Author: tirana

Shtrimet në spital nga Covid-19 janë relativisht të njëjta, por shqetësuese aktualisht është numri i lartë i fataliteve. E thënë në shifra, për 128 të shtruar ka 6 fatalitete. Varianti që po dominon në spitale është ai i Deltas, raporton BW, ndërsa personat që kanë manifestuar simptoma të variantit Omicron, zakonisht, janë duke u trajtuar në shtëpi. Duke iu referuar ekspertëve epidemiologë, ndër shenjat klinike të këtij varianti janë, kolla, djegia e fytit, dhe temperaturë që arrin në maksimumin e saj në 39. Sipas gazetarit, simptomat e këtij varianti përfundojnë në krye të 5-6 ditëve.

Read More

Bashkëshortja e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Aurela ka humbur babain. Lajmin e ndarjes nga jeta të të atit të saj Xhafer Isufi e ka bërë me dije vetë Aurela Basha në një postim në rrjetet sociale. “Me hidhërim të thellë njoftojmë sot ndarjen nga jeta të njeriut tonë të shtrenjtë, bashkëshortit, babait dhe gjyshit, Z. Xhafer Isufi”, shkruan bashkëshortja e Lulzim Bashës. Postimi i Aurela Basha në rrjetet sociale Lajmërim! Me hidhërim të thellë njoftojmë sot ndarjen nga jeta të njeriut tonë të shtrenjtë, bashkëshortit, babait dhe gjyshit, Z. Xhafer Isufi. Nderimet e fundit do të bëhen në…

Read More

Prek disa kohësh në Vlorë dy institucionet më të larta vendore bashkia dhe ai i prefekturës nuk kanë marrëdhënie t mira. Së fundmi mësohet se Prefektura e Vlorës me drejtues Flamur Manaj i ka kthyer buxhetin e miratuar në mbledhjen e këshillit të bashkisë për muajin dhjetor. Institucioni i prefektit nuk e ka miratuar projekt-buxhetin e bashkisë për vitin 2022. Sipas burimeve nga bashkia e Vlorës mësohet se mosmiratimi i buxhetit është për shkak të rritjes se taksave të pastrimit në paketën fiskale gjë e cila nuk është pasqyruar në shpenzimet për pastrimin. Ndërkohë sipas projekt buxhetit të paraqitur në…

Read More

Policia e Vlorës ka dhënë detaje për 16-vjeçaren që ishte larguar nga banesa, disa ditë më parë dhe u gjet ditën e mërkurë, më datën 19 janar. “Bazuar në informacionet e grumbulluara dhe veprimet hetimore, nga shërbimet e Policisë, më datë 19.01.2022, u bë e mundur gjetja e 16-vjeçares, në gjendje të mirë shëndetësore, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë”, thekson Policia. Blutë bëjnë me dije se gjatë intervistimit me psikologun, 16-vjeçarja ka treguar se është larguar nga banesa, me dëshirën e saj. NJOFTIMI I PLOTË Në lidhje me rastin e largimit nga banesa të një shtetaseje të mitur, sqarojmë…

Read More

Është shoqëruar me debate të forta e përplasje seanca plenare në Kuvendin e Kosovës. Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili ka përmendur shifrat e rritjes së çmimit të energjisë, gjë që ka revoltuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, i cili i është drejtuar me fjalët “pse po rren”. “Po i drejtohem z.Tahirit dhe marrjen e çmimit për 21 cent si referencë dhe krahasimit me Italinë. Ata që i kanë ba veç dy mësime statistikë e dinë sa e rrezikshme është kur e përdor një numër e se dinë në shërbim të qka po e përdor. Mundesh…

Read More

Valbona Hoxha, mbesa e ish-diktatorit Enver Hoxha është rikthyer në vëmendjen e mediave. Pas një kohe të gjatë mungesë, ditën e djeshme ajo ka ndarë në rrjetin social “Instragam” një foto. Disa vite më parë ajo ishte shumë e përfolur për shkak të hireve të saj duke u konsideruar si një ndër vajzat më të bukura të Bllokut. Valbona prej vitesh jeton së bashku me familjen e saj në Vjenë, ku punon si psikoterapiste kryesisht për çifte. Në kohën kur mbesa e ishdiktatorit u shkëput nga Shqipëria, në media u përfol edhe për ndarjen e saj nga bashkëshorti, avokati i…

