Author: tirana

Një kamp me shqiptarë është përmbytur nga shirat dhe ujërat e lumit Garonne në Toulouse të Francës. Përmbytja shkatërroi kampin e improvizuar në Toulouse në brigjet e lumit. Uji përmbyti dhe shkatërroi një pjesë të tendave që kishin ngritur. Ata janë kthyer për të jetuar pas shirave të rrëmbyeshëm, por për ta kushtet e jetesës janë çnjerëzore, shkruajnë mediat franceze. Shërbimet shtetërore po monitorojnë nga afër situatën. Ndërsa autoritetet lokale bëjnë të ditur se shqiptarët nuk kanë bërë ende asnjë kërkesë për strehim.

Read More

Rai News i ka kushtuar një artikull mafies shqiptare dhe se si forca e saj vijon të jetë në ngritje në çdo kohë. “Prania e mafies shqiptare po rritet gjithnjë e më shumë në vendin tonë. Cila është struktura e saj? Ku operon? Çfarë marrëdhëniesh ka me mafien italiane?,” nis artikullin media prestigjioze italiane. Për këtë ka folur eksperti Vincenzo Musacchio. Ai është kriminolog, jurist dhe bashkëpunëtor në Institutin Rutgers për Studime anti-Korrupsion në SHBA. OKB po jep alarmin për zgjerimin e mafies shqiptare në Europë. Kjo organizatë kriminale po luan një rol udhëheqës në tregun evropian të drogës. Sidomos…

Read More

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić, ka njoftuar se i ka dorëzuar Kuvendit një iniciativë për shkarkimin e zv.kryeministrit Dritan Abazoviç. Ai ka propozuar që Abazoviç të zëvendësohet nga ministri i Financave Milojko Spajiç. “Për një Mal të Zi të shëndetshëm”, ka shkruar ndër të tjera ai në postimin e tij. Kujtojmë se Abazoviç ka ndërmarrë një iniciative për krijimin e një qeverie të re të pakicës në këtë shtet.

Read More

Aktivistja Evi Kokalari ka komentuar ngjarjen e sotme ku në zonën e 5 Majit u shembën disa banesa, duke dhene sinjale se ehste ende aktive qe nga SHBA dhe duke “goditur” serish me deklaratat e saj pa lidhje! Nëpërmjet një statusi, Kokalari shkruan se, shtëpitë e popullit janë prishur që të ndërtohen projektet e kryetarit të komanduar të Bashës në Fier, Agron Kapllanaj. Aktivistja thekson se kjo është një çështje e shqiptarëve kundër mafies , ndaj dhe shqiptarët nuk duhet të kenë mëshirë ndaj tyre. “Shtëpitë e popullit fukara u shëmbën që të ndërtojë projektet e tija kryetari i Lulzim…

Read More

Ministria e Ekonomisë së Turqisë ka filluar një ankand gjigant të shitjes së mijërave makinave të sekuestruara gjatë vitit të shkuar në vend. Mediat lokale raportojnë për makina të kapura në dogana apo që i janë sekuestruar grupeve kriminale, të cilat po nxirren në shitje me çmime tepër të lira. “Ka makina që fillojnë nga 300 euro”, raportojnë mediat turke, ndërsa gjithçka do të bëhet online duke u ftur në faqen “e-ihale” të qeverisë turke. Markat e makinave janë të ndryshme, duke filluar nga “Mercedes”, “Audi”, “Volkswagen”, etj., ku secili pjesëmarrës mund të japë ofertën e tij pas një regjistrimi…

Read More

Nga Ben Andoni Titulli i huazuar për këtë shkrim është marrë në fakt prej epigramit të kapitullit “Drejtësia” të librit “21 Leksione për shekullin e 21” me autor Yuval Noah Harari. Për autorin hebre, megjithë evolucionin e madh që nga paraardhësit tanë dhe cakun ku jemi, ne jetojmë në një iluzion. “Ne vështirë se jemi përshtatur me botën në të cilën jetojmë”, e shpreh ai me cinizmin karakteristik intelektual, ku dyshimi është premisë për çdo dije. I drejtohet një auditori që e kalon vendin e tij kurse ne po abstragojmë me Shqipërinë. Pas plot tridhjetë e një vjetësh përballja jonë me drejtësinë dhe…

