Author: tirana

Futbollisti brazilian Robinho ka prekur fundin. Ish-sulmuesi i Real Madrid dhe Milan u përball në gjykatën e shkallës së tretë, për shkak të përdhunimit të një vajze shqiptare. Gjykata mori vendimin përfundimtar për brazilianin. Ai së bashku me shokun e tij Ricardon janë dënuar me nëntë vite burg. Ngjarja daton që në vitin 2013. Avokatët e lojtarit e kundërshtuan këtë fakt dhe paraqitën një apelim, por që u refuzua. Robinho aktualisht është pa kontratë që nga viti 2020, ku ndërpreu bashkëpunimin me Santos vetëm 6 ditë pas firmës. Arsyeja ishte kjo situatë. Tashmë autoritetet braziliane duhet të ekstradojnë sulmuesin drejt…

Read More

Rreth një vit më parë, Edmond Llangozi u vra në Athinë teksa po mbronte djalin e tij nga përleshja me bashkëkombasit për një borxh me vlerë 600 euro. I mbijetuari i ngjarjes, Angjelo Llangozi ka folur në emisionin “Shqipëria Live” duke zbuluar të gjitha detajet, nga borxhi tek përplasja me personin e armatosur që ruhej nga 5 të tjerë dhe si u vra babai duke mbrojtur vëllain. Angjelo Llangozi: Ishim afër tek lagjia ku jetonim në Athinë. Ai person vëllain tim e mbante afër. Babi punonte në një firmë. Borxhin e kishte marrë vëllai, por nuk na ka thënë arsyen. Ia…

Read More

Duket se Europa po hyn në një dimër të thellë në ditët në vijim, pasi dallgët e njëpasnjëshme të të ftohtit do të prekin kontinentin e vjetër, të cilët do të sjellin borë në ultësirat. Mediat greke shruajnë se këto valë do të prekin herë pas here Greqinë. Sipas të dhënave të parashikimit, pushtimi i të ftohtit që nis nga e mërkura, 19 janar, nuk do të sjellë reshje dëbore në zonat fushore, me përjashtim të maleve. Reshjet e shiut do të jenë të kufizuara në Egjeun Juglindor dhe përkohësisht në Greqinë Perëndimore. Siç dallohet edhe në hartë, me ngjyrë…

Read More

Përfundon faza e parë e punimeve në Qafë Kashar-Rinas. Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se nesër fillon puna me fazën e dytë dhe informon se si do të devijohet qarkullimi i mjeteve. Nesër fillon puna me fazën e dytë: UNIVERSITETI EPOKA–RINAS AEROPORT.Punimet në këtë segment do të vazhdojnë për 10 ditë. Mjetet që lëvizin në drejtimin Qafë Kashar-Rinas drejtim të aeroportit do të devijohen në autostradë në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas. Faza e dytë e punimeve do të jetë nga Universiteti Epoka–Rinas aeroport do të punohet në të dyja korsitë. Mjetet do të devijohen nga Qafë Kashari-Universiteti Epoka ndërsa nga Epoka deri…

Read More

 Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve dhe Parandalimit (CDC) në SHBA ka përcaktuar listën me 22 vende që përbëjnë rrezik për të udhëtuar për shkak të nivelit të rrezikshëm të COVID-19. Në këtë listë, bën pjesë dhe Shqipëria. 22 shtetet e renditura ndodhen në nivelin 4 të rrezikut nga infektimi prej COVID-19. Shtetet e caktuara nga SHBA si të rrezikshme për të udhëtuar janë: Izrael, Egjipt, Australi, Shqipëri, Argjentinë, Uruguaj, Panama, Katar, Bahamas, Bahrein, Bermuda, Ishujt Virxhinia, Ishujt Turq dhe Kaikos, Surinami, Shën Lucia dhe Bolivia. CDC kërkon nga qytetarët amerikanë që mund të udhëtojnë në këto vende vetëm nëse janë…

