Author: tirana

Gjermania ka shënuar 140.160 persona të infektuar në 24 orët e fundit. Ky është konsideruar si një rekord infektimesh. Sipas ministrit gjerman të Shëndetësisë, Karl Lauterbach, rastet priten të rriten e deri në mesin e muajit shkurt, mund të ketë të paktën 400 mijë raste të reja në ditë. Sipas tij, kjo shifër do të arrihej me një skenar optimist nëse dozat përforcuese ofrojnë mbrojtje më të madhe, tha Karl Lauterbach, gjatë një diskutimi me drejtuesit e Qeverisë gjermane, bëjnë të ditur burime të agjencisë Reuters. Sipas këtyre burimeve, numri mund të rritet në më shumë se 600,000 raste të…

Read More

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u shpreh se kostoja e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit në 6 bashki të vendit është 180 mln lekë. E ndërsa në të gjitha bashkitë do të aplikohet identifikimi elektronik, ai tha se në njërën nga këto bashki, në Vorë do të aplikohet edhe votimi elektronik. “Kemi bërë një vlerësim paraprak të kostos dhe në fund të ditës së sotme do ta përfundojmë, janë rreth 180 mln lekë kosto. Po punojmë, edhe pse koha është e shkurtër. Do të bëjmë edhe një sqarim, edhe për këto zgjedhje të aplikohet identifikimi elektronik. Në…

Read More

Tregu i kriptomonedhave po përjeton një tjetër tronditje historike. Kriptomonedhat, të cilat nuk mundën të shpëtonin nga rënia edhe gjatë fundit të 2021, patën një fillim të keq për vitin 2022. Zhvlerësimi prej më shumë se 1% në bursat amerikane shkaktoi një rënie të fortë te kriptomonedhat. Bitcoin, rënie me 45 për qind Kriptomonedha kryesore Bitcoin ra nga 69 mijë dollar që ishte në nëntor në 38 mijë dollar sot. Bitcoin e nisi ditën me 42 mijë e 713 dollarë. Gjatë ditës, niveli më i ulët ishte 38 mijë e 315 dollarë, dhe niveli më i lartë ishte 42 mijë…

Read More

Nisur nga situata metereologjike ku qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura të dëborës, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë, për shkak të reshjeve, ky aks rrugor do të jetë i bllokuar përkohësisht deri në pastrimin total nga firma kontraktore. Apelojmë që drejtuesit e mjeteve të ndjekin aksin rrugorë Klos-Burrel-Ulëz, dhe të mos shkaktojnë trafik. Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në të dyja kahet e lëvizjes dhe nuk do të lejojnë asnjë drejtues mjeti të qarkullojë deri sa rruga të pastrohet plotësisht nga…

Read More

Federata Shqiptare e Futbollit ka zhvilluar një konferencë të jashtëzakonshme në lidhje me akuzat për zhdukjen e fondeve të FIFA dhe zgjedhjet në Shoqatat Rajonale. Përpara gazetarëve foli drejtori juridik në FSHF, Aldi Topçiu, që tregoi se janë njoftuar FIFA dhe UEFA për presionet politike. Në komunikim, Topçiu solli shembullin se në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Elbasanit, ka pasur sulm fizik dhe psikologjik. “Isha pjesë në punimet e asamblesë së Shoqatës së Rajonale të Elbasanit. Isha dëshmitar i një sulmi fizik dhe psikologjik në të cilin Anëtarët e kësaj shoqate iu nënshtruan para, gjatë dhe pas mbledhjes. Ishin thirrur…

Read More

Daniele De Rossi rikthehet për t’iu bashkuar stafit të kombëtares. Italia e Mancinit duhet të rizbulojë magjinë që i çoi axurrët drejt fitores së Kampionatit Evropian. Ata duhet të fitojnë edhe “play-off”-in e marsit për t’u rikthyer në Kupën e Botës. FIGC dhe trajneri i telefonuan ish-lojtarit të Romës, i cili pasi u largua nga kombëtarja në verë për shkak se e tërhoqi ideja për t’u bërë trajner në ndonjë klub, nuk hezitoi t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes së re. Shumë dashuri për fanellën blu, shumë afeksion për grupin me të cilin bashkëpunoi për të fituar Kampionatin Evropian si anëtar i…