Read More

Kryeministri Rama shprehet se ngritja e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, është një vlerë e shtuar për forcat tona të armatosura. “Është shumë e rëndësishme të ruhet paqja. Shqipëria është me një rëndësi kritike. Këto janë fjalë të gjeneralit në SHBA Tod Walters në një vlerësim të bërë prej tij mbi rëndësinë e pozicionit strategjik si pikë ndikuese në Ballkanin Perëndimor dhe Europë gjatë një dokumentari të NATO-s për bazën e Kuçovës. Vendimi që mori NATO për të përzgjedhur këtë hapësirë si një mjedis të ri për adresimin e sfidave të sigurisë për ta transformuar në një bazë taktike…

Read More

Një mjek është proceduar penalisht nga policia e Elbasanit pas vdekjes së fëmijës 3 vjeç në spital. Policia bën me dije se shtetasi i proceduar penalisht është G. A., 47 vjeç, me detyrë mjek në Spitalin Rajonal Elbasan, pasi një ditë më parë është dërguar në spital, në gjendje të rëndë për jetën, një shtetase e mitur 3 vjeçe, e cila pas disa orësh dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të neglizhencës në trajtimin mjekësor. “Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u procedua penalisht për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, shtetasi G. A.,…

Read More

Ditën e sotme ka nisur puna për realizimin e projektit për modernizimin e bazës ajrore në Kuçovë. Ajo do të kthehet në një bazë ajrore të NATO-s. Për kryeministrin Edi Rama kjo është një mundësi e shkëlqyer për forcat tona të armatosura në ngritjen e kapaciteteve kombëtare dhe modernizimin e forcave ajrore. “Shndërrimi i bazës ajrore të Kuçovës në bazë ajrore të NATO-s një mundësi e shkëlqyer për forcat tona të armatosura në ngritjen e kapaciteteve kombëtare dhe modernizimin e forcave ajrore”, shkruan Rama. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha gjatë fjalës së tij përzgjedhja e Shqipërisë është një mundësi për…

Read More

Kur koronavirusi është shpallur pandemi, spanjollëve u është thënë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për më shume se tre muaj. Për disa javë, ata nuk kanë mundur as të ushtrojnë jashtë. Fëmijëve u është ndaluar loja në ambiente të jashtme dhe ekonomia është ngadalësuar. Mirëpo zyrtarët kanë thënë se këto masa drakonike kanë ndihmuar që të mos shkatërrohet sistemi shëndetësor. Sipas tyre, jetët janë ruajtur. Tani, gati dy vjet më vonë, Spanja është duke u përgatitur për të miratuar një strategji të re ndaj pandemisë. Me një prej shkallëve më të larta të vaksinimit dhe ekonominë më të goditur…

Read More

Pilulat e Pfizer dhe Merck, të cilat janë miratuar për administrim urgjent nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe brenda 15 ditëve pritet të miratohen nga BE-ja, zvogëlojnë deri në 88% rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes. Në studim morën pjesë 1219 persona, dhe u konstatua se paxlovid uli rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes me 88% në pesë ditët e para pas fillimit të simptomave të Covid. “Rekomandohet dhënia e gjashtë tabletave në ditë, tre në mëngjes dhe tre në mbrëmje për gjithsej 5 ditë. Dhe nuk duhet të kalojnë 5 ditë nga kohëzgjatja e…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas rënies së eksperteve të perimeve për herë të parë pas 16 viteve duke iu referuar një artikulli të Monitor. Meta thotë se ky është një tregues mjaft shqetësues për nivelin e ulët të mbështetjes së bujqësisë dhe fshatit. Kreu i shtetit nënvizon se është detyrim kombëtar që të ndalet ky trend negativ nga Qeveria duke rritur mbështetjen për fermerët. “Ulja për herë të parë pas 16 viteve e eksporteve të perimeve, po i heq fermerit dhe bujqësisë tonë një ndër avantazhet e saj të pakta krahasuese në rajon dhe më gjerë. Pas rrudhjes alarmante të…

Read More