Author: tirana

Infeksionet e shkaktuara nga bakteret rezistuese ndaj antibiotikëve, kanë lënë të vdekur më shumë se 1.2 milion persona më 2019, është thënë në atë që është përshkruar si studimi më i madh për këtë çështje. Kjo shifër është më e lartë sesa ajo e vdekjeve vjetore nga malaria dhe AIDS. Shtetet e varfra janë më të prekurat nga rezistenca ndaj baktereve, e cila kërcënon shëndetin e secilit, është thënë në raportin e publikuar nga revista mjekësore, The Lancet. Në të rekomandohet që të ketë investime urgjente në ilaçe të reja dhe që ato që ekzistojnë të përdoren më mirë. Përdorimi…

Read More

Faqja zyrtare e anijes amerikane US Navy ka ndarë foto të kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim teksa vizitojnë aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman Carrier Strike Group (HSTCSG)”. Në pamjet e publikuarar duket kreu i qeverisë shqiptare që shihet i veshur si detar teksa bëhet gati për t’u futur në bord. “Mirë se vini në bord! HarrySTruman (CVN 75) priti Kryeministrin shqiptar Edi Rama, ambasadoren  e SHBA në Tiranë, dhe VIP-at shqiptarë në #Detin Mesdhe, 14 janar 2022. HSTCSG është vendosur në NavyEurope për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë detare në rajon” shkruhet në postim. Welcome Aboard!…

Read More

Nga 1 Janari 2025, anijet që lundrojnë në Mesdhe (dhe rrjedhimisht në Adriatik) do të duhet të kenë më pak se 0,1% lëndë djegëse squfuri, ndërsa kufiri global është 0,5% – deklarata do të ketë një ndikim të madh në ndotjen e ajrit dhe si rrjedhojë në shëndet dhesituatën socio-ekonomiketë rajoneve bregdetare.Takimi i rregullt i Palëve Kontraktuese të Konventës për Mbrojtjen e Mjedisit Detar dhe Zonave Bregdetare të Mesdheut (Konventa e Barcelonës) u mbajt Konferenca e 22-të e Palëvenë Antalia, Turqi, me protokollet e kombeve dhe organizatave joqeveritare. Përveç rishikimit të progresit të Planit të Veprimit për Mesdheun dhe zbatimit…

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Markeljan Beqiri, i cili ishte shpallur në kërkim për plagosjen e rëndë brenda dhomës së hotelit të shokut të tij Arni Sulejmani. Ngjarja ndodhi në datën 9 Dhjetor, në një hotel në Durrës, ku katër të rinj ndodheshin së bashku brenda dhomës së hotelit, konkretisht: Arni Sulejmani, Markeljan Beqiri, Tefik Shehu dhe shtetësja A.B., ndodheshin në dhomën e një hoteli, në autostradën Durrës-Tiranë. Për shkaqe të paqarta, 26-vjeçari Markeljan Beqiri, tentoi të vrasë me armë zjarri Arni Sulejmanin, 20-vjeç. Tentativa e tij dështoi dhe i riu mbeti i plagosur, ku më pas iu nënshtrua…

Read More

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë mot kryesisht të vranët. Pritet të ketë edhe reshje të izoluara. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -5°C në 07°C, në zonat e ulëta nga 02°C në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 05°C në 14°C. Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Read More

Kati i katërt i një pallati në zonën e Freskut është përfshirë në flakë në orët e para të mëngjesit. Apartamenti i marrë me qira nga një grua ka pësuar vetëm dëme materiale si pasojë e flakëve. “Me datë 20.01.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, te Fresku, ka rënë zjarr në katin e katër të një pallati, në banesën e marrë me qira nga shtetasja E. D., ku ka vetëm dëme materiale”, thotë policia. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe…

Read More

Presidenti Ilir Meta mbajti qëndrim të ashpër ndaj bashkëshortes së tij dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Në emisionin “Opinion”, ku dje dha intervistë nga Presidenca, kreu i shtetit e konsideroi Kryemadhin si bashkëshorte dhe nënë të devotshme, por për sa i përket djegies së mandateve të opozitës në vitin 2019, ai e konsideroi si akt të turpshëm politik të Monika Kryemadhit. “Monika është bashkëshorte e mirë, nënë e devotshme. Për çështjen politike, ata bënë një nga aktet më të turpshme që dogjën mandatet. Tani kemi Kushtetutën, të shohim”, tha Ilir Meta në emisionin “Opinion”.

Read More

Presidenti Ilir Meta nuk ka dhënë një përgjigje të qartë se çfarë do të bëjë pas përfundimit mandatit në Presidencë. Meta tha në emisionin “Opinion”, se do të dëgjoj popullin e 2 marsit, teksa the me ironi se është si futbollisti Kristiano Ronaldo dhe se ka parametrat e një 18-vjeçari. Në moshën 53-vjeçare do të dilni në pension në politik apo të do të rezistoni në politikë? Jam si Kristiano Ronaldio dhe i kam parametrat për 18 vjeç. Ajo që unë do bëj është një përkushtim i jashtëzakonshëm ndaj popullit të Shqipërisë. Mezi po pres të shkoj tek populli i…

Read More

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim thotë se qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë nga reforma në drejtësi. Gjatë intervistës në “Now”, ambasadorja i konsideroi të drejta disa kritika dhe thotë se qytetarët duhet të vazhdojnë trysninë mbi institucionet e reja të drejtësisë. “Mendoj se ata që janë kritikë të zbatimit të reformës në drejtësi ngrenë disa pika me vend dhe mendoj se pjesë e procesit të një reforme kaq të madhe sa kjo është të dëgjosh kritikat”, tha znj. Kim. Lidhur me akuzat e një vetingu të politizuar apo korruptuar, znj. Kim tha se procesi gjatë 2022 duhet parë më…

Read More

Dashi Bëni kujdes ndaj të papriturave! Hëna ju vihet kundër dhe parashikohen momente krizash dhe tensioni, sidomos në dashuri, për gjithë ata që ju duhet të bëjnë një zgjidhje. Parashikohet një e diel aspak e frytshme sa i takon ndjenjave. Mundohuni që ti menaxhoni sa më mirë situatat, në mënyrë që të mos përfundoni në debate. Demi Dashuria e parë që duhet të ndjeni, është ajo ndaj vetes dhe vetëm kështu mund ti doni të tjerët dhe të jepni më shumë. Ndikimi i favorshëm i Venusit, parashikon lindjen e ndjenjave të reja pozitive. Kushtojuni më shumë kohë emocioneve dhe raporteve…

Read More

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Genc Pollo paralajmëron një koalicion të gjerë opozitar në zgjedhjet e pjesshme lokale, përfshirë këtu dhe LSI. Ai deklaroi se negociatat po vijojnë dhe se në ditët në vijim do të përcaktohet dhe sigla dhe emri i këtij koalicioni. Gjithashtu, Pollo u shpreh se mund të pranohen dhe njerëz të afërt me Bashën që duan të kandidojnë në këto 6 bashki, por edhe ata duhet të kalojnë në primare. “Çështja e kandidatit tonë do të zgjidhet me shpalljen e marrëveshjes pas 2-3 ditësh me një front më të gjerë opozitar. Kjo marrëveshje do të përcaktojë…

Read More