Nëse keni menduar se këto ditë kanë qenë të ftohta, gaboni. Java e fundit e janarit pritet të jetë me temperatura ekstrem të ulëta, ku në zonat e thella në veri dhe në juglindje do të shënojnë edhe vlerën – 17 gradë. Meteorologia e Metoalb, Lajda Porja në një lidhje të drejtpërdrejtë në ‘Studio Live’ të gazetarëve Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, tha se e marta do të jetë dita më e ftohtë “Presim ditë të ftohta, nga mbrëmja e së premtes deri të enjten apo të premten e javës tjetër. Temperaturat -17 gradë mund të shënohen në zona të…
Author: tirana
Teksa sot ka bërë edhe takimin e tij të parë si drejtues politik i qarkut të Korçës, duke zëvendësuar Ervin Salianji deklaroi se PD do të jetë e bashkuar në zgjedhjet lokale të pjesshme të 6 marsit. Në një prononcim për mediat, Salianji tha se PD do të ketë nga një kandidat zyrtar për çdo bashki. Pyetjes së një gazetari se çfarë do të ndodh nëse Berisha regjistrohet në këto zgjedhje, Salianji tha se nuk ka se si të ndodhë kjo gjë, pasi ai nuk ka një parti politike. “Nuk ka asnjë diskutim që PD është e gatshme, pothuajse në…
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho, i ftuar në emisioni ’Frontline’ në ‘News24’, foli për deklaratat e tij para protestës së 8 janarit, ku paralajmëroi se do të kishte viktima dhe se një deputet në protestën që do të mbahej në selinë blu do të vritej. Ai theksoi se deklarata e tij frenoi një akt dhunë duke shtuar se ishte parashikuar të ndodhte ditën e protestës. Po ashtu më tej shtoi se informacioni është një sekret profesional dhe se e ka marrë nga disa shërbime të inteligjencës shqiptare dhe të huaja. ‘Deklarata ime parashikoi dhe frenoi një akt dhunë që…
Një 37-vjeçar, i identifikuar si Shkëlqim (Rasim) Koçeku është prangosur nga ana e Policisë së Tiranës pasi qarkullonte me kallashnikov në duar. Efektivët e Komisariatit numër 5 në Tiranë, pas një lajmërimi të marrë në sallën operative kanë zbarkuar në Paskuqan për të verifikuar informacione se një person qarkullonte me armë zjarri në mes të rrugës. Gjatë kontrolleve në banesën e 37-vjeçarit është gjetur arma e zjarrit tip “kallshnikov”, e cila ishte hedhur në oborrin e banesës së tij. Ndërsa vetë Koçekut i janë vendosur prangat, pasi mbi të rëndojnë veprat penale “armëmbajtje pa leje” dhe “kanosje”. Megjithatë mbetet ende…
Ana Lleshi zgjodhi Erionin në një takim, pasi nga prapaskenat u vu re tërheqja dhe kimia mes tyre. Erioni nuk ndihej mirë, megjithatë shkoi në takim. Ana tregoi se më pas e shoqëroi konkurrentin të vizitohej për të marrë më pas barnat e duhura. “Doktori po tregonte çfarë ilaçesh duheshin. I tha Erionit ndoshta ti nuk e kupton por kemi kolegen këtu. Mendoi se unë isha vërtet mjeke”, u shpreh ajo me të qeshur. Në sezonin e kaluar, një takim i Anës, me një nga konkurrentët jashtë programit u bë shkak që ajo të përjashtohej. Ana tha se shkoi për…
Një 22-vjeçar shqiptar është rrëmbyer nga disa persona në Francë. Ngjarja ka ndodhur më 11 janar, në Riom (Puy-de-Dome). Të dyshuar janë katër bashkatdhetarët e tij, shqiptarë që kishin hyrë ilegalisht në Francë të cilët thuhet se kanë qënë në dy makina që janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe njëri nga drejtuesit e automjeteve është futur në makinën tjetër dhe ka rrëmbyer të riun shqiptar. Makina e të riut është përplasur qëllimisht për ta tërhequr më pas në automjetin e tyre. Një nga pistat që po hetohet është ajo e trafikut të drogës, ndërkohë që ende nuk dihet asgjë në lidhje…
