Author: tirana

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se nga data 22 Janar për qytetarët që udhëtojnë drejt Zvicrës për personat që janë vaksinuar ose shëruar nga COVID nuk duhet të paraqesin test të shpejtë. Përjashtim për të paraqitur një test anti-covid janë fëmijët nën moshën 16 vjeç, emergjencat mjekësore dhe personat që për arsye mjekësore nuk mund te testohen. Nga këto rregulla përjashtohen drejtuesit e automjeteve që kryejnë transport dhe personat që tranzitojnë në Zvicër pa ndaluar. Njoftimi Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, njofton se për udhëtimet drejt Zvicrës, nga data 22 janar 2022: Personave që…

Read More

Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” u trajtua rasti zhdukjes së 16-vjeçares nga Vlora, Eliza Tozaj, e cila u gjet dje nga policia. Rasti i denoncuar nga prindërit tronditi mbarë opinionin publik. Në studion e emisionit kanë qenë më parë prindërit e 16-vjeçares në transmetim ‘live’ duke treguar detaje nga momenti i zhdukjes. Nëna e 16-vjeçares pohoi se vajza atë ditë kishte marrë pjesë si çdo herë tjetër në mësim. Por nga ana tjetër maratonë kanë qenë dëshmitë e qytetarëve të shumtë, të cilët dhanë informacione për 16-vjeçaren Eliza Tozaj. Nëna rrëfeu se vetëm dy ditë para se…

Read More

Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon shkarkimin e magjistrates Belina Zenelin, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër teksa ngre akuza për zvarritje të proceseve dhe hetimeve, shkelje shumë të rënda disiplinore që kanë sjellë pasoja në dhënien e drejtësisë. Mbi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor me masën “shkarkim nga detyra” për magjistraten B.Z.Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar hetimin disiplinor, të nisur bazuar në ankesën e depozituar nga Prokurori i Përgjithshëm, duke ngritur pretendime për zvarritje të pajustifikuara të veprimeve procedurale për tre magjistratë, XH.M., Belina Zeneli dhe R.K. me…

Read More

Frikë në shtëpinë e kryeministrit britanik, Boris Johnson, pasi vajza e tij 6-javëshe, Romy është infektuar me COVID. “Vajza e vogël, e cila është vetëm gjashtë javëshe, u godit “shumë keq” nga virusi, por tani ajo është “në rrugë të mbarë”, të rimëkëmbjes”, – shkruajnë mediat britanike. DoWning Street njoftoi javën e kaluar se një anëtar i familjes së tij kishte rezultuar pozitiv me virusin. Nuk thuhej se kush ishte i afërmi, por mësohet se është vajza e tij Romy. Një burim tha se ajo kishte vuajtur nga virusi shumë keq por tani ishte duke u shëruar. Johnson nuk u…

Read More

Eksportet e droneve janë tregues se qeveria e Erdoganit po e konsolidon pozitën e Turqisë në rajon edhe me mjete të fuqisë së fortë, thotë për DW ekspertja turke për Ballkanin. Deutsche Welle: Zonja Demirtas, vizita e presidentit turk Erdogan shkaktoi një debat të madh në Shqipëri. Për disa ishte “miku që mban premtimin”, për të tjerë “sulltani” me agjendë të fshehur në Ballkan. Cila palë ka të drejtë? Prof. Birgül Demirtaş: Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, Turqia ka ndjekur një politikë të jashtme shumëdimensionale ndaj Ballkanit. Ajo është një aktor i rëndësishëm në rajon që përdor jo…

