Sot shënohet 16-vjetori i vdekjes së ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ky i fundit ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006, pas një beteje me kancerin në mushkëri. Ai u dërgua në banesën e fundit me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake. Ibrahim Rugova mbaroi shkollimin e mesëm në Pejë më 1967. Diplomoi në Degën e Albanologjisë të Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës më 1971. Rugova qëndroi gjatë një viti akademik (1976-77) në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë,…
Author: tirana
Një automjet i parkuar në rrugë është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 të qytetit bregdetar. Automjeti ishte parkuar në rrugë pranë banesës së pronarit dhe sipas banorëve rreth orës 04.15 është përfshirë nga flakët. Djegia e mjetit është shoqëruar edhe me një shpërthim të fortë, ndërsa pritet të përcaktohet shkaku. Sipas banorëve, një tjetër automjet është djegur në zonë disa javë më parë.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka shpërndarë një citim të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken në lidhje me bisedimet që mbajti në Berlin në Akademinë e Shkencave dhe Studimeve Sociale Berlin-Brandenburg, për kërcënimet që vijnë nga agresioni rus. Sipas Blinken, diplomacia është e vetmja zgjidhje e pranueshme, ndërsa shtoi se aleatët dhe partnerët qëndrojnë të bashkuar në mbështetje të Ukrainës. Postimi i plotë i Ambasadës së SHBA në Tiranë:about:blank “Fola në Berlin, në Akademinë e Shkencave dhe Studimeve Sociale Berlin-Brandenburg, për kërcënimet që vijnë nga agresioni rus. Diplomacia është e vetmja zgjidhje e pranueshme. Aleatët dhe…
I ftohti në vend sapo ka filluar. I gjithë territori është pushtuar nga reshjet e shiut dhe të borës. Autoriteti Rrugor Shqiptar, përmes një postimi në Facebook ka reaguar akset ku ka pasur dëborë dhe u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve të ecin me kujdes, të pajisin mjetin me zinxhirë dhe goma dimërore. Njoftimi i ARRSH: Njoftim mbi gjendjen e akseve nacionale Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore Reshje dëbore ka pasur në: Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë, Fushë Stude-Klenjë, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, pa sjellë probleme…
Gruaja e vdekur, e cila u gjet e hedhur në një kanal, gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe, konfirmohet që është vrarë nga një komshi i saj, banor i fshatit Kozare. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Havaleas” të fshatit Kozarë, në qytetin e Kuçovës. Familjarët e saj e kishin kërkuar prej disa orësh dhe pasi nuk po e gjenin kishin njoftuar për ndihmë policinë. Vetëm pas rreth 1-orë kërkimesh, gruaja 63-vjeçe u gjet në një kanal, rreth 1 km larg banesës saj. Në momentin e gjetjes së trupit të pajetë, gruaja ishte e zhveshur nga mesi…
Nga Fatmir XhafajTymnaja politike e bravave, levave dhe megafonëve rreth tyre, duket se do të vazhdojë edhe për shumë gjatë të dominojë skenën politike, mediatike dhe shoqërore. Teksa selia e PD-së fatkeqësisht vijon të nxjerrë tym të zi derisa të digjen plotësisht të gjitha zullumet, intrigat, autokracitë dhe gënjeshtrat që kanë berishizuar dhe lulëzuar për vite me radhë aty brenda, nuk duhet të lejojmë që ai tym mbytës të na zërë shikimin për të hedhur vështrimin edhe në dimensione të tjera ku duhet të orientohemi si politikanë, si ligjvënës dhe si shqiptarë që të sotmen e duam më të mirë…
Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’, gjatë lidhjes telefonike me kryetarin e Kadastrës, Artan Lame, njëri prej qytetarëve shtroi problematikën e tij. Shtëpia e tij, e ndërtuar mbi një truall, është e legalizuar, ndërsa trualli ku është ndërtuar objekti, nuk është i legalizuar, edhe pse Gjini ka paguar paratë e nevojshme për procedurën. Në bisedën me Lamen, ky i fundit sqaron arsyen e moslegalizmit të tokës si dhe ka një ftesë për Gjnin. Gjini: Ligji juaj e ka: shtëpia shkon bashkë me tokën. E ke legalizuar shtëpinë dhe ke lënë tokën. Shtëpinë nuk e kam ndërtuar në ajër, por e…
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, u kap me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në emisionin Open në Top Channel mbrëmjen e sotme. “Nuk pashë si alternativë Ramën, se tani po marrin të mirëqenë Bashën dhe Berishën. Duhet të kuptojmë vlerën e çdo vote. Duhet të kuptojmë vlerën e kandidatit. Jo të kryetarit, nuk gjendet zgjidhja tek Basha dhe Berisha, por te kandidati që do përfaqësojë. Pse na do PD kur kanë humbur zgjedhjet? Nëse ecim në këtë mënyrë, duke ia futur njëri-tjetrit nuk jemi më 1 shtëpi më, nuk jemi më opozitarë”. Nga ana tjetër Gjekmarkaj nuk u…
11 vite nga protesta e 21 Janarit, kryeministri Edi Rama ka nderuar katër protestuesit që u vranë në bulevard. Rama shkruan se ka ndjesinë pozitive nga shenjat e dallueshme të drejtësisë së re, duke theksuar se ajo vonon por nuk harron. “Mirëmëngjes dhe me bindjen që drejtësia vonon po nuk harron, si edhe ndjesinë më në fund pozitive nga shenjat e dallueshme të veprimit të drejtësisë së re, nderojmë sot katër protestuesit paqësorë të 21 janarit, vrasja barbare e të cilëve kërkon drejtësi”, shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër çështje në pyetësorin “Këshillimi Kombëtar’. Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ Rama shprehet se kushdo që do të marrë pjesë në këtë proces , i ofrohet mundësia që të japë opinionet e tij. ‘Kushdo dëshiron të marrë pjesë në këtë proces popullor, i cili zhvillohet për herë të parë dhe është i hapur për çdo shqiptar e shqiptare, kudoqoftë jeton e banon, pavarësisht bindjeve e simpative politike, mund të japë opinionet e tij apo saj, duke klikuar në linkun si më tej vijon,’ shkruan Rama ndërsa publikon edhe linkun e pyetësorit.
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është pyetur se më cilën parti do të bëjë koalicion në zgjedhjet e pjesshme lokale me 6 mars. Mediu nuk dha një përgjigje të drejtëpërdrejtë, por tha se në 30 vite pluralizëm, PR-ja ka bërë koalicion me PD-në, pavarësisht se kush ka qenë në krye të saj. “Fatmir Mediu dhe PR ka qenë 30 vite në koalicion me PD-në, pavarësisht kush ka qenë kryetar i saj. Duhet të thërrasim sa më shpejt një tryezë ku të diskutojmë dhe të gjejmë kandidatët e përbashkët. Nëse hyjmë në zgjedhje për të provuar kush ka muskujt më…
Policia në Tiranë ka vënë në pranga një 36-vjeçar i cili kërcënoi një 39-vjeçar me armë. Bëhet e ditur se në pranga është vënë Sh. K., 36 vjeç, banues në Paskuqan 2, i dënuar më parë për vjedhje me anë të mashtrimit. Gjatë natës, 36-vjeçari njoftohet se i ka dëmtuar mjetin dhe më pas ditën e sotme, ka kërcënuar me armë zjarri kallashnikov M. D., banues në Paskuqan 2. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjet dhe sekuestrua arma.