Komisioni i Rithemelimit ka propozuar disa nga emrat që do të kandidojnë në zgjedhjet që do të zhvillohen më 6 mars në Bashkinë e Lushnjës. Komisioni i Rithemelimit ka propozuar disa nga emrat që do të kandidojnë në zgjedhjet që do të zhvillohen më 6 mars në Bashkinë e Lushnjës. Komisioni i Rithemelimit ka propozuar 7 emra, ku me te spikaturit janë Arben Zjami, Daniel Shandro dhe Nevila Bami
Prezantuesja Michelle Hunziker dhe sipërmarrësi Tomaso Trussardi i kanë dhënë fund martesës së tyre pas 10 vitesh. Lajmin e kanë bërë me dije vetë ata përmes një deklarate të përbashkët duke konfirmuar spekulimet që qarkullonin prej kohësh. Dyshja kanë dy vajza, 9 dhe 7 vjeç, të cilat do të jetojnë me nënën e tyre. “Pas 10 vitesh bashkë, ne kemi vendosur të ndryshojmë planet e jetës tonë. Jemi të përkushtuar të ndjekim rrugën e rritjes së vajzave tona të mrekullueshme, me dashuri dhe miqësi për njëri-tjetrin. Ndarja do të mbetet një çështje e jona dhe private. Nuk do të ketë…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër pyetje në pyetësorin “Këshillimi Kombëtar”. Qytetarëve do u shtrohet pyetja nëse duhet të ashpërsohet dënimi për personat që përsërisin krimet. Ata kanë 3 alternativa për t’u përgjigjur. “Një proces i hapur për çdo shqiptar e shqiptare, kudo qoftë jeton e banon, pavarësisht bindjeve e simpative politike, që mund ta përdorë këtë urë të re komunikimi mes qeverisë dhe popullit shqiptar dhe të japë opinionet e veta për çështje me rëndësi për shtëpinë tonë, Shqipërinë, përmes pyetësorit të Këshillimit Kombëtar, duke klikuar si vijon”, shkruan Rama.
Një postim kërcënues për aktorin Donald Veshaj dhe këngëtaren Beatrix Ramosaj u publikua në rrjetin social “Instagram”, të Einxhël Shkirës. Moderatorja ka pasur debate të forta ditët e fundit me Donaldin dhe Beatriksën. Ajo fajëson çiftin për eliminimin e Dj Dagz nga shtëpia, pas një nominimi të papritur. Ai dhe Einxhel mbetën të fundit në zinxhirin e shpëtimit dhe dolën në televotim, ku publiku votoi për të dalë Dagzin. Einxhel është shprehur se nuk do ta falë Donaldin dhe Beatriksën që nuk shpëtuan artistin, duke u kujtuar se ata kanë qenë të afërt, madje një javë më parë Beatrix tha…
Kolegji vlerëson se ish-prokurori Hysni Vata, duke ditur njohuritë e kufizuara të minatorëve të Bulqizës, si dhe pamundësinë e tyre financiare për të ankimuar çështjet, nuk ka kryer hetime të plota dhe me vetëdije ka fajësuar viktimat duke shmangur nga përgjegjësia ligjore subjektet minerare. vata1Procesi i rivlerësimit për ish-drejtuesin e Prokurorisë së Matit, Hysni Vata ekspozon trajtimin e padrejtë nga ana e organit të akuzës, të minatorëve të dëmtuar dhe të atyre që kanë humbur jetën në aksidentet e përsëritura të ndodhura në minierat e Bulqizës. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK e shkarkoi prokurorin Vata më 9 shtator 2019,…
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar shifra të larta infektimesh nga koronavirusi. Mësohet se 2,383 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID nga 7,634 testime të kryera. Fatkeqësisht 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për dy qytetarë nga Durrësi nga 73 vjeç dhe një qytetar nga Tirana, 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë, teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 134 pacientë ndërsa 14 prej tyre janë në gjendje më të rënduar. Në të gjithë vendin janë 23,593 pacientë aktivë me…