Read More

Kryeministri Rama ka folur për mediat pas daljes nga mbledhja e mbajtur në selinë e PS ku si tematika janë trajtuar Këshillimi Kombëtar dhe zgjedhjet e pjesshme lokale. Në komunikimin me gazetarët sa i përket Këshillimit Kombëtar kryeministri ka dhënë lajmin se pyetësorët kanë filluar të mbërrijnë në shtëpitë e shqiptarëve e natyrisht edhe online në faqen https://keshillimikombetar.al/. Nga ana tjetër kryeministri theksoi se mazhorancës nuk i mungojnë kartonat për të bërë ligje për çështje të caktuara, por se u duhet të marrin një opinion qytetarësh përtej llogoreve politike, pasi janë çështje që prekin direkt familjet shqiptare. Kryeministri Rama nga…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e PS kryesinë e partisë. Çështjet që do adresohen në këtë mbledhje janë 2. E para ka të bëjë me organizimin e Kongresit të PS që do të zhvillohet të shtunën e ardhshme e do të shpalosen objektivat e qeverisë në këtë mandat qeverisës.Nga ana tjetër, në këtë mbledhje kryesie pritet të flitet edhe për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë e vendit të mbetur pa kryetar. Është herët të flitet për emra konkretë, por paraprakisht, drejtuesit politik të qarqeve kanë marrë emra të propozuara nga baza e anëtarëve të partisë në…

Read More

Tirana pësoi një goditje të fortë përballë Vllaznia, një mbrëmje e erret, teksa ekipi i Brdaric i dominoi në çdo aspekt. Bardheblutë u kapën fort pas pikës së marrë, e cila në fund rezultoi e artë. Kryeqytetasit përfituan në maksimum nga hapat fals të rivalëve duke bërë që diferenca me vendin e dytë, tashmë pronë e Laçit të shkojë në 6 pikë. Në një javë të vetme, Tirana arriti të mbaj larg Vllazninë, Laçi i Josës po ashtu u ndal në një barazim pa gola në transfertë përballë Skënderbeut, ndërsa “asisit” më të madh e morën nga Dinamo që mposhti…

Read More

Duket se Serbia nuk e ka ndërmend të ndalet së provokuari. Kësaj radhe është gjenerali i ushtrisë serbe, Millan Mojsilloviç, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndërhyrjes së ushtrisë serbe, nëse sipas tij, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës futen në veri të Kosovës. Ai madje hapur pranoi se ushtria serbe në atë moment do të reagonte menjëherë. “Nuk e përjashtoj mundësinë që Forca e Sigurisë së Kosovës të angazhohen njëanshëm me qëllim të arritjes së pikëve politike në terren, por kërkesa jonë, insistimi dhe disa gjëra tjera duhet të jenë në funksion të sigurisë, e jo…

Read More

Presidenti Ilir Meta, ka thënë nga Shkodra se është hapur zyrtarisht gara për kandidatët që do të konkurrojnë në 6 bashkitë që janë ende pa kryetar. Ai tha se këto zgjedhje duhet të jenë model në respektimin e votës së lirë. “Nuk dua të bëj replika as serioze e as gazmore, është një moment i rëndësishëm për të rindërtuar, rivendosur, për të rehabilituar institucionin e votës së lirë në vend. Nuk janë zgjedhje kombëtare, por janë një proces që përfshin disa nga bashkitë më kryesore të vendit. Problemet me të cilat ndeshet vendi ynë prej kohësh ka të bëjë me…

Read More

Mbyllen të gjitha shkollat në Shqipëri, duke filluar nga dita e hënë deri të mërkurën e javës së ardhshme. Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila thekson se ky vendim i rëndësishëm është marrë, për shkak se “në ditët në vijim priten temperatura tepër të ulëta, të cilat janë temperatura të jashtëzakonshme për një vend si i yni. Madje në disa zona do të arrijë deri në – 17 gradë celsius”. Në një postim në “Facebook”, ministrja Kushi sqaron se orët e humbura do të zëvendësohen në vijim pas një njoftimi të dytë në bashkëpunim…

Read More

Presidenti i Republikës Ilir Meta foli dhe për vendimin e parlamentit për shkarkimin e tij dhe vendimin që pritet të Gjykatës Kushtetuese. Nga Shkodra, Meta tha se vendimi ishte një farsë jashtë afateve dhe jashtë gjithë logjikës Kushtetuese dhe se kaq mjafton për të pasur një atmosferë tepër optimiste.Kreu i Shtetit rikujtoi 2 marsin. “Lidhur me vendimin e parlamentit të shkarkuar pas zgjedhjeve të 25 prillit me farsën për shkarkimin e Presidentit jashtë gjithë afateve dhe jashtë gjithë logjikës së Kushtetutës vetëm se ka bërë një intervistë tek kolegu juaj, kaq mjafton për të pasur një atmosferë tepër optimiste dhe…

Read More