2,383 të infektuar me koronavirus dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit. NJOFTIMI I MSH Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat…
Author: tirana
Aktorja Jonida Vokshi ishte pjesë e serialit “HOT” dhe luante rolin e një vajze naive. Gjatë një interviste, ajo zbuloi se kur lexoi skenarin “s’ka qenë dashuri me shikim të parë, pasi personazhi i dukej shumë budallaçkë”. Por me kalimin e kohës filloi të dashurohej dhe po hynte brenda personazhit që luante. Ndërsa tregoi edhe një skenë të vështirë ku lotët e saj ishin realë: “Ka një të vërtetë kur je pjesë e një projekti. Në fillim kur kam lexuar skenarin nuk ka qenë dashuri me shikim të parë. Jo se nuk më ka pëlqyer, por kam dashur të shtoj…
Shmangia e detyrimit doganor nuk është një veprimtari e paligjshme, pasi neni 17 i ligjit për statusin e deputetit parashikon që deputetit i lejohet që vetëm në një rast gjatë mandatit të tij të mos paguaj detyrim doganor për mjetet e punës, që lidhen me veprimtarinë e tij si deputet. Por, ajo që bie në sy është fakti se që të gjithë deputetët e kanë shfrytëzuar këtë privilegj për të sjellë makina të shtrenjta nga Gjermania, Zvicra, Italia, Suedia, Anglia, Serbia, Bullgaria, Franca, SHBA, Kanada etj. Befasues është rasti i Belind Këlliçit, i cili sapo është bërë deputet, ka shfrytëzuar…
Shkrimtari dhe analisti Kim Mehmeti, tregon se ka rezerva të mëdha për analistët që flasin në studiot televizive dhe që paguhen me rroga 10 mijë euro. Ai ka cilësuar një padrejtësi, pasi ata paguhen më shumë se një mjek apo një inxhinier, duke e krahasuar me vështirësinë apo rëndësinë e punës. Mehemeti ka zbuluar se ka një rrogë prej rreth 2 mijë eurosh por sërish sipas tij nuk u pasurua. Sipas tij vetëm një hajdut mund të pasurohet nga veprimtaria politike. “Është mëkat të marrësh 10 mijë euro në muaj. Vetëm hajduti mund të pasurohet nga veprimtaria politike. Si mund…
Beatrix duket se po e përjeton shumë keq nominimin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Sot, Beatrix ka nisur të qajë nga frika se në spektaklin e së premtes do të eleminiohet. Pranë saj qëndronte Arjola dhe Monika të cilat i thonin se nuk do ikë asgjëkundi, por lotët e Beatrix tregonin se ajo ka bindjen që të premten do lërë shtëpinë. Në nominim janë Einxhel, Donaldi dhe Beatrix, njëri prej të cilëve do largohet përfundimisht nga shtëpia e Big Brother Vip.
Rrjetet sociale janë zgjedhur nga politikanët si një mënyrë që t’i drejtohen mbështetësve të tyre dhe të ndajnë me ta momente nga jeta personale. Nga një vëzhgim në rrjetin e tyre social në Facebook, politikanët shqiptarë numërojnë qindra mijëra madje edhe miliona ndjekës. Po ata kë ndjekin? Nëse hedhim një vështrim në Facebook edhe pse kryeministri Edi Rama ka 1.5 milionë ndjekës vetë ka zgjedhur të mos ndjekë asnjë. Edhe pse Rama ka thënë që nga profilet sociale, ai menaxhon personalisht vetëm Twitter-in, sigurisht që edhe profilet e tjera zyrtare shprehin opinionet e tij dhe janë në linjë me to…
Partitë politike kanë nisur zyrtarisht përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë pa kryetarë që janë dekretuar nga presidenti Ilir Meta të mbahen në datën 6 Mars. Partia Socialiste njoftoi sot se nuk e ka ende listën e kandidatëve, por theksoi se do të përjashtohen deputetët dhe personat që janë djegur njëherë nga ligji i dekriminalizimit duke i prerë shpresat në këtë mënyrë Valdrin Pjetrit për Shkodrën. Në kampin tjetër, demokratët duken të përçarë. Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit kanë nisur sot të parin proces përzgjedhjeje kandidatësh për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Nga ana tjetër…
Legalizimi i kanabisit për përdorim farmaceutik apo personal ka shtuar përfitimet në shumë vende të botës dhe ka reduktuar shifrat e kriminalitetit të lidhura me trafikun e lëndëve narkotike. Shumë vende të Europës e të botës e kanë të ligjëruar prej vitesh kanabisin për t’a përdorur për prodhimin e ilaçeve. Por nga viti 2013, pasi Uruguai e ligjëroi për përdorim të kufizuar vetjak duke e kriminalizuar, po zgjerohet lista e vendeve që po ndjekin këtë shembull. Malta u bë në mesin e Dhjetorit të kaluar, i pari vend i BE-së që e ligjëroi për qëllime çlodhjeje. Drejt kësaj rruge po…
Julinda Llupo, është vajza shqiptare e cila përfitoi mijëra euro nga miliarderi italian, Silvio Berluskoni. Julinda Llupo lindi në vitin 1987 në Tiranë. Ajo banon në Itali. Gjatë periudhës shkurt 2020 tetor 2020 ajo ka marrë 67 mijë euro nga ish-Kryeministri italian Silvio Berlusconi. Ky transaksion është kryer përmes etiketimit “dhuratë o hua” nga llogaria personale bankare e ish kryeministrit italian në atë të gruas shqiptare. Kjo shumë i është dhënë shqiptares në 9 këste e ndaj të cilës Zyra e Antiriciklimit të Banka Italia ka hapur një dosje hetimore duke e konsideruar si një depozitim anomali e lidhur me…
Dashi: Në dashuri, nëse ka dikë që ju pëlqen, mos e tërhiqni shumë pas vetes. Në punë, është një moment i mirë për të bërë zgjedhje për të ardhmen! Demi: E premtja dhe e shtuna janë ditë të rëndësishme për dashurinë dhe takimet. Në punë, pas vështirësive vijnë përgjegjësi të reja! Binjakët: Në dashuri, ai përpiqet të mbajë distancë nga problemet. Në punë përpiquni të zgjidhni problemet që lidhen me financat, por merrni ndihmë nga ata që kuptojnë më shumë! Gaforrja: E diela është një ditë e mirë për të folur me një person që nuk ka qenë shumë i…
Pamje të pazakonta kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ku një grua ka dhunuar bashkëshortin e sëmurë në Spitalin e Gjakovës. Video është publikuar nga një qytetare e Gjakovës, e cila sipër videos ka shkruar: Kjo është Kosova jonë, lejon të bëhen këso krimesh, tmerr bre, ku janë mjekët, motrat në atë rast. O Zot deri kur kështu”. Rasti tashmë është denoncuar në Policinë e Kosovës.
Nga Laçi në një takim me demokratë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u dërgoi sërish një mesazh deputetëve të pezulluar. Teksa e ka quajtur si “shansi i fundit”, Basha tha se duhet të distancohen nga dhuna dhe se dora e tij mbetet e shtrirë. “Distancimi nga dhuna është kushti i vetëm, pas distancimi nga dhuna dhe rikthimi te debati, te përplasjes së mendimeve pa asnjë parakusht, pa asnjë të përjashtuar, dora e imja dhe e demokratëve mbetet e shtrirë për ti rikthyer në familjen tonë politike”, deklaroi ai. Në mesin e demokratëve, Basha pranoi gabimet e së shkuarës, ndërsa theksoi…