Read More

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është miratuar projektligji për marrëveshjen e arrituar mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimin e tyre. Miratimi i këtij projektligji i hap rrugë njohjes së ndërsjelltë të patentave në të dyja vendet dhe konvertimin e tyre nga qytetarët rezident në secilin prej shteteve. Njoftimi i plotë MIRATIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE, ME SHKËMBIM NOTASH, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË, MBI NJOHJEN E NDËRSJELLË TË LEJEVE TË DREJTIMIT ME QËLLIM KONVERTIMI, MIRATUAR ME VENDIMIN NR.209, DATË 29.3.2021,…

Read More

Qeveria ka ndryshuar një vendim të marsit të 2020-s, sipas të cilit përfitonin periodikisht shpërblim mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të sistemit shëndetësor, duke përforcuar kriteret për këtë shpërblim. Ndërhyrja është bërë në vendimin numër 207 të 10 marsit të 2020-s, duke ndryshuar pikën katër të tij. Sipas këtij ndryshimi, lista emërore e mjekëve dhe infermierëve përfitues dhe dokumentacioni justifikues për shpërblimin miratohet po me urdhër të ministrit të Shëndetësisë, por shtohet pjesa e vlerësimit nga një sekretariat që deri më tani nuk përfshihej në këtë VKM. “Lista emërore e përfituesve dhe dokumentacioni justifikues, përfshirë ditët e angazhimit me…

Read More

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut njoftoi gjykatën të martën vonë në mbrëmje se hetuesit kishin gjetur prova se kompania e ish-Presidentit Donald Trump kishte përdorur të dhëna fiktive mbi vlerën e pasurive të tij, me qëllimin për të marrë kredi e siguruar përfitime tatimore. Sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë zyra e prokurorit nuk ka vendosur ende nëse do të ngrejë një padi civile në lidhje me akuzat, por hetuesit po kërkojnë të marrin në pyetje zotin Trump dhe dy fëmijët e tij më të mëdhenj. Ish-Presidenti Donald Trump dhe avokatët e tij thonë se hetimi ka…

Read More

Me vendim të Këshillit të Ministrave është liruar nga detyra Avokatja e Shtetit, Brunilda Lilo. Ajo është zëvendësuar në këtë detyrë nga Odise Moçka, i cili do të jetë kështu Avokati i ri i shtetit. Kujtojmë se Avokatura e Shtetit është institucion qendror i administratës publike, i ngarkuar ekskluzivisht për dhënien e asistencës juridike. Qëllimi i ndihmës juridike që jep Avokatura e Shtetit është të përfaqësojë dhe mbrojë në gjyq interesat pasurore të shtetit, të këshillojë institucionet publike qendrore dhe entet publike, dhe të ndërmjetësojë për zgjidhjen me pajtim të konflikteve mes institucioneve të administratës qendrore apo enteve publike. Vendimi…

Read More

Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka deklaruar se nëse demokratët nuk bashkohen për zgjedhjet e pjesshme bashkiake që do të mbahen pas disa javësh, Basha dhe Berisha rrezikojnë të zhduken nga skena politike. “Me thënë të drejtën e kemi krijuar pjesërisht vetë ne si opozitarë, megjithatë është një provë për ne. Edhe pse nuk do të kemi rezultate shumë të mira nuk do ta bëja tragjike, se dramatike është. Unë propozoj një skemë elementare: Të bëjmë një komision të përbashkët të gjithë palët, të zgjedhim për çdo qytet nga një kandidat, pa paragjykimin se është i grupit Berisha, grupit Basha…

Read More

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një pacient me sëmundje koronare të zemrës, duke parashikuar në këtë mënyrë shanset e një pacienti për të mbijetuar, shkruan Science Daily. Studiuesit në Spitalin Universitar Charite të Berlinit, të udhëhequr nga Dr Florian Kurt dhe Marcus Ralser, të cilët botuan studimin në revistën e shëndetit dighital PLoS Digital Health, studiuan nivelet e 321 proteinave në mostrat e gjakut. Nga pacientët e infektuar me Covid, 15 prej tyre vdiqën ndërsa ata që mbijetuan qëndruan në spital për…

Read More