues në momentin që protesta po shpërndahej, kujtoj se protesta degradoi në disa djegie por larg objektit të rëndësisë së veçantë por kryeministria nuk u prek nga asgjë. Në atë kohë ishte e rrethuar me gardh dhe dukej si një vilë e madhe personale dhe asnjë protestues…

Read More

Këshilli i Legjislacionit ka miratuar sot në Kuvend ndryshimet kushtetuese të miratuara nga maxhoranca për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut. Me ndryshimet e reja, Komisionerët e Vetingut do të kenë afat për ushtrimin e detyrës deri ne 31.12.2024, duke u zgjatur kështu me dy vite. Por tashmë pavarësisht procesit të votimit në këshillin e Legjislacionit, në seancë do të duhen 84 vota për miratimin e këtyre ndryshimeve.

Read More

Prej disa ditësh, Einxhel, Beatrix dhe Donald po përjetojnë ethet e nominimit. Gjatë spektaklit të mbrëmjes së sotme, njëri prej banorëve do të lërë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP”. Mbrëmjen e djeshme, teksa Iliri dhe Donaldi ndodheshin jashtë në oborr, kanë biseduar pikërisht se kush mund të eliminohet sonte. Aktori i humorit ka pyetur balerinin se kush mendon se do të lërë shtëpinë dhe ai ka mbetur i habitur nga përgjigja e tij. “Nuk besoj që ti del. Ti jo njëherë. I duhesh kësaj shtëpie. Me të gjitha të metat që ke, je çun i dashur”, ka thënë balerini.…

Read More

Zbardhen detaje nga aksioni i madh i zhvilluar sot në Durrës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit të kriptomonedhave. Gjatë aksionit janë sekuestruar 210 makineri për prodhim kriptomonedhash. Siç raporton BW, makineritë janë sekuestruar në një magazinë në fshatin Pjesëz të Shijakut, që ishte marrë me qira nga persona nga Tirana. Gjatë aksionit, policia ka arrestuar një person, që prodhonte kriptomonedhat. Policia e Durrësit ka deklaruar se ka marrë informacion për prodhimin e kriptomonedhave në rrugë hetimore, ndërsa e ka cilësuar aksionin si një nga më të mëdhenjtë.

Read More

Presidenti Ilir Meta, në një prononcim për mediat nga qyteti i Korçës tha se nuk pret me asnjë interes vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e tij. Ai tha mezi pret të lirohet nga posti i Presidentit dhe t’i bashkohet popullit të 2 marsit në beteja të vërteta. “Nuk kam asnjë interes se çfarë do të vendosi gjykata Kushtetuese për vendimin e Parlamentit të shkarkuar pas zgjedhjeve të 25 prillit, për të shkarkuar Presidentin e Republikës për një intervistë te Çim Peka. Do të vazhdoj deri më 24 korrik. Mezi po pres të shpëtoj nga shoqëruesit dhe makinat e policisë,…

Read More

Pas Kosovës, edhe Shqipëria ka nisur aksionin për goditjen e krimptomonedhave. Policia po zhvillon këtë të premte një aksion në qytetin e Durrësit për goditjen e kriptomonedhave. Mësohet se gjatë aksionit blutë e Durrësit kanë sekuestruar disa pajisje, që prodhonin kriptomonedha. Gjithashtu, raportohet se deri më tani janë shoqëruar disa persona, që ushtronin aktivitetin e paligjshëm.

Read More