Read More

Një tjetër emër nga PS si kandidate në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Kryeministri Edi Rama ka vendosur të kandidojë Majlinda Angonin për kryetare të Bashkisë së Shkodrës. Aktualisht Angoni është në krye të prefekturës së Shkodrës prej shtatorit 2020. Burime nga PS bënë me dije për “BalkanWeb” se Rama ka zgjedhur pikërisht Angonin për garën në një bashki si Shkodra, ku kanë drejtuar gjithmonë demokratët. Kryesia e PS Shkodër do diskutojë sot për kandidatin në zgjedhje. Shkodra është një nga bashkitë ku do zhvillohen zgjedhje më 6 mars. Më herët ka dalë dhe emri i Emirjana Sakos…

Read More

Kontrolle intensive në pikat e kontrollit të kalimit kufitar, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Procedohen penalisht 3 shtetas 1 prej tyre Doganier në PKK Han i Hotit Në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomiko Financiar në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në PKK Han i Hotit filloi procedimi penal për shtetasit: Ruzhdi Shabaj, 59 vjeç, I. Rr., 48 vjeç, Denad Mesi, 28 vjeç,…

Read More

Partia Demokratike, nëpërmjet deputetes Merita Bakiu ka reaguar për mbylljen e shkollave për tre ditë. Me anë të një deklarate ato thonë se mbyllja e shkollave për mungesën e ngrohjes tregon dështimin e kryeministrit Edi Rama me arsimin. Më tej në deklaratë thuhet se kryeministri shpenzon miliona euro për ngrohjen e tij dhe nga ana tjetër, nuk bëhet asnjë investim për fëmijët. Deklarata e PD: Të dashur qytetarë! Të hënën, të martën dhe të mërkurën qeveria ka lajmëruar së do të jetë ftohtë dhe me ketë rast ka mbyllur shkollat nga veriu në Jug. Partia Demokratike gjykon se kjo nuk…

Read More

Opozita do të futet e përçarë në zgjedhjet e pjesshme vendore në Durrës. Tirananews.al mëson se Lulzim Basha do të hyjë në garë me Luan Hotin, aktualisht kryetar i PD dega Durrës. Nga ana tjetër, Berisha do të ketë kandidat për Kryetar Bashkie në Durrës Ardian Mukën. Ndërkohë, Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Durrësit, Emirjona Sako do të jetë kandidatja e PS për kryetare në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në këtë bashki. Vendimi u mor sot pas mbledhjes së kryesisë së PS-së në Durrës, një ditë pas dekretimit të 6 marsit si datë për mbajtjen e…

Read More

Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha për TiranaNews.al se mëngjesin e ditës së sotme kanë nisur reshjet e dëborës në zonat malore të Dibrës, Matit e Bulqizës.Në zonat e thella trashësia e borës është 30 cm, ndërkohë në qytetin e Peshkopisë, 10 cm.Probleme janë evidentuar në linjat elektrike që furnizojnë Gollobordën, Reçin, Zallë Dardhën dhe Kalanë e Dodës. Po punohet për riparimin e defektit në nënstacionin e Vojnikës.Sipas drejtuesit të Prefekturës Dibër, po punohet për mirëmbajtjen e të gjitha akseve rrugore. Borëpastrueset janë në terren. Sakaq po hidhet kripë dhe skorie aty ku është e nevojshme.Prefekti Shehu u bën…

Read More

Në shtëpinë e familjes Sula në Kozare të Kuçovës janë hapur dyert e mortit. Familjarë e të njohur kanë shkuar për t’i bërë nderimet e fundit Fatmime Sulës, 64-vjeçares që u vra mbrëmjen e kaluar nga fqinji i saj 58-vjeçar Fetah Marra. Dyshohet, se autori e ka varë gruan për shkak të disa parave që ai ia kishte borxh. Në një prononcim për gazetaren e Eneida Petova, njëri prej familjarëve të saj tha Marra ishte një monstër. Sipas tij, ai ka qenë disa herë i martuar dhe është divorcuar. Ata kanë kërkesë që autori të marrë ndëshkimin maksimal.https://www.youtube.com/embed/xpRgWnYSHII “Viktimën e…

Read More