Read More

Nga Mero Baze Ilir Meta po përpiqet t’i shijojë deri në fund procedurat e shpalljes së zgjedhjeve të pjesshme lokale, edhe pse ka 2 vjet që refuzon t’i shpallë ato, duke shkelur Kushtetutën. Për dy vite radhazi ka shijuar vendimin e tij për të shkelur Kushtetutën, duke i lënë bashkitë pa kryetarë, pasi nuk donte të shkelte “mbi veten”, që e kishte shpallur 30 Qershorin të paligjshëm. Tani ka një javë që po shijon faktin që do shpallë datën e zgjedhjeve, me shpresë se kështu mund të rikuperojë imazhin e LSI së 25 prillit e cila u rrënua tërësisht në…

Read More

Microsoft po paguan shumën gjigante prej afro 70 miliardë dollarë për Activision Blizzard, krijuesin e Candy Crush dhe Call of Duty, një marrëveshje që do ta bënte atë menjëherë një kompani më të madhe të lojërave video se Nintendo, ndërkohë që ngre pyetje në lidhje me efektet e mundshme antikonkurruese të marrëveshjes. Marrëveshja totale prej 68.7 miliardë dollarësh do ta kthejë Microsoft-in, prodhuesin e sistemit të lojrave Xbox, në një nga kompanitë më të mëdha në botë të lojërave video. Ai gjithashtu do ta ndihmojë atë të konkurrojë me rivalët e teknologjisë si Meta, dikur Facebook, në krijimin e botëve…

Read More

Tetë deputetë të PD në Komisionin e Ligjeve kërkojnë zyrtarisht seancë dëgjimore për çështjen e shtëpive tek zona e “5 Majit”. Deputetët e PD-së i dërguan Kryetares së Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka një kërkesë për seancë dëgjimore të premten. Deputetët Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj, Dhurata Çupi, Saimir Korreshi, Greta Bardeli, Dashnor Sula, Elda Hoti, Bledion Nallbati vënë në dukje detyrimin e këtij komisioni për të mbrojtur të drejtat e njeriut, posaçërisht të drejtën e pronës për rastin e familjeve në zonën e “5 Majit”. Në seancë dëgjimore, përveç një përfaqësie nga banorët, janë thirrur edhe përfaqësues nga disa institucione:…

Read More

Donaldi ka folur me Beatrix për nominimin. “Mund të dal dhe unë,nuk e di si është parë këto dy javë”, tha Donaldi. “Pse si janë parë këto dy javë?”,e pyeti Beatrix. “Po ku e di unë si mund të jenë parë,përderisa publiku duartrokiti kur Arbri na nxorri ne të dy në nominim mund të kemi bërë diçka keq”, tha Donaldi.

Read More

Presidenti Ilir Meta mbështet kërkesën e Konfindustrias për pezullimin e procesit të fiskalizimit. Përmes një deklarate kreu i shtetit thotë se fiskalizimi duhet të ndërpritet deri në garantimin e të dhënave tregtare, pasi dalja e tyre rrezikon mbi 120 mijë biznese në vend. “Në ketë rast pasojat do të jenë të rënda për mbi 120 mijë biznese, që rrezikohen nga penalizime gjyqësore në vlera të jashtëzakonshme për shtetin shqiptar, goditje në afatgjatë për ekonominë dhe deri në cenim të sigurisë kombëtare dhe rendit kushtetues”. Gjithashtu, Meta kërkon hetim parlamentar për nxjerrjen e të dhënave si paga, targa e automjeteve dhe…

Read More

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. MSH informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 7,859 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2,643 qytetarë, në këto bashki: 1,250 në Tiranë, 137 në Durrës, 120 në Shkodër, 103 në Vlorë, 92 në Elbasan, 90 në Fier, 55 në Lushnje, Gjirokastër, 49 në Berat, 46 në Sarandë, 39 në Krujë, 37 në Lezhë, Kamëz, 35 në Korçë, 34 në Kuçovë, 29 në Kavajë, 27 në Kurbin, 26 në Vorë, 24 në Patos, 19…

Read More